×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

DITARI I 25 PRILLIT (-61)/ Kulla e xhamtë e Ramës në oborrin e Muzeut Historik Kombëtar

Arben Rrozhani

Melsi Labi e mori drejtimin e Muzeut Historik Kombëtar, pas fitores PS-LSI në zgjedhjet e vitit 2013. Në shkurt 2017 do të shkarkohej me vendim të ministres së Kulturës së asaj kohe, Mirela Kumbaro, me motivacionin “Për mosrespektim të përsëritur të marrëdhënies së punës, duke shkaktuar dëm institucional dhe duke cenuar rëndë parimin e përgjegjshmërisë dhe mirëbesimit institucional”. Labi e kishte akuzuar Kumbaron se mbështeste muzetë privatë, në vend që të financonte Muzeun Historik Kombëtar, që ishte, sipas tij, në gjendje të mjerueshme. “Na kanë futur në një betejë për mbijetesë. Ndërkohë harxhohen miliona euro në hapjen e muzeumeve si Bunk’arti etj., ku privati merr lekët dhe i fut në xhep. Ndërsa këto pasuri kombëtare që i kemi, nuk i ruajmë. Është detyrë e ministrisë ta mbajë Muzeun, sepse janë lekët e taksapaguesve”, deklaronte Labi 4 vite më parë.

Melsi Labi, ish-drejtor i MHK-së (2013-2017)

Tani jep edhe një prapaskenë tjetër të kohës kur ishte drejtor. Duke reaguar në një postim të pedagogut Ervin Goci për kullat rreth sheshit “Skënderbej”, Labi deklaroi se idea për një kullë brenda muzeut, ra pas kundërshtimit të tij. Dhe kjo u pasua me hakmarrjen ndaj tij, duke e larguar nga posti, që mori në vitin 2013 si përfaqësues i LSI-së, por edhe duke e kërcënuar me jetë, sepse thotë se jeton me “kanun të hapur”. Ai u betua se do ta mbrojë edhe me jetën e vet institucionin që drejtoi e që, sipas tij, është lënë qëllimisht me kompesata në vend të xhamave që u thyen pas protestave të nisura për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, më 8 dhjetor 2020.

Xhamat e thyer të MHK-së gjatë protestave të dhjetorit 2020

“Kjo e muzeut u hoq (mendoj unë) mbasi drejtori i kohës Melsi Labi, jo vetëm e denoncoi në të gjitha organet kompetente, por dhe i vuri gjoksin personalisht. Sot Melsi Labi jeton me kanun të hapur për këtë problem, me vendim të prokurorisë madje (të këtij shteti legen), por një gjë është e sigurtë: Muzeu nuk preket, në të kundërt une do të zbatoj Kanunin e lënë hapur nga ky shtet legen, me këdo, që nga njëshi i republikës e deri te më i fundit.

Muzeu do të mbijetojë dhe pikë, jeta ime nuk ka vlere pa të, sepse Muzeu nuk ka patur drejtues legena pa këllqe si Hervin Çuli, bixhozxhi e pijanec, që firmosën shembjen e teatrit.

Sot është lënë kastile pa dritare dhe me kompesata, por vallahi po u prek, do të marre koka njerëzish. Këtë bese ia kam dhënë Perëndisë, kombit, historisë dhe fëmijëve të mi. E për këtë betohem me jetën time. Pikë. Kush nuk e beson, le ta provojë se sa i vlen lëkura”-shkruan ish-drejtori Labi.

Reagimi në “Facebook”

 

Kulla në oborrin e Muzeut Historik Kombëtar ishte pjesë e të ashtuquajturit “Plan Francez” për qendrën e Tiranës.

Ai u nis nga Edi Rama, që kur mori bashkinë në tetor 2000, ngeci në vitet 2011-2015 kur bashkinë e drejtonte Lulzim Basha dhe u riaktivizua me një “plan belg”, pasi bashkinë e mori Erjon Veliaj.

Në dhjetor 2015, pak muaj pasi ishte futur në zyrë, Veliaj deklaroi se do të fillonte zbatimi i projektit të ish-kryebashkiakut Rama për Sheshin “Skënderbej”, hartuar nga studioja belge 51N4E dhe Anri Sala, një nga miqtë më të afërt të Kryeministrit Rama dhe miratuar në vitin 2008, me kosto rreth 11 milionë Euro dhe financim nga fondet e qeverisë.

“Plani francez” për qendrën e Tiranës

Sipas këtij plani ndërtesa e Muzeut Kombëtar ishte planifikuar të kthehej në një qendër argëtuese dhe tregtare, me librari, kinema, sallë aktivitetesh, sallë eskpozitash, bare, restorante, dyqane, ekspozime etnografike, të realizmit socialist dhe dokumente të periudhës së totalitarizmit në Shqipëri. Në mes të godinës do të ndërtohet një strukturë xhami, në majën e së cilës do të ndërtohet një restorant “shik me ushqime shqiptare”.

Rama e përshkruante me tone romantike idenë e tij për ndërtesën e Muzeut Kombëtar:

“Muzeu i vjetër Historik, që lëngon si gërdallë barkzbrazur, gjynah e turp pas njëzet vjetësh nga rënia e komunizmit dhe Realizmit Socialist. Riprogramohet si një hapësirë e gjallë e trashëgimisë kulturore e historike, […] nga shtresa e parë e objekteve origjinale arkeologjike në hyrje, te zona e tregtimit të librit shqip në mjedisin e katit të fundit, ku shkohet duke kaluar me një rend të studiuar mirë përmes shëmbëlltyrave më të vyera të kulturës etnografike, veprave më përfaqësuese të artit bizantin, një koleksion permanent origjinalesh të Realizmit Socialist, kombinuar me dëshmi autentike të terrorit totalitar, të ndërthurura me dhoma projeksionesh, filmime, burime të aksesueshme për publikun të informacionit të thelluar dixhital, pika shitje të botimeve e suvenireve nga udhëtimi brenda muzeut, kënde relaksi e bare të vogla, një sallë konferencash moderne dhe po ashtu një mjedis ekspozitash të përkohshme, si dhe një bibliotekë dixhitale e gjithçka gjendet e shkruar në gjuhën shqipe, së bashku me një restorant shik ushqimesh tradicionale.”

Projekti i kullës (sipër) në oborrin e MHK-së

Në funksion të kullës është edhe lënia e MHK-së me kompesata në vend të xhamave pasqyrë?

Kompesatat në dritaret e MHK-së, prej dhjetorit 2020

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Goditi për vdekje të atin me shkopin e bagëtive, Gjykata vendos arrest me burg për Erdis Rrapaj

Goditi për vdekje të atin me shkopin e bagëtive, Gjykata vendos arrest me burg për Erdis Rrapaj

Publikuar më 07.03.2021
Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrestme burg”...

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrestme burg” për Erdis Rapin, 25-vjeçarin, që qëlloi për vdekje babanë e tij, Dhori Rapi, 52 vjeç. Ngjarja ndodhi në fshatin Luar të Roskovecit mesditën e së premtes, në tokën pranë shtëpisë ku jetonin. 25-vjeçari, pasi debatoi me fjalë e u grind me grushte me babanë e […]

Lexo më shumë

Ishte i fiskuar pas të resë duke e kërcënuar e përndjekur, arrestohet 29-vjeçari në Elbasan

Ishte i fiskuar pas të resë duke e kërcënuar e përndjekur, arrestohet 29-vjeçari në Elbasan

Publikuar më 07.03.2021
Policia e Elbasanit ka arrestuar një 29-vjeçar, pasi kërcëno...

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 29-vjeçar, pasi kërcënonte dhe përndiqte një të re në rrjetet sociale. Policia njofton se ka vënë në pranga shtetasin S. B., i cili përndiqte një 21-vjeçare. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagranc shtetasin: S.B., 29 vjeç, banues në Elbasan, […]

Lexo më shumë

Itinerari i qarkullimit të drogës për në Europë

Itinerari i qarkullimit të drogës për në Europë

Publikuar më 07.03.2021
Alexander është në mesin të 40-ve i punësuar dhe jeton në Be...

Alexander është në mesin të 40-ve i punësuar dhe jeton në Berlin-Mitte. Ai është konsumator kokaine. Dikur, thotë ai, ka konsumuar afërsisht dy herë në javë. Që prej lockdown-it si rrjedhojë e koronavirusit konsumon më shpesh, i thotë Alexandër DW në telefon: “Me siguri katër herë në javë.” Ai çdo mbrëmje ka shokë për vizitë […]

Lexo më shumë

Po transportonin 27 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, policia vë në pranga 3 persona

Po transportonin 27 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, policia vë në pranga 3 persona

Publikuar më 07.03.2021
Policia e Korçës ka arrestuar 3 persona që po transportonin ...

Policia e Korçës ka arrestuar 3 persona që po transportonin 27 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës. Ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim. Të arrestuarit prej operacionit policor të koduar “Perimetri” janë Mehdi Gjini 28 vjeç, Kliton Preka 23 vjeç dhe Besim Laçi 28 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale A. […]

Lexo më shumë

Ishte shpallur në kërkim për veprime të turpshme ndaj fëmijëve, arrestohet 45 vjeçari

Ishte shpallur në kërkim për veprime të turpshme ndaj fëmijëve, arrestohet 45 vjeçari

Publikuar më 07.03.2021
Midis pesë të arrestuarve nga policia e Tiranës është edhe n...

Midis pesë të arrestuarve nga policia e Tiranës është edhe një 45 vjeçar. Shtetasi me E. K., ishte shpallur në kërkim për pasi me datë 01.02.2021, ka kryer veprime të turpshme në prani të një shtetasi të mitur. Njoftimi: Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në […]

Lexo më shumë

“Shpejt të thuhet se Covid-19 do largohet”, mjeku pneumolog: Duhet të përgatitemi për dimrin e ardhshëm, të infektuarit mund të preken nga format e reja

“Shpejt të thuhet se Covid-19 do largohet”, mjeku pneumolog: Duhet të përgatitemi për dimrin e ardhshëm, të infektuarit mund të preken nga format e reja

Publikuar më 06.03.2021
Mjeku pneumolog Adrian Jorgji, deklaroi se është ende e larg...

Mjeku pneumolog Adrian Jorgji, deklaroi se është ende e largët dita kur mund të themi se COVID do të zhduket, ndërsa theksoi rëndësinë se duhet të përgatitemi për dimrin e ardhshëm. I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’, Jorgji tha se edhe nëse ke kaluar covid kohët e fundit, nuk do të thotë se […]

Lexo më shumë

Rekord viktimash dhe 777 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë

Rekord viktimash dhe 777 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë

Publikuar më 06.03.2021
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar ...

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës 21 pacientë, ndërsa janë kryer 3 308 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 777 persona. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 320 raste në Tiranë, 50 në Durrës, 41 në […]

Lexo më shumë

Plas sherri në Bllok, 39-vjeçari goditet me qytën e pistoletës

Plas sherri në Bllok, 39-vjeçari goditet me qytën e pistoletës

Publikuar më 06.03.2021
Një 39-vjeçar është goditur me qytën e pistoletës në zonën e...

Një 39-vjeçar është goditur me qytën e pistoletës në zonën e ish-Bllokut. Sipas uniformave blu, sot rreth orës 15:15, një shtetas ende i paidentifikuar gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur dyshohet me qytën e pistoletës shtetasin E. Xh., 39 vjeç, i cili nuk ka marrë lëndime. Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe […]

Lexo më shumë