×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Duka rrëfen për ‘La Repubblica’ finalen e Ligës së Konferencës: Krenarë për këtë arritje, jemi përgatitur shumë mirë për eventin

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dhënë një intervistë për “La Republicca”, ku ka folur në lidhje me organizimin e finales së madhe dhe historike të UEFA Conference League, që do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj, në stadiumin “Air Albania”.

Për kreun e qeverisë së futbollit shqiptar, kjo finale vjen në Shqipëri falë një punë disa vjeçare, ndërsa shprehet se i gjithë procesi i përgatitjeve po shkon mjaft mirë. Presidenti Duka flet edhe për stadiumin “Air Albania” dhe kapacitetin e tij si edhe sigurinë për këtë ndeshje të rëndësishme.

– President, për herë të parë në Shqipëri do të organizohet një finale e një kompeticioni të UEFA-s. Çfarë ndjesish keni?

– Është krenari e madhe për ne të sillnim në vendin tonë finalen e parë historike të UEFA Conference League. Kemi punuar kaq shumë në gjithë këto vite për ta bërë Tiranën, të paktën për një ditë, qendrën e futbollit europian. Jemi krenarë për këtë arritje, mungojnë edhe pak ditë nga finalja, por gjithçka po shkon shumë mirë në drejtim të përgatitjeve. Jemi gati!

– Nuk e di nëse keni lexuar polemikat në Itali dhe në Holandë në lidhje me organizimin e këtij eventi.

– Janë të gjitha polemika të panevojshme. Si thuhet në italisht? Dashakeqëse më saktë. Janë burim i paragjykimeve që ka ndaj shqiptarëve. Ne jemi të aftë të organizojmë një event kaq të rëndësishëm dhe do ta dëshmojmë këtë më së miri.

– Një stadium me 21 mijë vende për spektatorët, a nuk është i vogël për një finale europiane?

– “Arena Kombëtare” është një xhevahir, është impianti më i mirë në vendin tonë dhe i përmbush të gjitha kriteret e UEFA-s. Nëse nuk do të ishte kështu nuk do të na besonin pritjen e një finaleje. Ndoshta nuk pritej një kërkesë kaq e madhe për bileta nga ana e dy finalisteve.

– Pak ditë më parë klubi i Feyenoord-it ka publikuar një komunikatë për shtyp me nota të ashpra për mënyrën e shitjes së biletave.

– Nuk e kuptoj se për çfarë ankohet klubi holandez. Me një kapacitet prej 21 mijë vendesh Roma dhe Feyenoord kanë pasur në dispozicion nga 4000 bileta secila, thuajse 20% të kapacitetit total. Pjesa tjetër është shitur për publikun e përgjithshëm sipas rregulloreve të UEFA-s.

– A jeni i ndërgjegjshëm për faktin se në Tiranë do të mbërrijë një numër shumë i madh tifozësh të cilët nuk kanë bileta?

– Kjo ndodh gjithmonë në çdo event madhor futbollistik. A mendoni se në Paris për finalen e Champions nuk do të shkojnë tifozë të Real Madrid dhe Liverpool pa bileta? Apo në Sevilje për finalen e Europa League? Dua të them diçka, për ata që nuk do të mund të hyjnë në stadium do të jetë një okazion për të përjetuar atmosferën festive të një finaleje, në një vend që mbase shumë prej tyre nuk e kanë vizituar kurrë më parë.

– A mund të ketë probleme lidhur me sigurinë?

– Absolutisht jo. Jemi të gatshëm të presim të gjithë ata që duan të vijnë në Tiranë, falë një grupi pune organizativ të ngritur posaçërisht për këtë event. Në Tiranë do të ketë dy “fan zone” të dedikuara për tifozët e Romës dhe Feyenoord-it. Për më tepër aeroporti i kryeqytetit dhe porti i Durrësit do të jenë dy pikat e para hyrëse me sisteme kontrolli e mbikëqyrjeje për të shmangur kontaktet mes dy tifozerive.

– Është një finale që duket se paraqet dhe një mundësi shumë të mirë për biznesin turistik.

– Ky nuk është një argument që hyn në kompetencat e mia. E di që ka pritshmëri të mëdha, por po flasim për një finale europiane. Megjithatë, mund t’ju them që nuk është vetëm Tirana, por edhe në Durrës, që është vetëm 30 minuta larg kryeqytetit, më thonë se do të mblidhen shumë tifozë të Romës.

– Meqë jemi te Roma dhe Feyenoord, ju për kë do të bëni tifo?

– Nga fillimi i kompeticionit kam shpresuar që në finale të vinte Roma. Ne jemi dy popuj shumë të afërt, më lidhin shumë gjëra me Italinë. Më 25 maj do të bëj tifo për Romën.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncohet pedofili italian, veprime të turpshme para të miturës në banjon publike

Denoncohet pedofili italian, veprime të turpshme para të miturës në banjon publike

Publikuar më 28.06.2022
Një tjetër rast abuzimi me të mitura publikohet në emisionin...

Një tjetër rast abuzimi me të mitura publikohet në emisionin Fiks Fare. Këtë herë bëhet fjalë për një shtetas italian i vendosur prej një viti në vendin tonë. Shtetasi italian i quajtur Donato Ascoli prezantohet tek të miturat 13-vjeçare si një person që do i mbajë me para nëse ato kryejnë marrëdhënie seksuale me të. […]

Lexo më shumë

Sulmi me raketa në qendrën tregtare në Ukrainë shkakton 13 viktima, NATO përgatit 300 mijë trupa

Sulmi me raketa në qendrën tregtare në Ukrainë shkakton 13 viktima, NATO përgatit 300 mijë trupa

Publikuar më 28.06.2022
13 të vdekur, gati 60 të plagosur e 50 të zhdukur: sa vjen e...

13 të vdekur, gati 60 të plagosur e 50 të zhdukur: sa vjen e rëndohet bilanci i sulmit me raketa në një qendër tregtare të qytetit qendror të Ukrainës, Kremenchuk, e cila në ato momente ka qenë e mbushur me njerëz. Sulmi u dënua menjëherë nga presidenti Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të lartë […]

Lexo më shumë

Tragjedi në SHBA, 46 refugjatë gjenden të pajetë brenda një kamioni të braktisur

Tragjedi në SHBA, 46 refugjatë gjenden të pajetë brenda një kamioni të braktisur

Publikuar më 28.06.2022
Të paktën 46 persona, që dyshohet se janë emigrantë të palig...

Të paktën 46 persona, që dyshohet se janë emigrantë të paligjshëm, janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur në periferi të San Antonio, Teksas, SHBA,  mbrëmjen e së hënës, 27 qershor. Një zyrtar zjarrfikës tha se 16 persona, përfshirë katër fëmijë, janë dërguar gjithashtu në spital. San Antonio, i cili është 250 km (150 milje) […]

Lexo më shumë

VIDEO/ Tragjedia në Berat, momenti kur makina me nënën dhe djalin 6 vjeç bie në lumë

VIDEO/ Tragjedia në Berat, momenti kur makina me nënën dhe djalin 6 vjeç bie në lumë

Publikuar më 27.06.2022
Ky është momenti kur nëna dhe djali 6 vjeç bien në lumë me m...

Ky është momenti kur nëna dhe djali 6 vjeç bien në lumë me makinë. Klaudia Xhaferaj është nëna që humbi jetën bashkë me të birin mesditën e sotme në Berat. Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Osum.

Lexo më shumë

Nënë e bir vdiqën pasi makina ra në lum nga ura, dëshmitarët: Djali ishte me vigon në krah

Nënë e bir vdiqën pasi makina ra në lum nga ura, dëshmitarët: Djali ishte me vigon në krah

Publikuar më 27.06.2022
Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme në Berat, pasi makina ...

Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme në Berat, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe ra në lum. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”. Sipas policisë, K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë. […]

Lexo më shumë

VIDEO-SKANDALI, bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura

VIDEO-SKANDALI, bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura

Publikuar më 27.06.2022
Bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambro...

Bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura, duke i lënë ato të ngrodhin. Pamjet e siguruara nga “Shekulli” tregojnë të ashtuquajturin vendstrehim të qenve të rrugës në periferi të qytetit. Dhjetra prej tyre, të lidhur me zinxhirë, mbahen në diell pa ushqim, derisa të japin shpirt. E njëjta pamje ishte mëse një vit […]

Lexo më shumë

Aksident tragjik në Berat, makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin

Aksident tragjik në Berat, makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin

Publikuar më 27.06.2022
Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Berat, ku nj...

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Berat, ku një makinë ka përfunduar në lumë.  Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Goricës, ndërsa brenda automjetit në momentin e aksidentit ndodhej një grua së bashku me fëmijën e saj të mitur 6 vjeç, të cilët fatkeqësisht kanë humbur jetën. Njoftimi […]

Lexo më shumë

Dy shqiptarët tregojnë motivin absurd të rrahjes për vdekje të 42-vjeçarit grek: Na pa egër!

Dy shqiptarët tregojnë motivin absurd të rrahjes për vdekje të 42-vjeçarit grek: Na pa egër!

Publikuar më 27.06.2022
Policia në Greqi ka arrestuar dy persona, për ngjarjen e buj...

Policia në Greqi ka arrestuar dy persona, për ngjarjen e bujshme, ku pesë të dyshuar kanë masakruar një 42-vjeçar grek në një lokal në Athinë. Arrestimet janë kryer sot në mëngjes, ku në pranga ka rënë një grek dhe një i huaj 24-vjeçar. 42-vjeçari u dhunua për vdekje të dielën nga pesë persona, që sipas raportimeve ishin […]

Lexo më shumë