×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

(DOKUMENTET ZYRTARE) Refuzoi të firmosë restaurimin me probleme të TKOB-së, ministrja e Kulturës kërkon largimin e Zana Çelës

Ministria e Kulturës ka hapur ditën e djeshme thirrjen për drejtor të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, çka mund të çojë në largimin nga detyra të Zana Çelës. Por cila ka qenë arsyeja e largimit të Çelës nga TOB-i, institucion të cilin vijon ta drejtojë megjithëse i ka mbaruar prej muajsh mandati 4-vjeçar, pa e njoftuar?! Përgjigja është sherri mes saj dhe Elva Margaritit.

Çdo gjë ka lindur nga investimi kolosal prej miliona eurosh që është bërë në rikonstruksionin e TKOB-it. Projekti ka patur shumë mangësi dhe problematika, por dhe pse ishte e vetëdijshme për këtë Elva Margariti i ka bërë presion Zana Çelës që të firmosë për marrjen në dorëzim të investimit.

Në foto: Njoftimi i Ministrisë së Kulturës për shpalljen e vakancës në TKOB

Mosbindja e Çelës ka sjellë në përplasje të vazhdueshme mes palëve deri në pikën që Ministria e Kulturës, ka kërkuar shpalljen e vakancës për këtë pozicion pa njoftuar drejtoreshën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Çela në shkresat zyrtare drejtuar ministrisë thekson të gjitha problematikat që ka me këtë projekt, duke hezituar të marrë në dorëzim investime prej miliona eurosh mbi pajisje, ndërkohë që shumë prej tyre nuk ishin funksionale.

Korrespondenca mes palëve nis më 9 prill 2021. TKOB i është drejtuar Ministrisë së Kulturës me një kërkesë për zgjidhjen e një sërë problematikash. Zana Çela nuk ka qenë e kënaqur me punën e qeverisë, duke i vënë në dukje neglizhencën e konstatuar që prej nisjes së projektit të rikonstruktimit. Problemi fillimisht kanë qenë makineritë. Sipas Çelës, 3 ashensorët vertikalë me vetëlëvizje të sjellë, janë të përmasave më të mëdha se çfarë duhet.

“Aktualisht 3 makineritë ndodhen jashtë godinës së TKOBAP-se pasi madhësia e tyre nuk lejon hyrjen në godinë. Gjithashtu këto pajisje si pasojë e tonazhit të rëndë nëse do të futeshin në skenë aty ku janë të destinuara për t’u përdorur, do të shembin skenën.”- thuhet në shkresë.

Ndërsa e vë në dijeni se firma kontraktore nuk merr përsipër zgjidhjen e kësaj situate me pretendimin se kanë zbatuar projektet që ju janë dhënë, Çela i ka tërhequr vëmendjen ministrisë që në çdo komunikim mes palëve të jetë edhe një përfaqësues i MK, me qëllim shmangien e incidenteve të tilla.

“Subjektet nuk marrin përsipër zgjidhjen e tyre me pretendimin se kanë zbatuar projektet që ju janë dhënë. Nisur nga ky pretendim i përsëritur ju lutem në çdo komunikim mes palëve të jetë edhe perfaqësuesi i MK, i cili njeh specifiket teknike të parashikuara në Dokumentet Standarte të tenderit. Sot përfaqësuesi i MK nuk ishte prezent në takim.”– bën me dije Çela.

 

Për të gjetur një zgjidhje për problematikat e hasura gjatë rehabilitimit të TKOBAP-së– sikurse mund të kuptohet nga shkresat– më vonë është zhvilluar një takim 3 palësh mes Ministrisë së Kulturës, TKOB dhe firmave kontraktore. TKOB-së e vë në dijeni ministrinë se megjithëse firmat morën përsipër për t’i dhënë zgjidhje disa ngatërresave për çështjen e pajisjeve, ka pasur “vonesa dhe mos zgjidhje të tyre”.

Kështu veç ashensorëve dhe makinave qepëse profesionale, listës së problemeve të TOKB-së i shtohet edhe ndriçimi.

“E ngremë përsëri këtë shqetësim, pavarësisht se shpesh dëgjojmë pretendimin e firmave “se kjo apo ajo gjë nuk është në projekt”, duke kërkuar zgjidhjen e këtij problemi për të mundësuar funksionalitetin me kapacitet të plotë të ndriçimit.”- shkruan TKOB, duke shtuar se: “Nisur nga ky shqetësim kërkojmë që në vijimësi në çdo diskutim dhe takim mes palëve të jetë prezent dhe supervizori i zbatimit të projekteve.”

