Dibër/ Rrëzohet nga parashuta, humb jetën mësuesi 30-vjeçar

Foto 1 nga 3 Pas Para

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Dibër. Një 30-vjeçar rrëzohet me parashutë dhe ndërron jetë.

Mësohet se Gëzim Elezi ishte me profesion mësues, i pasionuar pas aeronautikës, është rrëzuar në rrethana ende të paqarta në zonën e Dibrës.

Sipas informacioneve, Elezi është rrëzuar në vendin e quajtur “Maja e Zimurit”. Pas rrëzimit, 30-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, por nuk ka mund t’i mbijetojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet