Do të shembet sot godina 15 në QS, 300 banorë mbeten të pastrehë (VIDEO)

Foto 1 nga 5 Pas Para

Godina 15 në Qytetin Studenti pritet të shembet mbrëmjen e sotme.

Mbi 300 njerëz të akomoduar në këtë godinë, janë duke nxjerrë të gjitha sendet prej aty, raporton gazetarja e “Shekulli Online” Enida Vërça.

Pra, në total 300 persona do të mbeten të pastrehë mbrëmjen e sotme.

Punonjësit e bashkive thonë se do akomodohen në pallate që do të ofrojë bashkia. Nga ana tjetër banorët shprehen se momentalisht nuk kanë mundësi të paguajnë qiratë në apartamentet ku i kanë propozuar.

Në këtë godinë janë të strehuar familje dhe studentë ku pagesat janë shumë të ulëta krahasuar me çmimet e tregut.

E gjithë kjo situatë vjen si pasojë e tërmetit, duke e shpallur godinën të pabanueshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet