×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ditë e trishtë për vendin/ 5 persona vdesin nga virusi

Tjetër ditë e rëndë për Shqipërinë. Sot nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë janë raportuar 5 persona të vdekur. Një 62 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Korça, një 74 vjeçare nga Shkodra, një 83 vjeçar nga Pogradeci.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 154 raste të reja me të infektuar, duke shënuar një rekord të ri.

Gjatë ditës së fundit janë kryer 643 testime dhe janë konfirmuar prej tyre 154 raste të reja. Ndërsa numri i të shëruarve raportohet të jetë 64.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në spitalet Covid në vend janë momentalisht të shtruar 114 persona, prej të cilëve 19 janë në terapi intensive dhe 4 të intubuar.

Njoftimi i plotë

Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri në 24 orët e fundit.
Kanë vijuar testimet për personat e dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 643 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 154 persona janë konfirmuar positive me Covid19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 84 raste në Tiranë, nga 10 raste në Durrës, Elbasan, 8 në Shkodër, 7 në Kukës, nga 5 raste Korçë, Lushnje, nga 4 raste Mirditë, Përmet, nga 3 raste Pogradec, Divjakë, Kolonjë, Malësi e Madhe, 2 në Has, nga 1 rast Kavajë, Tropojë, Peqin.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3616, që nga fillimi i epidemisë.
Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me Covid19, që janë të izoluar në banesë. Në rast se jeni i prekur dhe keni shenja të lehta të sëmundjes, kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun tuaj të familjes.
Në rast se simptomat përkeqësohen, kontaktoni Urgjencën Kombëtare 127, e vetmja strukturë që bën referimin dhe transportin drejt spitaleve COVID.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.
Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 62 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Korça, një 74 vjeçare nga Shkodra, një 83 vjeçar nga Pogradeci.
I shprehim ngushëllimët familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rekomandon çdo qytetari të tregojë kujdes për respektimin e rregullave:
Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.
Një thirrje veçanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje.
Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar luftën me virusin e rrezikshëm dhe për të frenuar përhapjen e tij.

COVID-19 – Statistika (13 Gusht 2020)
Testime totale 48319
Raste pozitive 6971
Raste të shëruara 3616
Raste Aktive 3142
Humbje jete 213 (Qarku Tiranë 104, Shkodër 34, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 8, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1717
Durrës 377
Shkodër 273
Fier 134
Lezhë 122
Vlorë 115
Korçë 111
Kukës 92
Elbasan 84
Berat 48
Dibër 38
Gjirokastër 31

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Zbardhet dëshmia e nipit të Preng Gjinit: Ruhej prej kohësh, ja çfarë folëm në “WhatsApp” para shpërthimit

Zbardhet dëshmia e nipit të Preng Gjinit: Ruhej prej kohësh, ja çfarë folëm në “WhatsApp” para shpërthimit

Publikuar më 18.09.2020
Të tjera detaje janë zbardhur mbi atentatin mafioz me lënëdë...

Të tjera detaje janë zbardhur mbi atentatin mafioz me lënëdë shpërthyese që iu bë Preng Gjinit, në një prej zonave më të populluara të Tiranës. “BalkanWeb” ka zbardhur një pjesë të dëshmisë së nipit të 50-vjeçarit Preng Gjinit, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë atentatit. Fatjon Dautaj ka treguar se ka folur me Preng […]

Lexo më shumë

OFL zbarkon në Tiranë, ju dërgon formularin 4 të dënuarve për terrorizëm (Emrat)

OFL zbarkon në Tiranë, ju dërgon formularin 4 të dënuarve për terrorizëm (Emrat)

Publikuar më 18.09.2020
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore n...

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Astrit Tola, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen […]

Lexo më shumë

Jep dorëheqjen kryetari i KQZ-së Klement Zguri

Jep dorëheqjen kryetari i KQZ-së Klement Zguri

Publikuar më 18.09.2020
Ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i kryetari i Komisionit Qe...

Ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri. Ky i fundit emërua në këtë post pas marrëveshjes së 17 majit 2013 mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha. Më herët ai ka mbajtur pozicionin e anëtarit të KQZ-së. Zguri ka pasur shpesh përplasje me anëtarët e tjerë të […]

Lexo më shumë

Mimoza Margjeka kërkon leje te SPAK: Kam vajzën sëmurë, me lejoni ta shoqëroj në spital

Mimoza Margjeka kërkon leje te SPAK: Kam vajzën sëmurë, me lejoni ta shoqëroj në spital

Publikuar më 18.09.2020
Mimoza Margjeka, gjyqtarja që ndodhet në “arrest shtëpie” pa...

Mimoza Margjeka, gjyqtarja që ndodhet në “arrest shtëpie” pas i u zbulua se ishte pjesë e një skeme korrupsioni me miliona euro, ka kërkuar leje nga SPAK për të vizituar vajzën e saj. Ajo ka deklaruar leje për të shkuar në spital me vajzën 3-vjeçe e cila ka pasur hemorragji nga hundët. Kujtojmë që Margjeka […]

Lexo më shumë

Cikloni “Cassilda” pushton veriun e detit Jon, çfarë pritet të ndodhë sot dhe nesër

Cikloni “Cassilda” pushton veriun e detit Jon, çfarë pritet të ndodhë sot dhe nesër

Publikuar më 18.09.2020
Një ciklon i fuqishëm, i quajtur “Cassilda”, do të përfshijë...

Një ciklon i fuqishëm, i quajtur “Cassilda”, do të përfshijë këtë të premte dhe të shtunën e 19 shtatorit pjesën veriore të detit Jon, raportojnë mediat e huaja. Sipas parashikimeve paraprake thuhet se cikloni do të jetë me era të forta dhe reshje të dendura shiu. Në Itali moti i keq ka përfshirë disa zona, […]

Lexo më shumë

Favor pagave të larta/ Largimet nga puna të punonjësve me paga të ulëta ndryshuan punësimin

Favor pagave të larta/ Largimet nga puna të punonjësve me paga të ulëta ndryshuan punësimin

Publikuar më 18.09.2020
Largimet nga puna për shkak të pandemisë e kanë ndryshuar st...

Largimet nga puna për shkak të pandemisë e kanë ndryshuar strukturën e punësimit në vend në favor të punonjësve me paga të lartë. Sipas të dhënave të INSTAT kategoria e punonjësve më paga minimale shënoi ulje në totalin e punësimit gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2020, ndërsa kategoria e punonjësve me paga të larta […]

Lexo më shumë

Ndërron jetë nga COVID-19 punonjësi i policisë në Infektiv! 15 ditë më parë ndërroi jetë edhe i ati po nga koronavirusi

Ndërron jetë nga COVID-19 punonjësi i policisë në Infektiv! 15 ditë më parë ndërroi jetë edhe i ati po nga koronavirusi

Publikuar më 17.09.2020
Një punonjës i policisë së shtetin Ilir Nerguti ka ndërruar ...

Një punonjës i policisë së shtetin Ilir Nerguti ka ndërruar jetë sot në mëngjes te Spitali Infektiv, ku ishte i shtruar prej 3 javësh, pasi ishte i infektuar me COVID-19. Ilir Nerguti punonte në Policinë e Shtetit në drejtorinë e policisë së Tiranës. 15 ditë me parë, po në Spitalin Infektiv, ndërroi jete nga Covid […]

Lexo më shumë

Vaksina/ Greqia shpreh mbështetje për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vaksina/ Greqia shpreh mbështetje për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Publikuar më 17.09.2020
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka shprehur gadi...

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka shprehur gadishmërinë për të siguruar vaksinën kundër Covid-19 për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Referuar raportimit të medieve greke duke qenë se Greqia është vend anëtar i Bashkimit Evropian, vaksinën do ta marrë më shpejt, ndaj kreu i qeverisë është shprehur i gatshëm që t’i furnizojë të dyja shtetet, për të […]

Lexo më shumë