 

E njëjta problematikë, për pajisjet, është ngritur sërish edhe në një tjetër shkresë të 26 majit 2021. Megjithatë, ajo ka hasur në veshin e shurdhër dhe presionin e bërë nga të gjithë punonjësit e Ministrisë së Kulturës, e veçanërisht nga Ministrja Elva Margariti dhe zv. ministrja Meri Kumbe.

 

Kështu që, Zana Çela është detyruar t’i drejtohet me një tjetër shkresë Ministrisë së Kulturës, më 10 gusht 2021, ku i bën të qartë se “grupi i punës së TKOBAP-se do të marrë në dorëzim pjesën e aparaturave të cilat kanë kaluar testin dhe janë funksionale, e konform kodeve e ‘standarteve teknike te parashikuara”, duke mos pranuar asnjë aparaturë që nuk përshtatet apo nuk funksionon.

“TKOBAP nuk mund të marrë në dorëzim aparatura/mallra të cilat nuk e kanë kaluar testimin/ inspektimin, që nuk funksionojnë, që janë me defekte apo të papërshtatshme për përdorimin e tyre specifik, ashtu siç është e cituar në kontratën nr. _1_028/9 prot. datë 12.03.2020 që ju keni nënshkruar me konti-aktuesit, konkretisht në nenin 4 “Te drejtat dhe detyrimet kryesore të Autoritetit Kontraktor”. Në pikën 4 të këtij neni është e shprehur se “Autoriteti Kontraktor do të refuzojë të marrë në dorëzim çdo mall që nuk e kalon testimin/inspektimin ose nuk është konform specifikimeve teknike dhe kushteve të kërkuara në zbatimin e kontratës.”– thuhet më tej në shkresë.

 

Skandali në Ministrinë e Kulturës vijon të thellohet kur kjo e fundit kërkon ngritjen e një komisioni sa për të thënë, i cili do të shqyrtonte situatën për të marrë përfundimisht në dorëzim të punimet e realizuara në kuadër të projektit “Rehabilitimit te Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor”. Në kundërpërgjigje TKOB i dërgon një tjetër shkresë më 13 dhjetor 2021 ku e njofton se: “Objeksioni ynë qëndron vetëm në faktin që, anëtarët e komisionit nuk kanë asnjë kualifikim për të çertifikuar asnjë lloj procesi. Aktualisht jemi para faktit që është marrë në dorëzim situacioni i punimeve për projektin “Rehabilitimi i TKOBAP”, në terma kuantik (vlerë- sasi).

Përsa i përket nënshkrimit të certifikatës ju sqaroj se në zbatim të Ligjit Nr. 116/2014 anëtarët e komisionit të TKOBAP-së nuk janë të pajisur dhe as të akredituar, dhe për më tepër nuk disponojnë as edhe një lloj çertifikate profesionale që të marrin atributet e të drejtës së nënshkrimeve te as edhe një lloj çertifikate.”

Nisur nga kjo marrëdhënie e tensionuar, me përplasje të herëpashershme mes palëve, ministrja e Ramës ka vendosur “të heqë qafe” njëherë e mirë Çelën duke shpallur vakancën, pasi kjo e fundit nuk arriti të përmbushte të vetmin “mision” për të cilin e lanë në detyrë jashtë afatit, atë të zhvatjes që u bëhet qytetarëve përmes aferave me tenderat. Pamfleti

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ish-modelja Carré Otis tregon përdhunimet dhe drogimin e detyruar: Drejtori kishte të gjithë pushtetin dhe unë nuk mund të rezistoja

Ish-modelja Carré Otis tregon përdhunimet dhe drogimin e detyruar: Drejtori kishte të gjithë pushtetin dhe unë nuk mund të rezistoja

Publikuar më 25.06.2022
Me fytyrën e saj impresioniese, dikur modelja aspirante Carr...

Me fytyrën e saj impresioniese, dikur modelja aspirante Carré Otis u kontaktuar nga agjentët e modelingut sapo fotoja e saj ra në tavolinën e shefit të agjencisë më të madhe të modeleve. Në moshën 16 vjeçare ajo nënshkroi me ‘Elite Model Management’ – ku janë krijuar gjithashtu supermodelet si Naomi Campbell, Cindy Crawford e Helena Christensen, shkruan në […]

Lexo më shumë

Masakër në një ‘gay-bar’ në Oslo, dy të vdekur dhe 14 të plagosur

Masakër në një ‘gay-bar’ në Oslo, dy të vdekur dhe 14 të plagosur

Publikuar më 25.06.2022
Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë u plagosën orët e para...

Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë u plagosën orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal homoseksualësh në Oslo të Norvegjisë. Policia ka bërë me dije se një person i dyshuar si autor i ngjarjes është arrestuar dhe janë sekuestruar dy armë. Policia e armatosur rëndë e pajisur me jelek antiplumb […]

Lexo më shumë

Gjykata e Lartë pendohet pas 50 vitesh, rikthen ligjin që ndalon abortin në SHBA

Gjykata e Lartë pendohet pas 50 vitesh, rikthen ligjin që ndalon abortin në SHBA

Publikuar më 25.06.2022
“Përmbysja e së drejtës së një gruaje për abort nga Gjykata ...

“Përmbysja e së drejtës së një gruaje për abort nga Gjykata e Lartë të premten ishte një rrufe ligjore, politike dhe shoqërore që meriton termin e mbipërdorur “historik” sepse do të ndryshojë jetën në shumë mënyra, shumë ende të panjohura.” Kështu hapet artikulli i medias së njohur amerikane “CNN” pas vendimit të Gjykatës së Lartë […]

Lexo më shumë

I bënë shantazh me video, historia dramatike e nxënëses së mitur në Kamëz që u detyrua të vidhte edhe mësuesen

I bënë shantazh me video, historia dramatike e nxënëses së mitur në Kamëz që u detyrua të vidhte edhe mësuesen

Publikuar më 25.06.2022
Një nxënëse në një shkollë në Kamzë është gjobitur nga shoqe...

Një nxënëse në një shkollë në Kamzë është gjobitur nga shoqet e saj deri aty sa është shtyrë që të kthehet në një hajdute. Ka arritur deri aty problematika saqë ajo në një rast vodhi çantën e mësueses mbasi nuk po siguronte para për të mbuluar kërkesat e shoqeve të klasës, të cilat kishin mësuar sekretin […]

Lexo më shumë

E shpëtoi trajnerja pasi i ra të fikët në pishinë, Federata përjashton notaren nga kampionati

E shpëtoi trajnerja pasi i ra të fikët në pishinë, Federata përjashton notaren nga kampionati

Publikuar më 25.06.2022
Federata Ndërkombëtare e Notit ka përjashtuar notaren Anita ...

Federata Ndërkombëtare e Notit ka përjashtuar notaren Anita Alvarez nga Kampionati botëror, pas incidentit që ndodhi në provat gjenerale përpara garës së Budapestit. Notarja amerikane shpresonte të merrte pjesë në finalen e ekipit pasi i ra të fikët në pishinë, por nuk është lejuar. 25-vjeçarja u shpëtua nga trajnerja spanjolle, Andrea Fuentes dhe kjo e […]

Lexo më shumë

Shqiptarët më pesimistët për të ardhmen në Ballkan, 42% duan të ikin

Shqiptarët më pesimistët për të ardhmen në Ballkan, 42% duan të ikin

Publikuar më 25.06.2022
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), publikoi sot rezulta...

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), publikoi sot rezultatet e Barometrit të Ballkanit 2022, nëpërmjet një ankete me rreth 6000 qytetarë në Bosnjë, Serbi, Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Rezultaet treguan se kënaqësia për jetesën aktuale mbetet e njëjtë (41%, e njëjtë si në vitin 2020), po pritshmëritë e rajonit për të ardhmen […]

Lexo më shumë

Vota në parlament për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, Rama: U shpëtua fytyra e Bullgarisë dhe e BE-së

Vota në parlament për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, Rama: U shpëtua fytyra e Bullgarisë dhe e BE-së

Publikuar më 24.06.2022
Parlamenti bullgar i dha mandat Këshillit të Ministrave për ...

Parlamenti bullgar i dha mandat Këshillit të Ministrave për të miratuar propozimin e Presidencës Franceze për heqjen e vetos për negociatat për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për projektvendimin e paraqitur nga Hristo Ivanov, kryetar i PG “Bullgaria Demokratike” (DB), votuan 170 deputetë, 37 ishin “kundër” dhe 21 “abstenuan”. Kuvendi i Bullgarisë ka ndryshuar kështu një rezolutë […]

Lexo më shumë

Shoferi parkon ‘Range Rover-in’ mbi ‘Golf’, policia e Londrës në alarm

Shoferi parkon ‘Range Rover-in’ mbi ‘Golf’, policia e Londrës në alarm

Publikuar më 24.06.2022
Policia e Londrës ka nisur një hetim pas raporteve për të sh...

Policia e Londrës ka nisur një hetim pas raporteve për të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e djeshme. Por policia është shtangur kur është hasur me një aksident “të çuditshëm.” Një Range Rover u gjet e parkuar mbi një makinë tjetër. Policia shkoi rreth orës 19:00 në një rrugë në periferi të West Hampstead, në veriperëndim të Londrës […]

Lexo më shumë