×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Dhimbja e madhe që e pret ekonominë e Rusisë

Lora Jones 

Në shikim të parë, prej pushtimit të Ukrainës e deri sot Rusia ka qenë në gjendje ta shmang kolapsin ekonomik. Që nga shkurti është prekur nga sanksionet e vëna prej vendeve perëndimore. Goditja fillestare e detyroi mbylljen e përkohshme të tregut të aksioneve në Rusi, me njerëzit që rrinin në rreshta pranë makinave të parave të gatshme, sepse ishin të brengosur për kursimet e veta. Megjithatë, rubla është kthyer në nivelet e paraluftës, kjo për shkak të menaxhimit të kujdesshëm nga Banka Qendrore e Rusisë. Ndërhyrjet përfshinin kufizimin e sasisë së parave që njerëzit mund t’i transferojnë jashtë vendit, si dhe detyrimin e firmave – që eksportojnë – që t’i konvertojnë në valutën ruse 80 për qind të të ardhurave që vijnë jashtë shtetit.

Vendi gjithashtu ia doli të shmang dështimin e larjes së borxheve të jashtme. Presidenti Putin ka këmbëngulur se ka dështuar “Blickrigu” ekonomik i Perëndimit. Por, Elina Ribakova, zëvendësshefe në Institutin e Financave Ndërkombëtare, thotë se këta tregues “sipërfaqësorë nuk kanë shumë rëndësi për jetën reale”. Prodhuesit rusë të çelikut, prodhuesit e kimikateve dhe kompanitë e makinave po e ndiejnë tashmë barrën e sanksioneve që synon t’i gjymtojë përpjekjet e luftës së presidentit Putin. Një sondazh i fundit me më shumë se 13 mijë bizneseve, i kryer nga Banka Qendrore e Rusisë, zbuloi se – si rezultat i sanksioneve – shumë prej tyre kanë probleme me sjelljen e mallrave, si mikroçipe, pjesë makinash, ambalazhe apo edhe butona.

Mungesa e lëndëve të para ose e pjesëve po i detyron disa firma t’i mbyllin përkohësisht fabrikat ose të kërkojnë furnizime diku tjetër. Për shembull, prodhuesi japonez i makinave, Toyota, i ndaloi importet e makinave në Rusi dhe i pezulloi operacionet e fabrikës në Shën Petersburg, që në mars, duke përmendur “ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit” që ndërlidhet me konfliktin.

Ekonomisti nga BlueBay Asset Management, Timothy Ash, thotë se sanksionet në përgjithësi kanë qenë shumë më agresive – nga sa shumica prisnin. “Mendoj se ndikimi afatgjatë do të jetë shkatërrimtar”, ka thënë ai për BBC, duke shtuar se “shkëputja e Rusisë nga zinxhirët e furnizimit perëndimor, sepse është partner jo i besueshëm”, do ta shtyjë vendin në recesion.

Edhe Banka e Rusisë ka pranuar se teksa kompanitë kërkojnë furnizues të ndryshëm, ato po përballen me bojkot nga kompanitë e transportit ose nuk arrijnë ta marrin teknologjinë që u nevojitet, ndaj vendi do të përballet me një periudhë të “industrializimit revers”. “Realiteti është se Rusia do të ketë qasje të kufizuar në tregjet financiare, rritje më të ulët, standarde më të ulëta jetese dhe një kosto më të lartë të huamarrjes”, shton Ash. Shumë rusë të zakonshëm, thotë Ribakova, “jetojnë në zonën gri”, veçanërisht kur bëhet fjalë për sigurinë e punës.

“Shumë njerëz nuk e kanë idenë se çfarë do të ndodhë … Ata ende mund të shkojnë në restorante, të shkojnë në punë dhe të mos vërejnë ende shumë ndryshime, sepse kompanitë për të cilat punojnë janë të paqarta në planet që kanë”.

Olga, 30 vjeçe, është punonjëse e një banke në Moskë. Po përpiqet t’i përmbahet standardeve të saj të jetesës së para luftës, por kjo është gjithnjë e më e vështirë. Ashtu si shumë rusë, duhet t’i kërkojë ndonjë shoku që jeton në Evropë që t’ia paguajë Netflix-in dhe Spotify-in, pasi Visa dhe Mastercard u larguan nga Rusia. Në fillim të këtij muaji, ajo e rezervoi një fluturim për të shkuar për pushime në Turqi – një nga destinacionet e pakta të huaja, ende të hapura për rusët. Para luftës, një biletë aeroplani do t’i kushtonte 15 mijë rubla (220 euro). Tani i është dashur të paguajë 55 mijë rubla (806 euro). Olga po lutet që kur të jetë jashtë vendit, të mund të përditësojë celularin e saj iPhone dhe laptopin MacBook, sepse Apple gjithashtu ka pushuar së funksionuari në vend.

Për 79-vjeçaren Lyudmila nga Voronezhi, qytet 500 kilometra në jug të Moskës, nevojat bazike janë bërë shumë më të shtrenjta. “Shkoj në treg një herë në javë. Secilën herë artikujt po bëhen më të shtrenjtë. Herën e fundit qumështi u rrit me pesë rubla, domatet me 10”. Dmitry, 33 vjeç, është masazhator nga qyteti i vogël siberian i Rubtsovskit. Para luftës kishte jetë të mirë, duke shpenzuar rreth 300 rubla (4.4 euro) në ditë. “Shuxhuk, bukë, në banjë [saunë ruse] një herë në javë me miqtë”.

Që nga 24 shkurti, kur filloi lufta, shpenzimet e tij janë rritur me 50 për qind. Megjithë vështirësive ekonomike, Dmitry e mbështet luftën. Thotë se disa nga miqtë e tij ankohen për çmimet dhe se gjithashtu nuk është më e mundur ta shikosh në kinema ndonjë film të famshëm perëndimor. Pavarësisht gjithçkaje, shumica e rusëve ende e mbështesin, madje me vendosmëri, këtë luftë. Televizori i mbushur me propagandën zyrtare, akoma është më i fuqishëm se një frigorifer bosh. Markat simbol të Perëndimit, si McDonald’s dhe Levi’s, vazhdojnë të paguajnë mijëra punonjës rusë, pavarësisht se i kanë ndërprerë operacionet në vend. Por, ka frikë se humbja e vendeve të punës do të fillojë të rritet, meqë po zbehen shpresat se lufta do të marrë shpejt fund.

Kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergey Sobyanin, paralajmëroi në prill se rreth 200 mijë vende pune ishin në rrezik vetëm në qytet, ndërsa Trading Economics parashikon se shkalla e papunësisë në gjithë Rusinë mund të rritet me shtatë për qind deri në vitin 2024. Tashmë ka pasur një eksod të madh të punonjësve të IT-së dhe të profesionistëve të tjerë, në atë që z. Ash e përshkruan si “ikje truri”. Disa kompani konsulence i kanë tërhequr punëtorët jashtë vendit, derisa raportet – nga Meduza, uebfaqja e pavarur ruse e lajmeve me bazë në Letoni – tregojnë se deri në pesë mijë punonjës të Yandex-it u larguan nga Rusia, disa duke i përmendur brengat për censurimin e përmbajtjeve nga gjigandi i teknologjisë, përkitazi me luftën.

Për ata që kanë mbetur, është bërë problem ta kalojnë muajin pa u futur në borxhe.

“Ekziston ideja se rusët janë mësuar me kushte të vështira, mirëpo kanë jetuar 20 vjet në një prosperitet relativ”, thotë z. Ash. “E kanë njohur jetën e mirë.”

Teksa në prag të luftës kishte raportime për mungesë të produkteve, si vajrat e gatimit, raftet e supermarketeve thuhet se tani janë mirë të furnizuara – por artikujt janë më të shtrenjtë. Në vazhdën e pandemisë, shumë vende po përballen me rritjen e çmimeve. Por, përballë ekonomisë në tkurrje dhe zinxhirëve të furnizimit që po ndërpriten përherë e më shumë, ekonomistët presin që inflacioni – se si ndryshon kostoja e jetesës me kalimin e kohës – mund të arrijë të paktën në 20 për qind në Rusi, në vitin 2022.

Z. Ash dhe znj. Ribakova kujtojnë miqtë se sa me vështirësi i marrin ilaçet për zemër ose gjëndrën tiroide, por shtojnë se janë rusët më të varfër ata që do ta vënë re më shumë rritjen e kostos së jetesës. Presidenti Putin është zotuar se pensionet dhe ndihmat për të papunët do të rriten në përputhje me inflacionin. Ndërsa, qeveria ruse ka linjat e shpëtimit financiar, edhe në këtë nivel të paprecedentë të sanksioneve. Është ende në gjendje të shesë shumë naftë dhe gaz – shtyllë kjo kryesore e ekonomisë së saj. Sipas shifrave nga Banka Qendrore e Rusisë, ajo eksportoi mallra dhe shërbime me vlerë 58.2 miliardë dollarë, më shumë se vlera e importeve në tre muajt e parë të vitit 2022 – me shifra të rritura nga çmimet më të larta të energjisë.

Edhe pse ShBA-ja ka shpallur ndalimin e importeve të energjisë ruse, Evropa është ende e ndarë për mënyrën se si të pakësohet varësia nga furnizimet prej Rusisë. Evropa merr rreth 40 për qind të gazit të saj natyror nga Rusia, që është gjithashtu furnizuesi kryesor i naftës, por disa vende janë më të varura nga karburantet fosile ruse se të tjerat, kështu që shkurtimet e papritura të furnizimit mund të kenë ndikim të madh ekonomik. “Nuk ka dyshim se Evropa do t’i ketë disa vite të vështira për t’u larguar nga nafta dhe gazi rus, por kjo është shumë më keq për ekonominë ruse, sepse do të vuajë në planin afatgjatë”, thotë Ole Hvalbye, analist energjetik në bankën SEB.

Derisa Rusia në afat të shkurtër mund të ketë bazë të mjaftueshme financiare për të ofruar subvencione për më të varfrit, si dhe për të mbrojtur rublën, z. Ash thotë se aspekti afatgjatë është më i pasigurt. Por, shton: “Çfarëdo që të ndodhë, nëse embargoja e naftës vendoset në gjashtë muaj apo një vit … kjo do të jetë goditje e rëndë për një ekonomi të izoluar nga Perëndimi”.

*Marrë nga BBC. Përktheu Telegrafi

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vritet me thikë përpara shtëpisë në Itali, nëna e dy fëmijëve të mitur

Vritet me thikë përpara shtëpisë në Itali, nëna e dy fëmijëve të mitur

Publikuar më 26.05.2022
Brunilda Halla, 37 vjeçe, shqiptare, e martuar me një bashka...

Brunilda Halla, 37 vjeçe, shqiptare, e martuar me një bashkatdhetar dhe nënë e dy fëmijëve, ishte viktimë e goditjes me thikë të ndodhur dje në Vittoria. Gruaja u qëllua me thikë para shtëpisë së saj dhe me forcat e fundit arriti të futet deri brenda shtëpisë. Kur ndihma mbërriti, ajo pothuajse kishte dhënë shpirt. Në […]

Lexo më shumë

Merr flakë në ecje autobusi në autostradën Fier-Vlorë

Merr flakë në ecje autobusi në autostradën Fier-Vlorë

Publikuar më 26.05.2022
Një autobus ka marrë flakë në ecje autostradën Fier-Vlorë. M...

Një autobus ka marrë flakë në ecje autostradën Fier-Vlorë. Mësohet se autobusi merrte punëtorët nga Cakrani dhe ka marrë flakë në Novoselë. Sipas dëshmive të pasagjerëve, u dëgjuan shperthime. Ata janë detyruar të zbresin, fatmirësisht në kohë, pasi nuk ka të lënduar. Autobusi është mjet privat i një fasonerie.

Lexo më shumë

Roma feston gjithë natën për fitoren, Roterdami përfshihet nga dhuna e holandezëve të zhgënjyer

Roma feston gjithë natën për fitoren, Roterdami përfshihet nga dhuna e holandezëve të zhgënjyer

Publikuar më 26.05.2022
Ndeshja e Conference League në Tiranë la pa gjumë Romën dhe ...

Ndeshja e Conference League në Tiranë la pa gjumë Romën dhe Roterdamin. Pas fitores, në Romë, tifozët pritën deri në 5 të mëngjesit që të mbërrinte ekipi dhe të festonin me ta ndërsa tifozët holandezë ishin të revoltuar dhe shkaktuan trazira në Roterdam. Policia ndërhyri menjëherë dhe janë arrestuar 72 persona.  Ndeshja doli me rezultatin […]

Lexo më shumë

Nga ‘I nderuari Edi Rama”, tek ‘Edi’, analiza e REL: Si u ngroh raporti Rama-Vuçiç

Nga ‘I nderuari Edi Rama”, tek ‘Edi’, analiza e REL: Si u ngroh raporti Rama-Vuçiç

Publikuar më 26.05.2022
Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kësht...

Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kështu janë zhvilluar ndër vite marrëdhëniet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Prej përplasjeve që patën gjatë takimit të parë zyrtar në Beograd, në vitin 2014, për shkak të statusit të Kosovës, është arritur deri aty që Vuçiç, […]

Lexo më shumë

Rrëfimi i Françesko Tottit: Nuk është hera e parë në Tiranë, kam qenë kalimthi, jo si turist

Rrëfimi i Françesko Tottit: Nuk është hera e parë në Tiranë, kam qenë kalimthi, jo si turist

Publikuar më 25.05.2022
Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka dhënë sot një inte...

Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka dhënë sot një intervistë ekskluzive me gazetarin e sportit, Endi Tufa. Francesco si ju duket kjo finale këtu në Tiranë? E shoh shumë të bukur këtë finale, gjithmonë është e bukur kjo ndeshej pasi vjen pas shumë ndeshjeve të luajtura në sezon dhe të mbërrish deri këtu do të […]

Lexo më shumë

Kronologjia e zymtë e sulmeve masive në Shtetet e Bashkuara, pas masakrës në Teksas

Kronologjia e zymtë e sulmeve masive në Shtetet e Bashkuara, pas masakrës në Teksas

Publikuar më 25.05.2022
Sulmi i së martës në një shkollë në Teksas që la pas vetes 1...

Sulmi i së martës në një shkollë në Teksas që la pas vetes 19 nxënës të vrarë, është i fundit në një varg sulmesh masive në Shtetet e Bashkuara. Disa nga viktimat e sulmit në Teksas Më poshtë është një përmbledhje e sulmeve masive në vitet e fundit, kryer nga agjencia Reuters. BUFFALO, 14 maj […]

Lexo më shumë

Dreka zyrtare para finales së Conference League, FSHF mbledh drejtuesit e UEFA-s dhe legjendat e futbollit europian

Dreka zyrtare para finales së Conference League, FSHF mbledh drejtuesit e UEFA-s dhe legjendat e futbollit europian

Publikuar më 25.05.2022
Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar sot një drekë m...

Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar sot një drekë me miqtë e ardhur me rastin e finales së Conference League, duke filluar që nga Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, zyrtarë të lartë të qeverisë së futbollit europian, presidentë federatash, drejtues dhe legjenda të klubeve finaliste, Roma dhe Feynoord. Në këtë drekë ishte i pranishëm edhe […]

Lexo më shumë

Biden bën thirrje për kontroll të armëve pas 21 viktimave në Teksas

Biden bën thirrje për kontroll të armëve pas 21 viktimave në Teksas

Publikuar më 25.05.2022
Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy të rritur kanë vdekur nga të sh...

Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy të rritur kanë vdekur nga të shtënat në një shkollë fillore në jug të Teksasit, teksa presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë thirrje për kontroll të armëve. Sulmi u krye në shkollën fillore Robb, në qytetin Uvalde, rreth 135 kilometra në perëndim të San Antonios. Qyteti me 16,000 banorë ndodhet rreth […]

Lexo më shumë