×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

DITARI I 25 PRILLIT(-10)/ Tuneli i shembur i Ramës

Arben Rrozhani

Kryeministri Rama sapo bëri një diversion politik rrugës për në Dibër. Në njërin nga tunelet e “Rrugës së Arbrit” inskenoi një takim të rastësishëm me një mbështetës të PD-së, siç e tregonte maska dhe iu drejtua të gjitha mbështesve të PD-së se pas 25 prillit do t’i nxirrte nga tuneli.

“Do fitoni ju apo ne?” – e pyeti mbështetësi i PD, kryeministrin Rama.

“Do fitojë populli dhe më pas do ju nxjerrim edhe juve nga tuneli. Hajt shëndet”- i është përgjigjur Rama.

 

Video e shpërndarë nga Rama

 

Rama, përtej spektaklit elektoral, bëri edhe një “gol” politik, duke u mburrur me një rrugë që është shumë e kushtueshme edhe pse jofitimprurëse dhe një vepër publike që ka nisur që më 2004. Ajo që thotë ai se është premtim i bërë realitet pas 100 vjetëve, e ka bërë Berisha në veri me “Rrugën e Kombit” në 2009 dhe rrugën Tiranë-Elbasan. Por, edhe pse ndërtoi tunele që afronin Shqipëri-Kosovë apo kryeqytetin me juglindjen, shqiptarët votuan në 2013 për ta rrëzuar nga pushteti.

“Rruga e Arbrit” është fytyra e PPP-ve të Ramës. Ajo ishte planifikuar të kushtonte 33.6 miliardë lekë, sipas kontratës nëpërmjet formës koncesionare me Partneritet Publik-Privat me kompaninë “Gjoka Konstruksion”. Sipas dokumenteve të miratuara në mbledhjen e datës 28 mars 2018 të Këshillit të Ministrave, vlera e financimit të rrugës ishte 33.6 miliardë lekë, me të cilat do të financoheshin gjithsej 41 kilometra rrugë të kategorisë C , nga të cilat 26 do të bëheshin nga e para dhe 15 të tjera pjesërisht. Në fillim të vitit 2018, në kuadër të projeksioneve në buxhetin afatmesëm, qeveria raportoi një tabelë shoqëruese të financimit të koncesioneve ndër vite, ku raportoi se financimet totale për Rrugën e Arbrit do të ishin 40 miliardë lekë. Burimet nga Ministria e Financave pohuan në atë kohë se kjo vlerë shtesë nga kontrata përfaqësonte TVSH, e cila nuk ishte raportuar në kontratën fillestare.

Në vitin 2019, gjithçka u shtrenjtua, pasi Ministria e Financave riprogramoi financimin e Rrugës së Arbrit me 58 miliardë lekë, sepse, sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, shuma shtesë do të shkonte si kompensim për një shembje të madhe që ndodhi në rrugë në vitin 2018, në tentativë për hapjen e tunelit të Murrizit, pas një gabimi inxhinierik, sepse u tentua të shmanget, duke hapur trasenë e duke çarë malin në formë kove.

Grafiku i rritjes së shpenzimeve pë “Rrugën e Arbrit’ hartuar nga monitor.al

 

“Rruga e Arbrit”,  70 kilometër e gjatë, që lidh Tiranën me Maqedoninë, nëpërmjet Dibrës, nisi si ide në vitin 2008. Projekti i propozuar ishte një rrugë e tipit C, me gjerësi 7 metra, kostoja totale e të cilit fillimisht u llogarit 150 milionë euro, për shkak të punimeve të vështira në një terren malor me shumë tunele. Për shkak se të gjitha studimet e nxorën rrugën jofizibël, qeveria nisi ndërtimin e saj me fondet e veta, mirëpo kriza e vitit 2008 dhe shpenzimet e larta për “Rrugën e Kombit” kufizuan mundësitë për të ndërtuar “Rrugën e Arbrit”, edhe pse disa segmente të saj rreth 20 kilometra, kanë përfunduar, ndërsa pjesa më e vështirë me tunelet brenda mbeti e papërfunduar.

Ajo u përfshi nga Rama në paketën “1 miliard euro”, me financim 250 milionë euro për rreth 50 kilometër, por vetëm një vit pasi u firmos kontrata kostoja e rrugës u dyfishua duke arritur në 460 milionë euro.

Por edhe pse ka marrë gati dyfishin e fondeve, firma kontraktuese, e ka lënë rrugën rrugëve, siç i pëlqen Ramës që të shprehet. Pamjet e treguara nga gazeta “Rruga e Arbrit”, dy muaj më parë, në Xibër, zbulonin se traseja ishte lënë e pashtruar.

Denoncimi i gazetës “Rruga e Arbrit” në shkurt 2021

 

Gazeta bëri edhe një renditje të premtimeve elektorale që nisin nga 26 tetori 2004, kur kryeministri Fatos Nano deklaronte në Peshkopi se: “Vitin e ardhshëm do të fillojnë punimet për Rrugën e Arbrit. Kjo rrugë do të kushtojë 120 milionë dollarë dhe distanca juaj me tregjet kombëtare dhe rajonale do të shkurtohet ndjeshëm, ndërsa rruga Peshkopi-Tiranë nga 180 km që është aktualisht do të jetë vetëm 72 km. Qeveria shqiptare për mirëmbajtjen e kësaj rruge ka marrë një kredi prej 72 milionë lekë nga Banka Botërore”. E më poshtë premtimet e tjera si vijon:

Kryeministri Sali Berisha, Bulqizë, shkurt 2007: “Në mandatin 4 vjeçar ju jap fjalën se Rruga e Arbrit është prioritet absolut dhe kombëtar për qeverinë.”

Kryeministri Sali Berisha, Bulqizë, 21 qershor 2009: Sapo inauguruam segmentin e parë të rrugës së Arbrit me një gjatësi 20 km. Në datën 15 (qershor) u shpall tenderi për segmentin tjetër Bulqizë-Klos dhe unë ju garantoj se brenda vitit do të nisë edhe Klos-Tiranë, Tiranë-Klos.

Kryeministri Sali Berisha, Bulqizë, 28 gusht 2009: “Dua t’u garantoj Ju se në krye të dy viteve, do të vini në Tiranë dhe do të zbrisni drejt brigjeve të Shqipërisë, në rrugën më të re të Ballkanit, në rrugën e Arbrit. Ju garantoj se në 2 vjet kjo rrugë do të kapë Tiranën dhe ju do të zbrisni në Tiranë në një kohë prej 40 deri në 60 minuta”.

Kryeministri Edi Rama, Beograd, 16 dhjetor 2014: “U nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit me Chinese Exim Bank për hapjen e një kantieri projektesh në Shqipëri me financime kineze. Projekti i parë që do të çelë siparin e një epoke të re bashkëpunimi mes Shqipërise e Kinës do të jetë Rruga e Arbrit, e cila do të nise vitin e ardhshëm”.

Edi Rama, Bulqizë, 8 Qershor 2015: “…me këtë tunel jepet edhe mesazhi shumë i qartë për gjithë Dibrën, që rruga e Arbrit nuk është më një fantazmë elektorale që shfaqet vetëm nëpër fushata, por është një realitet mbi të cilin ne po punojmë fort. Kemi siguruar edhe financimin për pjesën më të vështirë, me një kompani ndër më të mëdhatë e Kinës.

Edi Rama, Pekin, 27 nëntor 2015: “Takimi me kryeministrin për të diskutuar ecurinë e projekteve të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Kinës; finalizimin sa më parë të negociatave financiare për të nisur punimet në Rrugën e Arbrit”.

Kryeministri Edi Rama, postim në Facebook, 12 prill 2017: “Projekti i parë i Programit Kombëtar 1 Miliardë për Rindërtim hyri sot në fazën finale: RRUGA E ARBERIT. Pas 25 vjetësh premtime boshe e zhgënjime pas çdo votimi, viti 2017 është viti i nisjes së punës për këtë aks, që e bën Dibrën fqinje të afërt të Tiranës dhe do t’i japë hov zhvillimit ekonomik, social e turistik të një zone të tërë bukurish e burimesh të jashtëzakonshme natyrore, që për çerekshekulli u la në rrënimin e harresës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Përshtati banesën për kultivimin e drogës, arrestohet burri në Durrës, procedohen penalisht 2 punonjës të OSHEE-së

Përshtati banesën për kultivimin e drogës, arrestohet burri në Durrës, procedohen penalisht 2 punonjës të OSHEE-së

Publikuar më 09.05.2021
Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve ...

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Papafingo”. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, i cili banesën e marrë me qira e kishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba. Procedohen penalisht dhe 2 punonjës të OSHEE-së, pasi nuk konstatuan vjedhjen e energjisë […]

Lexo më shumë

Dhunuan punonjësin e policisë gjatë ndeshjes Tirana-Kastrioti, arrestohet Presidenti dhe Drejtori teknik i klubit të Superiores

Dhunuan punonjësin e policisë gjatë ndeshjes Tirana-Kastrioti, arrestohet Presidenti dhe Drejtori teknik i klubit të Superiores

Publikuar më 09.05.2021
Policia ka informuar mëngjesin e sotëm se ka vënë në pranga ...

Policia ka informuar mëngjesin e sotëm se ka vënë në pranga shtetasin Alban Vogli, President i klubit të Kastriotit dhe shtetasin Gazment Vogli, Drejtor Teknik të tij. Arrestimi i tyre erdhi pas trazirave që ndodhën ditën e djeshme në “Selman Stërmasi”, gjatë ndeshjes Tirana-Kastrioti. Sipas Policisë gjatë zhvillimit të ndeshjes, këta të dy anë hyrë […]

Lexo më shumë

E rëndë në Durrës/ Gjendet i mbytur nga peshkatarët një 56-vjeçar

E rëndë në Durrës/ Gjendet i mbytur nga peshkatarët një 56-vjeçar

Publikuar më 09.05.2021
Një 56-vjeçar është gjetur i mbytur në Porto Romano. Sipas i...

Një 56-vjeçar është gjetur i mbytur në Porto Romano. Sipas informacioneve paraprake nga Durrësi, sot rreth orës 7:35 është gjetur i mbytur në det nga peshkatarët shtetasi B. B.,  rreth 56 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Durrës/Informacion paraprak Më datë 09.05.2021, në orën 07:35, në Porto Romano, është gjetur i mbytur […]

Lexo më shumë

Vdekja në Durrës e 3 anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani, procedohen penalisht 2 mjekë

Vdekja në Durrës e 3 anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani, procedohen penalisht 2 mjekë

Publikuar më 09.05.2021
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në familjen Haliti nga Gjila...

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në familjen Haliti nga Gjilani, ku tre anëtarët e së cilës (nëna dhe djali me bashkëshorten) kanë ndërruar jetë në Manzë, Durrës. Dyshohet se shtetasit nga Gjilani kanë mbledhur kërpudha dhe pasi i kanë konsumuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit janë helmuar. Pas kësaj ngjarjeje të […]

Lexo më shumë

E rëndë në Lezhë/ Gjendet në rrugë një person i pajetë

E rëndë në Lezhë/ Gjendet në rrugë një person i pajetë

Publikuar më 09.05.2021
Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Lezhë....

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Lezhë. Paraprakisht bëhet me dije se, sot rreth orës 06:30, në vendin e quajtur “Tregu i Milotit”  është gjetur në rrugë, pa shenja jetë një shtetas ende i paidentifikuar. Sipas uniformave blu, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera Lezhë/ […]

Lexo më shumë

U pa përtej Adriatikut, të gjithë me sytë nga qielli, shikoni ku ndodhet tani raketa kineze

U pa përtej Adriatikut, të gjithë me sytë nga qielli, shikoni ku ndodhet tani raketa kineze

Publikuar më 08.05.2021
Bota është në ankth dhe me sytë nga qielli ku do të bjerë ra...

Bota është në ankth dhe me sytë nga qielli ku do të bjerë raketa kineze. Në linkun e mëposhtëm ju mund të shikoni në kohë reale lëvizjen e raketës kineze se në cilin cep të hapësirës ndodhet. Ushtria amerikane parashikoi se raketa kineze do të bjerë në Turkmenistan në Azinë Qendrore. Dje një teleskop në […]

Lexo më shumë

Grushte dhe shkulje flokësh, rrihen keq adoleshentet në Tiranë (VIDEO)

Grushte dhe shkulje flokësh, rrihen keq adoleshentet në Tiranë (VIDEO)

Publikuar më 08.05.2021
Dy vajza adoleshente janë zënë me njëra-tjetrën në mes të rr...

Dy vajza adoleshente janë zënë me njëra-tjetrën në mes të rrugës në afërsi të shkollës 9-vjeçare Musine Kokalari në Tiranë. Siç shihet nga videoja e siguruar nga “JOQ”, vajzat qëllojnë njëra-tjetrën me grushte dhe kapen nga flokët. Ndërkohë nuk dihet shkaku i këtij sherri mes vajzave.

Lexo më shumë

A do pranojë post nga Rama në qeveri? Halim Kosova jep përgjigjen e qartë: Nuk luftoj për këtë gjë, por shëndetësia s’njeh parti!

A do pranojë post nga Rama në qeveri? Halim Kosova jep përgjigjen e qartë: Nuk luftoj për këtë gjë, por shëndetësia s’njeh parti!

Publikuar më 08.05.2021
Ish-deputeti demokrat, mjeku Halim Kosova, tregoi në emision...

Ish-deputeti demokrat, mjeku Halim Kosova, tregoi në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, nëse do të pranonte një post nga kryeministri Edi Rama. Kosova tha se sistemi shëndetësor nuk njeh parti, por do konsensus të përgjithshëm politik, që të ndërtohet afatgjatë. Mes të tjerash, mjeku e tha qartë se nuk lufton për […]

Lexo më shumë