×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Dokumenti, biseda e Isa Boletinit me sulltan Hamitin

Fatjon Merturi

Ky shkrim në vijim, i 15 prillit 1903, botuar në gjuhën frënge nga gazeta armene, «Pro Armenia», ilustron bisedën mes patriotit shqiptar, Isa Boletini, dhe sulltanit osman Abdul Hamid. Ky shkëmbim është marrë asokohe në gazetën shqiptare, «L’Albanie», me vendodhje në Gjenevë (Zvicër). Kjo e fundit e ka siguruar atë nëpërmjet korrespondentit të saj në Turqi. Biseda vë në dukje atdhedashurinë e Isa Boletinit, si dhe vizionin e tij ndaj influencës ruse në Ballkan. Edhe sot e kësaj dite, fjalët e patriotit shqiptar për rusët, janë mëse aktuale. Ja biseda në vijim :

Abdul Hamid: Mirësevini Isa Beu.

Isa Beu: Unë s’kuptoj haldupishte! (Unë s’kuptoj turqisht).

Abdul Hamid (i drejtohet eunukut të tij): Sill Tahir pashën (ky është një shqiptar shumë injorant, besnik i tiranit, drejtues i garnizonit shqiptar në pallat).

Tahir pasha hyn.

Abdul Hamid: Tahir pasha, uroni Isa beut mirëseardhjen nga ana ime.

Tahir pasha: Isa beu, Lart Madhnia e Tij thotë mirëserdhe.

Abdul Hamid: Tahir pasha pyesni Isa beun përse ai është kundra kaurëve (shprehje me të cilin turqit quanin me përbuzje ata që nuk ishin të fesë myslimane, pra një fyerje e Sulltanit ndaj të krishterëve).

Isa Beu: Tahir pasha, i thoni Madhërisë së Tij se nuk e kuptoj fare këtë fjalë «kaur»; unë kuptoj fjalët mysliman dhe katolik.

Abdul Hamid: Kaur do të thotë armik i fesë sonë; të gjithë të krishterët janë armiqtë tanë.

Isa Beu: Ne, ne jemi shqiptarët, ne kemi një atdhe ku populli shqiptar përbëhet nga tri fe. Pra, si mundet që shqiptarët katolikë të jenë armiqtë tanë? Gjatë luftës dhe pas luftës ruso – turke, shqiptarët, pa dallim feje, morën armët kundra armiqve. Ne kemi luftuar së bashku me njëri – tjetrin kundër të gjithëve.

Abdul Hamid: Le ta mbyllim këtë diskutim të pavlerë. Përse Isa bej nuk e dëshiron konsullin rus të vendoset në Mitrovicë ?

Isa Beu: Çështja e konsullit rus është një çështje tërësisht politike. Ne, shqiptarët, nuk duam të kemi në zemër të atdheut shqiptar një fole sllave, aty ku nuk ekziston qoftë edhe një rus. Vendosja e konsullatës ruse në Shqipërinë veriore, si në rastin e Mitrovicës do të shkaktojë me kalimin e kohës trazira të mëdha mes shqiptarëve të krishterë dhe myslimanë. Rusia dëshiron të shkaktojë gjithmonë trazira në Ballkan, dhe jo të kontribuojë për paqen. Në qoftë se Madhëria e Tij dëshiron të na trembë me kozakët e rusisë, të cilët thuhet së do të vijnë me konsullin në Mitrovicë, shqiptarët do t’i shporrin me qëllim për të mbrojtur të drejtat e tyre kombëtare.

Abdul Hamid: Kjo nuk është e vërtetë. Ju lutem, Isa bej, të paktën, lëreni konsullin të vijë i vetëm, që të mos kemi probleme me moskovitët (term ofendues në turqisht ndaj rusëve).

Isa Beu: Ne e pranojmë konsullin me qëllim për të përmbushur dëshirën e sovranit tonë (komunikim diplomatik); por ne nuk duam të shohim tek ne kozakët; rojet e konsullatës do të jenë bashkatdhetarët tanë.

Abdul Hamid: Shumë mirë, shumë mirë, shumë mirë! Ne do t’i shkruajmë menjëherë ambasadorit rus. Unë jam shumë i kënaqur prej jush. A dëshironi që të ju bëj pasha në pallatin tim, pranë meje ? Do të keni të holla, shërbëtorë, etj.

Isa Beu: Jo Madhëri. Unë preferoj të qëndroj pranë fëmijëve, prindërve dhe bashëkombasve të mi, duke punuar me ndershmëri në vendin tim për të siguruar jetesën e familjes sime. Ju falënderoj për bujarinë ndaj shërbëtorit tuaj (Dihet shkëmbim diplomatik).

Abdul Hamid: Ju lutem edhe një herë, Isa Beu, mos krijoni trazira dhe demonstrata kundër rusëve. Udhë e mbarë, Isa Beu. Përshëndetni nga ana ime të gjithë shqiptarët e mi që i dua shumë?!!!

Isa Beu, pas një nderimi mjaft urryes, largohet nga pallati.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ndarja nga jeta e Ennio Morricones, letra prekëse e tij: Asaj lamtumirën më të dhimbshme!

Ndarja nga jeta e Ennio Morricones, letra prekëse e tij: Asaj lamtumirën më të dhimbshme!

Publikuar më 06.07.2020
Ditën e sotme ndërroi jetë një nga maestrot më të mëdhenj të...

