×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Destinacioni ynë është Brukseli

Koço Kokëdhima

Deklarata e djeshme e kryeministrit të Shqipërisë në Ankara, për “krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit të nivelit të lartë, gjë që e ngre partneritetin tonë të shpallur strategjik në stadin e një marrëdhënieje institucionale ndërqeveritare” është fotokopje e asaj çka Rama thoshte për CNN turk që më 3 gusht 2013, ende pa hyrë në zyrën e kryeministrit se:“…Ne Turqinë e shohim si një partner strategjik, duam që të forcojmë dhe ta zhvillojmë marrëdhënien që kemi me vendin tuaj”.

Kjo qeveri, ashtu si paraardhëset, me dashje, e sabotuan procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, për mbi dy dekada, për të mos ndërtuar shtetin ligjor dhe demokratik, por sulltanatet e tyre autokratike.

“Zgjidhja” ka qenë gjithmonë kundër modelit rilindas që është ndjekur në politikën e jashtme. Shqipëria duhet të mbajë dhe forcojë lidhjet me çdo vend të botës, në bazë të interesave kombëtare, për të rritur mirëqenien e saj dhe për të forcuar rolin në arenën ndërkombëtare. Me Turqinë, Greqinë apo Italinë, që janë vende mike, na bashkojnë miliona shqiptarë të diasporës, shkëmbimet kulturore e ekonomike dhe mjaft interesa të tjera. Por, Shqipëria ka vetëm një aleat strategjik: SHBA-të, që siguruan ekzistencën tonë si shtet më se një shekull më parë, ndihmuan Kosovën të çlirohej nga pushtimi serb, na anëtarësuan në NATO dhe mbështesin fuqimisht anëtarësimin tonë në Bashkimin Europian.

Populli shqiptar i është falenderues popullit turk që i është gjendur pranë në momente të vështira si në vitin 1997, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe tani gjatë pandemisë. Në Turqi jetojnë më shumë shqiptarë se në trojet tona në Ballkan, të cilët, edhe pse janë asimiluar në një masë të madhe, mbeten ura dhe arsyeja më e fuqishme e miqësisë së madhe shqiptaro-turke.

Truket elektorale të Rilindjes dhe politika e saj e jashtme e çoroditur, nuk shkojnë në favor të forcimit dhe zgjerimit të kësaj miqësie. Ato synojnë vetëm të zgjasin sundimin e klasës së korruptuar të Tiranës dhe të vonojnë mbërritjen e vendit tonë në destinacionin përfundimtar, në Bruksel.

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Ministria e Shëndetësisë: 683 raste të reja dhe 17 humbje jetë në 24 orët e fundit në vend

Ministria e Shëndetësisë: 683 raste të reja dhe 17 humbje jetë në 24 orët e fundit në vend

Publikuar më 08.03.2021
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel t...

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19. Gjatë ditës së sotme janë kryer 612 vaksinime antiCovid […]

Lexo më shumë

Aksidenti fatal në Lushnje, 2 persona të vdekur!

Aksidenti fatal në Lushnje, 2 persona të vdekur!

Publikuar më 08.03.2021
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që nd...

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi pasditen e sotme në Lushnjë. Sipas burimeve zyrtare, aksidenti ndodhi rreth orës 15:10, në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë, në vendin e quajtur “Ura e Gradishtës”. Njoftimi provizor Sot rreth orës 15:10, në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë, në vendin e quajtur “Ura e Gradishtës”, shtetasi A. […]

Lexo më shumë

Burri denoncon një burrë tjetër: Më kërkon para sepse ula pantallonat

Burri denoncon një burrë tjetër: Më kërkon para sepse ula pantallonat

Publikuar më 08.03.2021
Një 30 vjeçar nga Kukësi me banim në Kamëz  dyshohet se i ve...

Një 30 vjeçar nga Kukësi me banim në Kamëz  dyshohet se i vendosi  gjobë një burri, të cilit i ka kërkuar të kryejnë mardhënie më të, por më pas e ka kërcënuar se i kishte bërë fotografi dhe video. Rasti i rrallë i gjobëvënies u denoncua nga vetë i kërcënuari i cili pretendon se në […]

Lexo më shumë

Greqia shtyn sërish afatin e bllokimit të pikës kufitare të Kapshticës

Greqia shtyn sërish afatin e bllokimit të pikës kufitare të Kapshticës

Publikuar më 08.03.2021
Autoritetet e policisë greke, në kuadër të frenimit të pande...

Autoritetet e policisë greke, në kuadër të frenimit të pandemisë së koronavirsit, kanë shtyrë përsëri afatin e bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës. Sipas burimeve jo zyrtare bëhet e ditur se shtyrja e afatit do të jetë deri në datën 22 mars të këtij viti. Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe […]

Lexo më shumë

I dehur në timon, arrestohet kandidati për deputet i LSI në Elbasan (Emri-Foto)

I dehur në timon, arrestohet kandidati për deputet i LSI në Elbasan (Emri-Foto)

Publikuar më 08.03.2021
Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka rënë në pran...

Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur duke ngarë në gjendje të dehur automjetin. Bëhet fjala për Sokol Skurën, i cili renditet i pesti nga LSI në listën e Elbasanit. Sipas TCH, Skura po udhëtonte në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, kur gjatë kontrollit ka rezultuar se kishte konsumuar […]

Lexo më shumë

Po shikonin ndeshjen, rrëzohet tarraca pranë stadiumit në Sarandë, lëndohen disa tifozët (Video)

Po shikonin ndeshjen, rrëzohet tarraca pranë stadiumit në Sarandë, lëndohen disa tifozët (Video)

Publikuar më 08.03.2021
Një incident i rëndë është regjistruar në ndeshjen e Kategor...

Një incident i rëndë është regjistruar në ndeshjen e Kategorisë së Dytë mes Butrintit dhe Labërisë. Mësohet se një grup tifozësh kanë vënë në rrezik jetën e tyre, duke ndjekur ndeshjen në rrethinat e stadiumit, mbi një tarracë të amortizuar. Kjo ndodhi pasi Bashkia e Sarandës ndaloi transmetimin e takimit mes dy ekipeve dhe për […]

Lexo më shumë

Arrestohen 5 persona në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Arrestohen 5 persona në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Publikuar më 08.03.2021
Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë në kryeqytet. S...

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë në kryeqytet. Sipas uniformave blu, janë arrestuar shtetasit: A.P., pasi gjatë një kontrolli fizik të ushtruar ndaj tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë të ftohtë (thikë), një sasi me lëndë të dyshuar MDMA,  një sasi me lëndë të dyshuar metadon dhe […]

Lexo më shumë

Përfshihen në flakë 3 banesa në një pallat në Berat, policia jep detajet e para: Nuk dihet nëse ka viktima  

Përfshihen në flakë 3 banesa në një pallat në Berat, policia jep detajet e para: Nuk dihet nëse ka viktima  

Publikuar më 08.03.2021
Tre banesa të një pallati janë përfshirë në flakë gjatë natë...

Tre banesa të një pallati janë përfshirë në flakë gjatë natës në Berat. Sipas policisë flakët kanë rënë fillimisht në banesën e shtetasit J.V, por më pas është përhapur edhe në dy banesa të tjera ngjitur. Mësohet se zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa po bëhet këqyrjen e vendit të ngjarjes, nëse ka jetë njerëzish […]

Lexo më shumë