×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Dogji burrin me vjehrrën, shkon në gjyq nusja me të dashurin

Prokuroria për Krime të Rënda ka dërguar për gjykim dosjen e “zjarrtë”, ku nusja me të dashurin e saj janë vënë nën akuzë për vrasjen e më pas djegien e vjehrrës dhe burrit. Ngjarja makabër ka ndodhur në janar të vitit të kaluar, ndërsa autorët dyshohet se janë shtetasit Kasem Pirjasi dhe Hysnije Hoxhallari.

Këta dy, dyshohet se kishin një lidhje dashurie, ndërsa janë zbuluar pas një mesazhi që gruaja i nisi Pirjasit pas ngjarjes së rëndë. Mesazhi që i ka nxjerrë zbuluar ka qenë: “Ç’më bëre, më more në qafë”, i ka shkruar Hysnia, Kasem Pirjasit. Në seancën për dhënien e masës së sigurisë, ajo është shprehur e penduar për ngjarjes.

Dëshmia e gruas

“Nuk i godita unë por Kasem Prijasi”, ka qenë kjo dëshmia e bashkëshortes së viktimës Olsi Haxhillari e cila ka pranuar se është njoftuar nga 26-vjeçari pasi ai ka kryer krimin. Gruaja është shprehur para grupit hetimor në kohën e ngjarjes se pasi Kasemi i kishte vrarë të dy, edhe bashkëshortin dhe vjehrrën, ai e kishte njoftuar për masakrën e ndërsa ajo ka fshehur vetëm sëpatën. E lava hanxharin ka rrëfyer gruaja, e cila ka treguar edhe vendin ku ishte fshehur. “Ai i vendosi zjarrin banesës së vogël dhe kur ai iku, unë prita deri në orën katër të mëngjesit dhe pastaj njoftova policinë”, ka thënë ajo.

Në përfundim të hetimeve, burime nga organi i akuzës bënë të ditur se nusja e shtëpisë së bashku me të dashurin e saj kanë vrarë bashkëshortin Olsi dhe nënën e tij Hysnie Haxhillari dhe më pas i kanë vënë flakën banesës për të humbur provat. Tashmë dy autorët e dyshuar të kësaj ngjarje të rëndë do të dalin përballë gjykatës për krime të rënda, nën akuzën e “vrasjes” dhe “vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim. Pas dërgimit të dosjes dhe kërkesës për gjykim, gjykata pritet të hedhë shortin ku do të caktohet gjyqtari që do të gjykojë këtë çështje. Prokuroria do të kërkojë thirrjen e shumë dëshmitarëve në gjykatë, ndërsa shprehet në kërkesën e saj që ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar akuzat ndaj dy të akuzuarve. /XH.GJ/

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Merr flakë në ecje autobusi në Paskuqan, si paraqitet gjendja e pasagjerëve

Merr flakë në ecje autobusi në Paskuqan, si paraqitet gjendja e pasagjerëve

Publikuar më 06.08.2020
Një autobus në Paskuqan është përfshirë në flakë, teksa isht...

Një autobus në Paskuqan është përfshirë në flakë, teksa ishte në ecje. Referuar njoftimi të policisë nga zjarri nuk rezultojnë pasagjerë të lënduar, por vetëm dëme materiale. Sakaq, mësohet se autobusi është përfshirë në flakë si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorit ka marrë flakë në ecje mjeti autobus me drejtues shtetasin […]

Lexo më shumë

Dhunuan brenda komisariatit efektivin e “Shqiponjave”, në pranga katër të rinj

Dhunuan brenda komisariatit efektivin e “Shqiponjave”, në pranga katër të rinj

Publikuar më 06.08.2020
Policia ka arrestuar sot katër të rinj që kanë ushtruar dhun...

Policia ka arrestuar sot katër të rinj që kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një efektivit të “Shqiponjave” brenda komisariatit të Policisë së Lezhës. Policia bën të ditur se dy vëllezërit me inicialet “M. L., 26 vjeç dhe M. L., 18 vjeç, në bashkëpunim me shtetasin Xh. M., në ambientet e stacionit të Policisë Shëngjin kanë […]

Lexo më shumë

Sakrifikoi për t’u ringjallur/ Del nga spitali Blerta Josifi, ja si është gjendja shëndetësore

Sakrifikoi për t’u ringjallur/ Del nga spitali Blerta Josifi, ja si është gjendja shëndetësore

Publikuar më 06.08.2020
Blerta Josifi ka dalë nga spitali psikiatrik ku ishte e shtr...

Blerta Josifi ka dalë nga spitali psikiatrik ku ishte e shtruar prej javësh.  Mësohet se gjendja e saj shëndetësore është përmirësuar. Blerta është e vetmja e mbijetuar e tragjedisë së Kombinatit ku familja Josifi i vetëflijua me shpresën se do të ringjalleshin. Kujtojmë që ngjarja e rëndë ndodhi më 2 korrik, ku Zhaneta Josifi 56-vjeçe […]

Lexo më shumë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 38-vjeçari në Durrës (Detaje)

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 38-vjeçari në Durrës (Detaje)

Publikuar më 06.08.2020
Një 38-vjeçar me iniciale D.T. është arrestuar nga policia m...

Një 38-vjeçar me iniciale D.T. është arrestuar nga policia me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Referuar njoftimi të policisë mësohet se i riu ishte shpallur në kërkim pasi është dënuar nga autoritetet italiane me 3 vite, 5 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Dhuna në familje”. “Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në […]

Lexo më shumë

“I shkonte në shtëpi të afërmes sonë, e vramë për nderin e familjes”, zbardhet dëshmia e vëllezërve që ekzekutuan taksistin

“I shkonte në shtëpi të afërmes sonë, e vramë për nderin e familjes”, zbardhet dëshmia e vëllezërve që ekzekutuan taksistin

Publikuar më 06.08.2020
Dy vëllezërit Sajmir dhe Arsil Shera kanë pranuar vrasjen e ...

Dy vëllezërit Sajmir dhe Arsil Shera kanë pranuar vrasjen e taksistit të moshuar Abdulla Budlla tre ditë më parë. Sipas vëllezërve Shera, i moshuari kryente veprime të pahijshme ndaj një të afërmes së tyre dhe i shkonte në shtëpi, kur djemtë e familjes nuk ndodheshin aty. Në dëshminë e dhënë në polici, dy vëllezërit janë […]

Lexo më shumë

“Më shau, më qëlloi dhe e qëllova”/ Zbardhet dëshmia e autorit që vrau mikun në Gjirokastër

“Më shau, më qëlloi dhe e qëllova”/ Zbardhet dëshmia e autorit që vrau mikun në Gjirokastër

Publikuar më 06.08.2020
I dyshuari kryesor për krimin e rëndë që ndodhi një ditë më ...

I dyshuari kryesor për krimin e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Gjirokastër, Mihal Thimjo, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimot. “Më shau dhe ofendoi, më qëlloi dhe e qëllova”, tha Thimjo në dëshminë e tij. Mësohet se mes Thimjos dhe viktimës kishte një njohje të vjetër familjare. Ata kishin pasur […]

Lexo më shumë

Të shtëna me armë zjarri në Durrës

Të shtëna me armë zjarri në Durrës

Publikuar më 06.08.2020
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të enjte në D...

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të enjte në Durrës. Policia njofton se janë arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit me inicialet D. M., 34 vjeç dhe K. M., 49 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Këta dy shtetas dyshohet se kanë qëlluar në ajër […]

Lexo më shumë

Njëri prej tyre i dënuar më parë/ Kush janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e taksistit në Fushë-Prezë (FOTO)

Njëri prej tyre i dënuar më parë/ Kush janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e taksistit në Fushë-Prezë (FOTO)

Publikuar më 06.08.2020
Këta janë dy vëllezërit Sajmir dhe Arsil Shera, të cilët ran...

Këta janë dy vëllezërit Sajmir dhe Arsil Shera, të cilët ranë në prangat e Policisë pasi akuzohen për vrasjen e taksistit 71-vjeçar Abdulla Budlla. Kujtojmë që ky i fundit u gjet i pajetë pak metra larg mjetit të tij pasditen e të hënës. Dyshohet se ai është vrarë më parë me breshëri kallashnikovi. Njëri prej […]

Lexo më shumë