×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Diversioni i aktivistes Xheni Karaj, puthet me partneren pasi qëndroi dy orë te kisha e Pastorit Akil Pano

Një grup aktivistësh të LGBT-së ishin ditën e djeshme në kishën ku vepron Pastori Akil Pano pas debatin që kanë pasur me Xheni Karaj mbi familjen heterogjene dhe mundësinë e krijimit të familjes edhe nga prindër të së njëjtës gjini. Xheni Karaj e pranishme në Kishë shkruan se pas daljes nga saj duke dëgjuar Akilin “mbeti sërish lezbike”. Ajo shpjegon se fjala e Perëndisë e përcjellë nga Akili ku shprehet se “më e madhja është dashuria”.

Postimi i plotë:

Erdhëm me mendjen e hapur se mos ndryshonim duke dëgjuar Akilin, por hiç… Mbetem lezbike e gej! Dëgjuam të premten ftesën e Akilit për të frekuentuar Kishën e tij, ndaj erdhëm sot ta dëgjojmë me veshët tona fjalën e Perëndisë. Erdhëm me mendje dhe zemër të hapur. Qëndruam dy orë, dëgjuam mesazhet që u ndanë sot. Duke qenë se erdhëm me mendje të hapur shpresuam që perëndia të na vajoste me hirin e saj edhe të derdhte mbi ne të gjitha bekimet që ajo i derdh pa kursim mbi krijesat e veta. I thashë vetes: jepi një shans pastorit, se nuk vlen ta injorosh. Se siç Perëndia i tha profetit Nehemia, ‘‘Kur, Zoti do të na thotë diçka mund t’i bëjë edhe gurët të flasin. Pra mund ta injorosh Akilin, por jo Perëndinë!’’ Thashë, dëgjoje mesazhin që Perëndia do të të japë nga goja e Akilit më mirë se ta dëgjosh nga guri. Mendova se pasi të dëgjoja shërbesën sot, ndoshta do ta doja më pak Livian, ndoshta do e shikoja dashurinë time për të si mëkat. Por, dola nga Kisha e Akilit e mbushur me dashuri! E dua Livian tani më shumë se dje dhe e falënderoj Akilin që u bë mjet që Perëndia të më thotë këtu, në shtëpinë e saj, se nuk ka asgjë të keqe tek dashuria. Përkundrazi, ajo është më e fortë edhe se vetë shpresa. Të them të drejtën, Perëndia na foli sot. Na foli përmes Letrës së parë që Apostulli Pal u ka dërguar Korintasve, Kapitulli 13, ku thotë: “Edhe sikur të ndaja gjithë pasuritë e mia për të ushqyer të varfërit dhe ta jepja trupin tim që të digjej, e të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë’’! ‘‘Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset’’, ‘‘Nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq’’; ‘‘Nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën, ‘‘I duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë. ‘‘Dashuria nuk ligështohet kurrë; por profecitë shfuqizohen, gjuhët pushojnë dhe njohuria do të shfuqizohet’’, ‘‘Kur isha fëmijë, flisja si fëmijë, mendoja si fëmijë, arsyetoja si fëmijë; kur u bëra burrë, i flaka gjërat fëminore’’. ‘‘Tani, pra, këto tri gjëra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por më e madhja nga këto është dashuria.” Tani e ka radhën Akili ta lejojë Perëndinë, t’i flasë atij për dashurinë. Sepse – edhe njëherë – ‘‘Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset.’’

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Legalizimi i kanabisit, Koço Kokëdhima: E mbështes këtë iniciativë të vonuar të qeverisë, shumë shqiptarë kanë vuajtur tragjikisht e padrejtësisht refuzimin

Legalizimi i kanabisit, Koço Kokëdhima: E mbështes këtë iniciativë të vonuar të qeverisë, shumë shqiptarë kanë vuajtur tragjikisht e padrejtësisht refuzimin

Publikuar më 26.01.2022
Z. Koço Kokëdhima, e cilësoi një iniciativë të vonuar, idenë...

Z. Koço Kokëdhima, e cilësoi një iniciativë të vonuar, idenë e qeverisë shqiptare për të nisur diskutimet për legalizimin e kanabisit farmaceutik. Si politikani i parë dhe i vetëm që kërkoi legalizimin e kanabisit medikal dhe atij rekreativ që më 24 nëntor 2014, Kokëdhima shprehet sot se ndjehet i mërzitur për kohën dhe shanset e […]

Lexo më shumë

‘Terminatori’ përfshihet në aksident, një grua plagoset në kokë (FOTOT)

‘Terminatori’ përfshihet në aksident, një grua plagoset në kokë (FOTOT)

Publikuar më 22.01.2022
Aktori i njohur amerikan, Arnold Schwarzenegger u përfshi në...