Ditën e sotme ndërroi jetë një nga maestrot më të mëdhenj të kompozimit dhe të muzikës që ka njohur shekulli që lamë pas, kompozitori italian me famë botërore, Ennio Morricone. Pas ndarjes së tij nga jeta,familjarët e tij publikuan letrën e lamtumirës të shkruar nga vetë ai përpara vdekjes. Letra e tij e fundit e […]

Lexo më shumë

Publikohet harta/ Si ishte Arbëria në kohën e Skënderbeut

Publikohet harta/ Si ishte Arbëria në kohën e Skënderbeut

Publikuar më 02.07.2020
Arkitekti Artan Shkreli ka publikuar së fundmi një hartë që ...

Arkitekti Artan Shkreli ka publikuar së fundmi një hartë që paraqet territoret e Arbërisë në vitin 1452, kohë kur në trojet shqiptare qeveriste Skënderbeu. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shkreli komenton se harta është ne kulmin e rezistencës shqiptare ndaj osmanëve, nga Gjiri i Kotorrit ne Gjirin e Lepantos, dhe zemrën e saj me […]

Lexo më shumë

“TI KE MOTRA, NUK JE VETËM!”, shoqes që e përdhunuan

“TI KE MOTRA, NUK JE VETËM!”, shoqes që e përdhunuan

Publikuar më 03.06.2020
Nga: Vasilika Laçi Ti nuk je fajtore! Përdhunimi nuk është f...

Nga: Vasilika Laçi Ti nuk je fajtore! Përdhunimi nuk është faji yt! Nuk ka rëndësi se ç’kishe veshur, sa ishte ora, ku ndodheshe, nëse ishe në gjendje të kthjellët apo jo. Ti nuk je fajtore! Fajtor është përdhunuesi! Fajtor është shteti, i cili është i paaftë që të mbrojë dhe garantojë jetën e sigurinë tonë. […]

Lexo më shumë

Ruani dinjitetin o burra, mos u koritni tani në pleqëri!

Ruani dinjitetin o burra, mos u koritni tani në pleqëri!

Publikuar më 18.05.2020
Letër e hapur e studiuesit të Shkencave të Administrimit, Ro...

Letër e hapur e studiuesit të Shkencave të Administrimit, Roland Bejko, drejtuar artistit Viktor Zhusti Përshëndetje Viktor, uroj të jesh mirë. Të jesh pro a kundër prishjes së teatrit është e drejta jote sigurisht. Po një gjë nuk kuptova unë, si ka mundësi që ti të firmosësh symbyllurazi një peticion të bërë kushedi në ç’zyrë […]

Lexo më shumë

Marsi, ditët na i mbarsi (letër nga ngujimi)

Marsi, ditët na i mbarsi (letër nga ngujimi)

Publikuar më 14.03.2020
Flutura Açka Letër nga ngujimi një mikes së panjohur E dashu...

Flutura Açka Letër nga ngujimi një mikes së panjohur E dashur mike, Prej ditësh ti, sikurse unë dhe të gjithë ne, je e ngujuar në shtëpi bashkë me të tutë. Po, drejt e thashë, je e ngujuar, jo e karantinuar. Kjo e fundit nuk është fjalë jona, por një term modernësh politikë, nga fjalori i […]

Lexo më shumë

Kosova mbarë vrapon drejt Shqipërisë!

Kosova mbarë vrapon drejt Shqipërisë!

Publikuar më 29.11.2019
Dashamir Uruçi Mbrëmë shumë vonë jam kthyer nga Prishtina në...

Dashamir Uruçi Mbrëmë shumë vonë jam kthyer nga Prishtina në Tiranë. Takova gjithandej shumë njerëz e të gjithë një shqetësim kishin: gjendjen në Shqipëri pas tërmetit të rëndë të 26 Nëntorit. Të gjithë flisnin të shqetësuar e të gjithë ishin të gatshëm të ndihmonin me të gjitha mënyrat. Pranë hotelit ‘Grand’ takova qytetarë nga shumë […]

Lexo më shumë

Durrësi, një tragjedi e paralajmëruar!

Durrësi, një tragjedi e paralajmëruar!

Publikuar më 27.11.2019
Mentor Kikia Sot, të gjitha zemrat tona janë me ata që kanë ...

Mentor Kikia Sot, të gjitha zemrat tona janë me ata që kanë humbur të afërmit nga shembja e shtëpive në Durrës dhe zona të tjera. Sot, lutjet tona janë për ata që janë ende nën rrënoja, që të dalin gjallë prej tyre. Sot, krenaria jonë është për ata njerëz, pa dallim, ushtarakë e civilë, që, […]

Lexo më shumë

Do të plakesh edhe ti një ditë, Rama!

Do të plakesh edhe ti një ditë, Rama!

Publikuar më 25.11.2019
Elona Caslli Do të plakesh edhe ti një ditë, Rama! Kockat do...

Elona Caslli Do të plakesh edhe ti një ditë, Rama! Kockat do të fillojnë të bëjnë zhurmë si paralajmërim i kohës me shi dhe pasi shiu të ketë rënë do të thuash fjalinë që thuhet shpesh: “ Kockat e mia u liruan”. Do të plakesh edhe ti një ditë, Rama! Ndonjëherë do të të duket […]

Lexo më shumë