×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

‘Do t’u këputja pjesë të veshit çdo ditë’, nëna ruse që urren fëmijët ukrainas flet me të shoqin ushtar: Do u thoja vdisni, vuani!

Një grua ruse që i kërkonte burrit të saj ushtar që të abuzonte dhe torturonte fëmijët ukrainas, është demaskuar. Telefonata e përgjuar mes 30-vjeçares Yulia Kopytova dhe 31-vjeçarit, Vladimir Kopytov, u zbulua nga shërbimet sekrete ukrainase. Gruaja në fjalë ka punuar si punonjëse në spitalin klinik të fëmijëve në rajonin e Smolenskut dhe besohet se është nënë e një djali.

“Do t’u këputja pjesë të veshit çdo
Duke iu referuar fëmijëve ukrainas, ajo i thoshte bashkëshortit të saj: “Do t’ju injektoja drogë dhe nëse do të funksiononte, do t’i shikoja në sy dhe do t’u thosha: ‘Vdisni, vuani’”. “Unë do t’i pres [gjenitalet] e tyre, do t’u gdhendja yje në shpinë dhe madje do t’u këputja pjesë të veshit çdo ditë, gishtin e tyre, kështu që ata do të lëndoheshin aq keq”, thoshte më pas ajo, shkruan Shqip.

“Do t’u këputja pjesë të veshit çdo

Nga ana tjetër bashkëshorti duket se nuk i pëlqeu ky shpërthim i saj dhe i thotë: “Ata janë fëmijë, Julia…”.

Por ajo nuk u pendua aspak në atë që tha dhe iu përgjigj: “Unë thjesht i urrej këta ukrainas, i urrej ata”.

“Daily Mail” shkruan se zemërimi i saj ishte dukshëm për shkak të raportimeve që fëmijët ukrainas refuzuan të shënonin Ditën e Fitores më 9 maj, duke përkujtuar fundin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë.

“Do t’u këputja pjesë të veshit çdo

Sipas medias britanike, kjo bisedë është bërë në fillim të këtij muaji kur ushtari telefonoi në shtëpi nga pozicioni i tij me forcat e armatosura ruse diku afër Kharkiv. Në rrjetet e tij sociale ajo nuk zbulon shumë detaje për veten, por shkruan se ai “është një psikolog i vërtetë, por jo imoral”. Gjithashtu tregon se është “thellësisht i martuar”. Gazetarët ukrainas të “Radio Liberty” thanë se gruaja – nga fshati Przhevalsky, në rajonin e Smolensk – nuk pranoi të fliste. Burri i saj kundërshtoi se zëri i tyre ishte ai i përgjuar.

“Do t’u këputja pjesë të veshit çdo

“Do t’u këputja pjesë të veshit çdo

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjykata e Lartë pendohet pas 50 vitesh, rikthen ligjin që ndalon abortin në SHBA

Gjykata e Lartë pendohet pas 50 vitesh, rikthen ligjin që ndalon abortin në SHBA

Publikuar më 25.06.2022
“Përmbysja e së drejtës së një gruaje për abort nga Gjykata ...

“Përmbysja e së drejtës së një gruaje për abort nga Gjykata e Lartë të premten ishte një rrufe ligjore, politike dhe shoqërore që meriton termin e mbipërdorur “historik” sepse do të ndryshojë jetën në shumë mënyra, shumë ende të panjohura.” Kështu hapet artikulli i medias së njohur amerikane “CNN” pas vendimit të Gjykatës së Lartë […]

Lexo më shumë

I bënë shantazh me video, historia dramatike e nxënëses së mitur në Kamëz që u detyrua të vidhte edhe mësuesen

I bënë shantazh me video, historia dramatike e nxënëses së mitur në Kamëz që u detyrua të vidhte edhe mësuesen

Publikuar më 25.06.2022
Një nxënëse në një shkollë në Kamzë është gjobitur nga shoqe...

Një nxënëse në një shkollë në Kamzë është gjobitur nga shoqet e saj deri aty sa është shtyrë që të kthehet në një hajdute. Ka arritur deri aty problematika saqë ajo në një rast vodhi çantën e mësueses mbasi nuk po siguronte para për të mbuluar kërkesat e shoqeve të klasës, të cilat kishin mësuar sekretin […]

Lexo më shumë

E shpëtoi trajnerja pasi i ra të fikët në pishinë, Federata përjashton notaren nga kampionati

E shpëtoi trajnerja pasi i ra të fikët në pishinë, Federata përjashton notaren nga kampionati

Publikuar më 25.06.2022
Federata Ndërkombëtare e Notit ka përjashtuar notaren Anita ...

Federata Ndërkombëtare e Notit ka përjashtuar notaren Anita Alvarez nga Kampionati botëror, pas incidentit që ndodhi në provat gjenerale përpara garës së Budapestit. Notarja amerikane shpresonte të merrte pjesë në finalen e ekipit pasi i ra të fikët në pishinë, por nuk është lejuar. 25-vjeçarja u shpëtua nga trajnerja spanjolle, Andrea Fuentes dhe kjo e […]

Lexo më shumë

Shqiptarët më pesimistët për të ardhmen në Ballkan, 42% duan të ikin

Shqiptarët më pesimistët për të ardhmen në Ballkan, 42% duan të ikin

Publikuar më 25.06.2022
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), publikoi sot rezulta...

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), publikoi sot rezultatet e Barometrit të Ballkanit 2022, nëpërmjet një ankete me rreth 6000 qytetarë në Bosnjë, Serbi, Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Rezultaet treguan se kënaqësia për jetesën aktuale mbetet e njëjtë (41%, e njëjtë si në vitin 2020), po pritshmëritë e rajonit për të ardhmen […]

Lexo më shumë

Vota në parlament për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, Rama: U shpëtua fytyra e Bullgarisë dhe e BE-së

Vota në parlament për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, Rama: U shpëtua fytyra e Bullgarisë dhe e BE-së

Publikuar më 24.06.2022
Parlamenti bullgar i dha mandat Këshillit të Ministrave për ...

Parlamenti bullgar i dha mandat Këshillit të Ministrave për të miratuar propozimin e Presidencës Franceze për heqjen e vetos për negociatat për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për projektvendimin e paraqitur nga Hristo Ivanov, kryetar i PG “Bullgaria Demokratike” (DB), votuan 170 deputetë, 37 ishin “kundër” dhe 21 “abstenuan”. Kuvendi i Bullgarisë ka ndryshuar kështu një rezolutë […]

Lexo më shumë

Shoferi parkon ‘Range Rover-in’ mbi ‘Golf’, policia e Londrës në alarm

Shoferi parkon ‘Range Rover-in’ mbi ‘Golf’, policia e Londrës në alarm

Publikuar më 24.06.2022
Policia e Londrës ka nisur një hetim pas raporteve për të sh...

Policia e Londrës ka nisur një hetim pas raporteve për të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e djeshme. Por policia është shtangur kur është hasur me një aksident “të çuditshëm.” Një Range Rover u gjet e parkuar mbi një makinë tjetër. Policia shkoi rreth orës 19:00 në një rrugë në periferi të West Hampstead, në veriperëndim të Londrës […]

Lexo më shumë

Përgatitet amnistia fiskale, 10 për qind tatim për 2 milionë euro pasuri të padeklaruar

Përgatitet amnistia fiskale, 10 për qind tatim për 2 milionë euro pasuri të padeklaruar

Publikuar më 24.06.2022
Bëhet gati pr/ligji për aministinë fiskale për shtetasit shq...

Bëhet gati pr/ligji për aministinë fiskale për shtetasit shqiptarë që jetojnë brenda ose jashtë territorit, tatimpaguesit dhe personat fizikë. Pr/ligji pas konsultimeve të kalojë për votim në qeveri dhe në parlament. Pr/ligji parashikon se pas deklarimit vullnetar të të ardhurave do të jepet vërtetimi për amnistinë fiskale. Amnistia fiskale për individë, bizneset dhe personat fizik do të lejohet […]

Lexo më shumë

Parlamenti bullgar voton për heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut

Parlamenti bullgar voton për heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut

Publikuar më 24.06.2022
Parlamenti bullgar ka kaluar një rezolutë për heqjen e vetos...

Parlamenti bullgar ka kaluar një rezolutë për heqjen e vetos bullgare mbi fillimin e bisedimeve të pranimit në BE me Shkupin, bazuar në një propozim të presidencës franceze të Këshillit të BE. Në këtë projektvendim thuhet se Bullgaria do të mbështesë çdo hap të procesit të integrimit europian të republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo […]

Lexo më shumë