Aktori i njohur amerikan, Arnold Schwarzenegger u përfshi në një aksident të rëndë të premten në Los Angeles. Përplasja ishte kaq e fortë, sa fuoristrada e madhe e aktorit përfundoi mbi një makinë tjetër. Ish-guvernatori 74-vjeçar po udhëtonte me mjetin e tij GMC Yukon kur ndodhi përplasja. Shoferja në timonin e makinës tjetër, e cila […]

Lexo më shumë

Daily Mail raporton për fenomenin e rrallë në Kosovë: Burri 67-vjeçar zbulon se ka organe gjenitale të mashkullit dhe të femrës

Daily Mail raporton për fenomenin e rrallë në Kosovë: Burri 67-vjeçar zbulon se ka organe gjenitale të mashkullit dhe të femrës

Publikuar më 22.01.2022
Mjekët që operuan ‘hernien’ e babait të tre fëmijëve u trond...

Mjekët që operuan ‘hernien’ e babait të tre fëmijëve u tronditën kur zbuluan se fryrja në të vërtetë është krijuar pasi kishte dy organe gjenitale – atë mashkullor dhe femëror. Ky fenomen i rrallë ka tërhequr vëmendjen edhe të mediumit britanik, Daily Mail. Sipas këtij të fundit, burri 67-vjeçari, i cili ka lindur vetëm me një testikul, shkoi […]

Lexo më shumë

Produksioni hollivudian “zbarkon” në vendin fqinj – Thashethemet se do të luajë ylli amerikan Robert De Niro!

Produksioni hollivudian “zbarkon” në vendin fqinj – Thashethemet se do të luajë ylli amerikan Robert De Niro!

Publikuar më 21.01.2022
Me fokus në qytetin e Dramës dhe shumica e licencave të kërk...

Me fokus në qytetin e Dramës dhe shumica e licencave të kërkuara tashmë janë përfunduar, një produksion i madh hollivudian pritet të “zbarkojë” në Maqedoninë lindore, në Greqi ku kënde të njohura dhe më pak të njohura do të kthehen në një lokacion xhirimi. “Produksioni i këtij filmi fillimisht iu drejtua Rajonit të Maqedonisë Lindore […]

Lexo më shumë

Francë/ Aktori Gaspar Uliel vdes në moshën 37-vjeçare teksa bënte ski

Francë/ Aktori Gaspar Uliel vdes në moshën 37-vjeçare teksa bënte ski

Publikuar më 19.01.2022
Aktori francez, i cili u bë i famshëm me pjesëmarrjen e tij ...

Aktori francez, i cili u bë i famshëm me pjesëmarrjen e tij në reklamat e parfumeve Chanel dhe rolin e tij në filmin biografik për jetën e Yves Saint Laurent, vdiq pas një aksidenti teksa bënte ski në La Rocher (Savoy). Vdekja e tij u konfirmua nga mediat franceze, ku në komunikatën për shtyp thuhet: […]

Lexo më shumë

Vrasja e Triumf Rizës 15 vite më parë, Adelina Ismaili dhe motrat nuk paraqiten sërish në gjykimin e Enver Sekiraqës

Vrasja e Triumf Rizës 15 vite më parë, Adelina Ismaili dhe motrat nuk paraqiten sërish në gjykimin e Enver Sekiraqës

Publikuar më 19.01.2022
Në gjykimin që po zhvillohet ndaj Enver Sekiraqës, i akuzuar...

Në gjykimin që po zhvillohet ndaj Enver Sekiraqës, i akuzuar për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës, përsëri ka munguar dëshmitarja Adelina Ismaili së bashku me motrat e saj, Zanfina dhe Ema Ismaili. Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi ka njoftuar se dëshmitaret Adelina, Zanfina dhe Ema Ismaili mungesën e kanë arsyetuar përmes përfaqësuesit të […]

Lexo më shumë

I burgosuri më i rrezikshëm i Britanisë, prej 40 vitesh mbahet i vetëm në një kafaz qelqi

I burgosuri më i rrezikshëm i Britanisë, prej 40 vitesh mbahet i vetëm në një kafaz qelqi

Publikuar më 17.01.2022
Robert Maudsley kreu një varg vrasjesh të tmerrshme, përfshi...

Robert Maudsley kreu një varg vrasjesh të tmerrshme, përfshirë tre në burg, dhe gjendet i mbyllur në një qeli xhami të bërë posaçërisht për më shumë se 40 vjet. Vrasësi serial më i rrezikshëm i Mbretërisë së Bashkuar, me nofkën ‘The Cannibal’, është mbajtur në një qeli të vetmuar burg për më shumë se katër dekada. Një […]

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta legjenda e futbollit Ramazan Rragami, detyroi UEFA-n që të ndryshonte rregullat e penalltisë

Ndahet nga jeta legjenda e futbollit Ramazan Rragami, detyroi UEFA-n që të ndryshonte rregullat e penalltisë

Publikuar më 15.01.2022
Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare legjenda e futboll...

Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare legjenda e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, pasi vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë. Krahas Vllaznisë, Rragami ka qenë prej vitesh edhe futbollist i skuadrës përfaqësuese të Shqipërisë. Rragami ka një jetë të mbushur me suksese në futboll, ndërsa do të mbahet mend edhe si lojtari që detyriu […]

Lexo më shumë