×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

‘Do të kundërpërgjigjemi!’, ministri i Jashtëm ukrainas: Po shtohen trupat ruse në kufi, kjo është përgatitje për pushtim

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se grumbullimi i trupave ruse në afërsi të kufirit me Ukrainën, po rritet çdo ditë, teksa shqetësimet janë rritur se ky grumbullim ushtarak është përgatitje për një pushtim të Ukrainës nga Rusia. Rusia ka vendosur mbi 100,000 trupa në kufi me Ukrainën dhe sipas inteligjencës perëndimore, ka mbajtur një sërë stërvitjesh ushtarake në këtë zonë. Javën e kaluar, inteligjenca ukrainase tha se numri i trupave të grumbulluar ishte 127,000. Kuleba, që foli gjatë një konference për media në Kopenhagë më 27 janar, tha se nëse Rusia – që më 2014 ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë – vendos që të sulmojë, Kievi kësaj radhe do të “kundërpërgjigjet”.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba

Komentet e Kulebës vijnë një ditë pasi Shtetet e Bashkuara refuzuan kërkesën e Moskës që NATO të ndalojë anëtarësimin e Ukrainës në këtë aleancë ushtarake, dhe ofroi “një rrugë serioze diplomatike” për zgjidhjen e krizës. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka dërguar një letër Rusisë lidhur me kërkesat e sigurisë dhe ka argumentuar se Perëndimi është i përkushtuar që të ndjekë politikën e “dyerve të hapura” për shtetet që duan të anëtarësohen në NATO. Rusia ka thënë se do ta analizojë përgjigjen e SHBA-së, që u dorëzua në koordinim me NATO-n.

Ndërkaq, përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës vazhduan edhe në Paris, ku këshilltarët e liderëve të Rusisë, Ukrainës Francës dhe Gjermanisë u takuan. Përmes një deklarate më 27 janar, ata thanë se zotohen për respektimin e një marrëveshjeje armëpushimi të arritur më parë që ka për qëllim t’i japë fund konfliktit në lindje të Ukrainës.

Grumbullimi ushtarak, mijëra trupa ruse afër Ukrainës

Prej prillit të vitit 2014, në rajonet lindore të Ukrainës, forcat ukrainase luftojnë me separatistët e mbështetur nga Rusia. Në takimin e këshilltarëve nuk u arrit asnjë rezultat konkret, por ata u pajtuan që të takohen pas dy jave në Berlin. Kuleba tha se kjo ishte një shenjë se Rusia do të qëndrojë në rrugën diplomatike të paktën për një periudhë të shkurtër kohore. “Lajm i mirë që këshilltarët u pajtuan të takohen në Berlin pas dy javësh, që nënkupton se Rusia për dy javët e ardhshme me gjasë do të qëndrojë në kursin diplomatik”, tha Kuleba pas takimit me homologun e tij danez, Jeppe Kofod. Rusia mohon se ka plane për ta pushtuar Ukrainën, por ka thënë se NATO-n e sheh si kërcënim dhe ka kërkuar që kjo aleancë të mos zgjerohet në lindje. NATO po ashtu i ka dërguar një përgjigje të shkruar për kërkesat ruse, duke paraqitur një sërë propozimesh për zgjidhje diplomatike të krizës dhe i ka bërë thirrje Moskës që të ulë tensionet./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U qëllua me thikë ndërsa priste djalin të dilte nga shkolla, arrestohet vrasësi i shqiptares

U qëllua me thikë ndërsa priste djalin të dilte nga shkolla, arrestohet vrasësi i shqiptares

Publikuar më 26.05.2022
Policia italiane ka ndaluar sot njeriun që dyshohet se godit...

Policia italiane ka ndaluar sot njeriun që dyshohet se goditi me thikë 37-vjeçaren me origjinë shqiptare, Brunilda Halla në Vittoria provincë e Raguzës. Vrasësi i dyshuar u identifikua falë kamerave që rrethonin zonën. Thuhet se i dyshuari e ka pranuar se është autori i vrasjes dhe sipas të dhënave të para, goditja me thikë e […]

Lexo më shumë

Prindërit e marinarëve akuzojnë Rusinë: Operacion sekret për nxjerrjen e kufomave nga ‘Moskva’ e fundosur

Prindërit e marinarëve akuzojnë Rusinë: Operacion sekret për nxjerrjen e kufomave nga ‘Moskva’ e fundosur

Publikuar më 26.05.2022
Shërbimi Sekret Rus po flet për një operacion sekret për mbl...

Shërbimi Sekret Rus po flet për një operacion sekret për mbledhjen e kufomave nga kryqëzori “Moskva”, i cili u mbyt më 14 prill kur u sulmua nga ukrainasit. Kjo luftëanije konsiderohej si krenari detare e Rusisë. Në fakt, prindërit e marinarëve të zhdukur të anijes së Flotës së Detit të Zi deklarojnë hapur se rusët […]

Lexo më shumë

Finalja e Tiranës, Rama: Shqipëria la përshtypje fantastike në sytë e Europës

Finalja e Tiranës, Rama: Shqipëria la përshtypje fantastike në sytë e Europës

Publikuar më 26.05.2022
Disa orë pas finales së Conference League kryeministri Edi R...

Disa orë pas finales së Conference League kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një falenderim për të gjithë ata që kanë kontribuar që gjithçka të shkonte mirë. “Mirëmëngjes dhe me falenderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së djeshme të Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike […]

Lexo më shumë

Ukraina: Ushtarët rusë kanë rrëmbyer 230 mijë fëmijë

Ukraina: Ushtarët rusë kanë rrëmbyer 230 mijë fëmijë

Publikuar më 26.05.2022
Forcat ruse kanë rrëmbyer të paktën 230,000 fëmijë ukrainas ...

Forcat ruse kanë rrëmbyer të paktën 230,000 fëmijë ukrainas që nga fillimi i pushtimit të vendit më 24 shkurt, tha këshilltari i misionit të përhershëm ukrainas në OKB, Sergiy Dvornyk, gjatë një debati të mbajtur dje në selinë e OKB-së për mbrojtjen e civilëve në konflikte të armatosura. “Rrëmbimi i të paktën 230,000 fëmijëve ukrainas, […]

Lexo më shumë

Vritet me thikë përpara shtëpisë në Itali, nëna e dy fëmijëve të mitur

Vritet me thikë përpara shtëpisë në Itali, nëna e dy fëmijëve të mitur

Publikuar më 26.05.2022
Brunilda Halla, 37 vjeçe, shqiptare, e martuar me një bashka...

Brunilda Halla, 37 vjeçe, shqiptare, e martuar me një bashkatdhetar dhe nënë e dy fëmijëve, ishte viktimë e goditjes me thikë të ndodhur dje në Vittoria. Gruaja u qëllua me thikë para shtëpisë së saj dhe me forcat e fundit arriti të futet deri brenda shtëpisë. Kur ndihma mbërriti, ajo pothuajse kishte dhënë shpirt. Në […]

Lexo më shumë

Merr flakë në ecje autobusi në autostradën Fier-Vlorë

Merr flakë në ecje autobusi në autostradën Fier-Vlorë

Publikuar më 26.05.2022
Një autobus ka marrë flakë në ecje autostradën Fier-Vlorë. M...

Një autobus ka marrë flakë në ecje autostradën Fier-Vlorë. Mësohet se autobusi merrte punëtorët nga Cakrani dhe ka marrë flakë në Novoselë. Sipas dëshmive të pasagjerëve, u dëgjuan shperthime. Ata janë detyruar të zbresin, fatmirësisht në kohë, pasi nuk ka të lënduar. Autobusi është mjet privat i një fasonerie.

Lexo më shumë

Roma feston gjithë natën për fitoren, Roterdami përfshihet nga dhuna e holandezëve të zhgënjyer

Roma feston gjithë natën për fitoren, Roterdami përfshihet nga dhuna e holandezëve të zhgënjyer

Publikuar më 26.05.2022
Ndeshja e Conference League në Tiranë la pa gjumë Romën dhe ...

Ndeshja e Conference League në Tiranë la pa gjumë Romën dhe Roterdamin. Pas fitores, në Romë, tifozët pritën deri në 5 të mëngjesit që të mbërrinte ekipi dhe të festonin me ta ndërsa tifozët holandezë ishin të revoltuar dhe shkaktuan trazira në Roterdam. Policia ndërhyri menjëherë dhe janë arrestuar 72 persona.  Ndeshja doli me rezultatin […]

Lexo më shumë

Nga ‘I nderuari Edi Rama”, tek ‘Edi’, analiza e REL: Si u ngroh raporti Rama-Vuçiç

Nga ‘I nderuari Edi Rama”, tek ‘Edi’, analiza e REL: Si u ngroh raporti Rama-Vuçiç

Publikuar më 26.05.2022
Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kësht...

Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kështu janë zhvilluar ndër vite marrëdhëniet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Prej përplasjeve që patën gjatë takimit të parë zyrtar në Beograd, në vitin 2014, për shkak të statusit të Kosovës, është arritur deri aty që Vuçiç, […]

Lexo më shumë