×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Do ketë përmbysje”, Mesila Doda: Shembja e TK ishte akt vetëvrasjeje për Ramën

E pranishme në studion e “Provokacija” këtë të premte me Mustafa Nanon ishte edhe sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda.

Gjatë bisedës në studio është folur për rolin që Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka në vend, për shembjen e Teatrit Kombëtar, për politikë si dhe për Reformën Zgjedhore dhe pritshmëritë që vijnë nga ky proces.

E pyetur nëse ekzistenca e partisë ku ajo bën pjesë është e nevojshme në politikën shqiptare, Doda u shpreh se PDIU ka në objektin e saj kryesor çështjen kombëtare shqiptare. Dhe, në këtë çështje sipas Dodës, ajo më e pazgjidhura është çështja Çame.

“..Çështja Çame i përket secilit, çdonjërit. Kjo është kauza jonë kryesore. Secila nga partitë duhet ta kishte këtë në program. Por ja që nuk ndodh kështu. Dhe, nëse nuk është presioni i PDIU-së tek të gjitha qeveritë. Dhe, nëse nuk është nevoja e ekzistencës së PDIU-së, për fat të keq, shtangen dhe tërhiqen mbrapsht kur vjen çështja tek presioni i fqinjit,” u shpreh Mesila Doda.

Ndërsa, duke folur për çështjen e Teatrit Kombëtar, Doda u shpreh se ka qenë e pranishme një natë para se godina të shembej ndërsa shtoi se ishte aty edhe të nesërmen.

Mesila Doda u shpreh: “Kam qenë atë natë përpara se të shembej. Kemi qenë dhe të nesërmen, kemi qenë shumë aktivë, dhe unë dhe Idrizi. Në fakt partitë politikë prodhojnë politike, por kësaj radhe të gjithë e hoqën atë egoizimin politik. Është hera e parë që politikanët e ndrydhën egoizmin e tyre dhe u vunë në shërbim të një kauze. Asnjë qenie njerëzore nuk mundet të ndërtojë një optikë… Unë di që ne kemi një trashëgim shpirtërore në atë vend. Kam parë shfaqje të jashtëzakonshme aty. Kishte nevoje për një teatër të ri, por nuk ishte nevoja që të shkatërrohej një histori, një trashëgimi shpirtërore.”

Ndërsa, duke folur për kryeministrin Mesila Doda u shpreh se Teatri shërbeu si një “akt vetëvrasjeje”, për kreun e qeverisë. Kjo pasi sipas saj me atë godinë ranë edhe fasadat.

Doda shton gjithashtu se me shembjen e teatrit, Ramës i ra edhe fasada që kishte me ndërkombëtarët, ndërsa thekson se nuk do ketë ikje të kryeministrit, por do të ketë përmbysje.

Doda: “Ky shërbeu si një akt vetëvrasjeje për kryeministrin. Me një inat dhe tërbim që u soll me një pjesë të kulturës, në fakt ishte rënia e fasadës së demokracisë.. Për mënyrën sesi u tërbua për dicka që duhet ta bënte me patjetër, sesi shkeli disa ligje.. nuk ka ndodhur ndonjëherë që shteti që të ishte kaq i çoroditur. Dukej si një akt lufte me një ndërtese. Pas kësaj ka ndodhur rënia e fasadës edhe në opinionin ndërkombëtar. Por ka pasur edhe një rënie të jashtëzakonshme në mbështetësit e tij këtu brenda. Rënie si kësaj here nuk pasur kurrë. Do shikosh që nuk do ketë ikje të Ramës do ketë përmbysje… Do ketë një revoltë që kthehet me votë. Njerëzit nuk të falin dot arrogancën dhe vjedhjen në të njëjtën kohë.” 

Ndërsa, sa i përket Reformës Zgjedhore, Mesila Doda u shpreh se opozita ka hyrë me një qëllim të vetëm, që të arrihet të votohet lirish dhe, shton ajo, të mos shtrembërohet vullneti i njerëzve.

Mesila Doda: Opozita ka hyrë më një qëllim të vetëm. Të sigurojë që do votohet lirisht dhe të mos shtrembërohet vullneti i njerëzve, siç ndodhi herën e fundit, të largohen bandat e kriminelet. Këto që them unë janë minimale për një shtet demokratik. Të bësh sikur nuk i do këto nuk është asnjë çudi e madhe..Vota është sforcuar, ka pasur alternime të ndryshme në zona të ndryshme. Por, kriminelët dhe bandat që kontrollojnë njerëzit dhe u lexohet vota para se ta hedhin në kuti. Këtu kemi mbërritur në ditën e qametit. Nuk kemi më zgjedhje…Ky nuk është zhvillim real, kemi nevojë të prodhojmë, për disa shtylla kryesore që t’i japin vendit zhvillim. /abcnews.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Paralajmëron Rama: S’ka zgjedhje të parakohshme në Bashki! S’jam për lista të hapura, por deri në fund s’i dihet!

Paralajmëron Rama: S’ka zgjedhje të parakohshme në Bashki! S’jam për lista të hapura, por deri në fund s’i dihet!

Publikuar më 07.07.2020
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takime me d...

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takime me deputetët sipas qarqeve, ku ka ndarë detyrat për fushatën zgjedhore 2021 dhe ka dhënë paralajmërime të qarta se nuk ka zgjedhje të parakohshme në Bashki dhe se nuk është për lista të hapura. Në preferencën e tij nuk janë listat e hapura, megjithatë shefi i qeverisë […]

Lexo më shumë

OSBE rrëzon opozitën e re: Ndryshimi i sistemit duhet të nisë një vit para zgjedhjeve

OSBE rrëzon opozitën e re: Ndryshimi i sistemit duhet të nisë një vit para zgjedhjeve

Publikuar më 07.07.2020
OSBE ka rrëzuar kërkesën e opozitës parlamentare për ndryshi...

OSBE ka rrëzuar kërkesën e opozitës parlamentare për ndryshimin e sistemit, me anë të së cilit synohet hapja e listave. Nëpërmjet përfaqësuesit të tyre në Shqipëri, këshilltarit për reformën zgjedhore, Florian Hobdari, OSBE ka vënë theksin se procesi për ndryshimin e sistemi zgjedhor duhet të nis një vit përpara zgjedhjeve. Pas ndryshimit të periudhës zgjedhore, si […]

Lexo më shumë

Reforma Zgjedhore/ PPE: Paketa e ndryshuar të zbatohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare e lokale, të nisë procedimi penal për dosjet 184 dhe 339

Reforma Zgjedhore/ PPE: Paketa e ndryshuar të zbatohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare e lokale, të nisë procedimi penal për dosjet 184 dhe 339

Publikuar më 07.07.2020
Partia Popullore Europiane PPE ka uruar konsensusin për marr...

Partia Popullore Europiane PPE ka uruar konsensusin për marrëveshjen në Këshillin Politik si dhe ka kërkuar miratim sa më shpejt të Paketës së ndryshuar për Kodin Zgjedhor dhe zbatimin e saj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare e lokale. PPE shkruan se konsensusi mes palëve ishte kusht kryesor nga BE për fillimin e negociatave teksa shton […]

Lexo më shumë

‘Zgjidhja’: Paratë e PPP-ve të shkojnë për ekonominë

‘Zgjidhja’: Paratë e PPP-ve të shkojnë për ekonominë

Publikuar më 07.07.2020
Anxhela Likrama, kryetare e Forumit të Politikave në partinë...

Anxhela Likrama, kryetare e Forumit të Politikave në partinë ‘Zgjidhja’, duke iu referuar lajmit se qeveria do të paguajë 61 milionë euro për koncesionet dhe PPP-të, megjithëse Ministria e Financave parashikoi uljen e prodhimit të brendshëm bruto të vendit me 1.8 miliardë euro, krahasuar me një vit më parë, u shpreh se pagesat e fryra […]

Lexo më shumë

Edi Rama kërkon votat në Kuvend, pret për herë të dytë në takim opozitën parlamentare

Edi Rama kërkon votat në Kuvend, pret për herë të dytë në takim opozitën parlamentare

Publikuar më 07.07.2020
Do të zhvillohet sot në orën 19:00 në Kuvend takimi i kryemi...

Do të zhvillohet sot në orën 19:00 në Kuvend takimi i kryeministrit Edi Rama me opozitën parlamentare, për çështjen e votave për të ashtuquajturën Reformën Zgjedhore. Takimi vjen një ditë pasi kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi depozitoi së bashku me kolegun e tij Stojkun në Kuvend një tjetër kërkesë për takim me kryeministrin Edi […]

Lexo më shumë

Vuante nga sëmundje kardiake, detaje mbi arrestimin në spital të ish-kryebashkiakut të PS

Vuante nga sëmundje kardiake, detaje mbi arrestimin në spital të ish-kryebashkiakut të PS

Publikuar më 07.07.2020
Të tjera detaje zbulohen lidhur me arrestimin e ish-kryebash...

Të tjera detaje zbulohen lidhur me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku, 8 muaj pasi u shpall në kërkim nga Policia. Mësohet se ai ndodhej në një spital privat ndërsa u ekzekutua masa e sigurisë, pasi vuante nga një sëmundje kardiake. Pasi ka shkuar në një spital në kryeqytet, policisë i ka ardhur ky […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Kroaci/ Shqiptarja siguron mandatin e tretë si deputete, hapja e Katedrës së Albanologjisë sfida kryesore

Zgjedhjet në Kroaci/ Shqiptarja siguron mandatin e tretë si deputete, hapja e Katedrës së Albanologjisë sfida kryesore

Publikuar më 06.07.2020
Kroatët votuan këtë të diel për qeverinë e re. Zgjedhjet e p...

Kroatët votuan këtë të diel për qeverinë e re. Zgjedhjet e parakohshme janë fituar nga partia që ishte në pushtet, por mes 151 deputetëve në Parlamentin kroat do të ketë dhe një përfaqësuese shqiptare. Ermina Lekaj-Prljaskaj ka arritur të sigurojë një mandat të tretë si përfaqësuese e Unionit të Shqiptarëve në Republikën Kroate. E kënaqur […]

Lexo më shumë

Akademikët injorojnë Kuvendin/ Ishin thirrur për ndryshimet kushtetuese por vetëm 1 prej tyre merr pjesë

Akademikët injorojnë Kuvendin/ Ishin thirrur për ndryshimet kushtetuese por vetëm 1 prej tyre merr pjesë

Publikuar më 06.07.2020
Kuvendi i Shqipërisë kishte ftuar të gjithë profesorët e dre...

Kuvendi i Shqipërisë kishte ftuar të gjithë profesorët e drejtësisë në një mbledhje online për të dhënë mendimin e tyre sa i përket ndryshimeve në Kushtetuese që kërkon opozita parlamentare, por sot në takim nga 212 pedagogë që ishin ftuar, ka marrë pjesë vetëm 1 prej tyre. Në drejtimin e Nënkryetares së Kuvendit, znj. Vasilika […]

Lexo më shumë