
Këngëtari Gold Ag gjithmonë ka shfaqur shenja patriotizmi, duke u ndjerë krenar për origjinën dhe kombin e tij.
Këtë gjë nuk e ka treguar vetëm më këngët apo postimet e herë pas hershme, por edhe në ngjarjet e tij personale.
Pasi i vendosi emirin djalit Gueril, e ka pajisur me pasaportën shqiptare.
Nëpërmjet një postimi në “Insta Story’, këngëtari njofton se djali i tij është pajisur me pasaportë shqiptare, si djalë i një prindi që tashmë vet e gëzon këtë nënshtetësi.
“Jam gjaku i ri i kombit ma t’vjetër. E gëzofsh shtetësinë shqiptare djali jem“- shkruan ai.
Kujtojmë që djali i tij erdhi në jetë në 28 nëntor, ditë e cila përkoi edhe me festën e Flamurit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply