Dënohet me burg politikani i fuqishëm në Rumani

Gjykata Supreme e Rumanisë la në fuqi vendimin për dënimin me tre vite e gjysmë burg të Liviu Dragneas, kreu i partisë Social-Demokrate.

Kujtojmë që kreu i partisë që qeverisë këtë vend u burgos për korrupsion, ndërkohë që përpjekjet e tij për apelim të dënimit dështuan.

56-vjeçari është shpallur vitin e kaluar fajtor për pagesën e dy anëtareve të partisë për punë të rreme në një agjenci të shtetit.

Prokurorët kanë thënë se duke përdorur ndikimin e tij si zyrtar i qeverisë, Dragnea u ka siguruar “punë të rreme” në një agjenci për mbrojtjen e fëmijëve dy grave që punonin për partinë e tij.

Vetë gratë kanë pranuar se kanë punuar për partinë dhe kanë marrë paga nga agjencia. Vetë Dragnea i mohon akuzat.

Dragnea konsiderohet gjerësisht si figura më e fuqishme në politikën rumune. Ai është dërguar tanimë në një burg në veri të kryeqytetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet