
Arnold Balla 26 vjeç dhe Artan Balla 20 vjeç janë vëllezërit shqiptarë që kanë mahnitur një Amerikë të tërë. Ata u bënë të njohur pasi morën pjesë në spektaklin e talenteve “America’s Got Talent” ku e lanë jurinë të habitur me aftësitë e tyre akrobatike. Në një intervistë ekskluzive për JOQ Albania, vëllezërit kanë rrëfyer se kanë dhënë shfaqje mbi 13 vite në cirk pa pagesë dhe më pas falë punës së palodhur dhe përkushtimit kapën majat.
Vëllezërit e talentuar kanë patur vetëm mbështetjen e familjes për të prekur ëndrrën e tyre, teksa theksojnë se në Shqipëri nuk ka meritokraci. Ata shprehen se zgjodhën rrugën e gjatë e të vështirë duke ia dalë mbanë vetë pa qenë nevoja t’i lëpiheshin dikujt, siç ndodh rëndom në Shqipëri.
RRËFIMI I PLOTË:
“E kemi nisur cirkun në moshë shumë të vogël dhe na eshte dashur shume pune per te arritur ketu ku jemi. Fillimet tona kane qene shume te veshtira sepse nuk kishim mbeshtetje tjeter vec familjes, po ashu edhe meritokracia qe ne shqiperi eshte shume e theksuar. Asnje nuk besonte tek ne , shkonim ne palester te paret dhe dilnim te fundit me mbi 4-5 ore stervitje ne dite, derisa pas disa viteve u beme me te miret ne cirkun e Shqiperise. Kemi punuar dhe kemi dhene shfqaje ne cirk mbi 13 vite pa asnje lloj pagese, por pasioni nuk na linte qe te dorëzoheshim. Hapem kompanine tone Balla Brothers. Me shfaqjet tona kemi levizur ne cdo cep te Shqiperise , pastaj emri ynë u degjua edhe ne Europe.
Hapen klasat tona te akrobacise ne Itali , po ashu edhe shfaqje neper Europe, dhe ne vitin 2019 morem ftese nga Agt per te qene te pranishem ne show. Ra pandemia dhe u detyruam ta linim per nje moment tjeter derisa kete vit u be e mundur.
Arritja jone me e madhe dhe krenohemi me kete sepse ja kemi nisur nga zero pa mbeshtetjen e asnjerit pervec familjes , pas shume sakrificave veshtiresive me ne fund na u shperblye ne menyren me te mire , qe emri jone Balla Brothers te degjohet ne shown me te madh ne bote , ku edhe ketu morem pjese ne audicion me personalitet dhe koken lart duke e kaluar me sukses fazen e pare.
Pershendesim cdo shqiptar dhe i japim kete mesazh qe kurre mos hiqni dore nga enderrat tuaja sado e veshtire te jete rruga sepse mbas veshtiresise vjen gjithmone lehtesimi. Na shikoni neve, dhe ne ishim si ju, pa asnje mbeshtetje, asnje nuk besonte tek ne, ne nje shtet ku e drejta te mohohet, duhet te besh lepiresin ose spiunin qe te mbash nje vend pune, por jo ne zgjodhem rrugen tone te gjate te veshtire por tw drejten, dhe Zoti na e shperbleu ne menyren me te mire”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply