×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Debatet për kohën e diskutimeve, Basha dhe Shalsi përplasen në kuvend: Mbylle gojën, ore plehrë! Mos bëj si i fortë, kur trash zërin mund të trembësh ndonjë laraskë

Seanca e sotme e Kuvendit nisi me debate të ashpra dhe pa etikë, pasi u bë e ditur ulja e minutazhit për deputetët për të folur. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla u shpreh se seanca e sotme do të jetë 360 minuta, nga të cilat 190 minuta i ka shumica në dispozicion për të folur dhe 113 minuta PD, ndërsa pjesa tjetër e dy grupeve të tjera dhe deputetëve të pavarur. Kjo solli reagimin e ashpër të deputetëve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim të cilët e konsiderojnë këtë një tentativë për mbyllje goje. Ndërkohë që mazhoranca thotë se kjo është një masë në kuadër të masave anti-COVID. Deputeti i PD-së Gazment Bardhi tha se mazhoranca po tenton që t’u mbyllë gojën. Nga ana tjetër kryetarja e Kuvendit u shpreh se është marrë me vendimmarrje të përbashkët në Konferencën e Kryetarëve.

“Mos na mohoni të drejtën e fjalës. Kjo s’ka ndodhur kurrë që deputetëve të opozitës, 63 deputetë, që të flasin 100 minuta. Ndërkohë rregullorja na ka dhënë të drejtën që të flasim 600 minuta. Ju tani duhet të ndërprisni seancën?! Opozitës nuk mund t’i mbyllet goja në një parlament që ekziston në një vend minimumi normal. Ju keni detyrimin që të thoni se kush është arsyeja që keni marrë këtë vendim. Doni t’i hiqni të drejtën e fjalës opozitës? Jeni aty jo thjesht për t’u bërë transmetuese e vendimeve. Jua ka kërkuar Edi Rama? Nuk është argument!’- tha Bardhi.

Nikolla: Është marrë me vendimmarrje të përbashkët në Konferencën e Kryetarëve.

Më pas kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka debatuar ashpër me deputetin e PS-së Eduard Shalsin sot në Kuvend. Basha i ngriti zërin deputetit socialist duke ju drejtuar me fjalët ‘plehrë, hajdut, fundërrinë’. Ndërkohë që kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i tërhoqi vëmendjen për sjelljen dhe shkelje të etikës. Debati mes tyre nisi pasi Shalsi, u bëri të qartë sipas tij, deputetëve të opozitës, se atyre askush nuk i ka penguar që të flasin. Në atë moment ndërhyu Basha duke e quajtur plehrë…

Ndërkohë Shalsi iu përgjigj duke i thënë: “Trashja e zërit e jotja mund të trembë ndonjë laraskë aty rreth teje. Tani po më bëni të qesh me këtë natyrën tuaj duke u sjellë si i fortë. Nëse mendon se do mbijetosh në politikë duke trashur zërin dhe me këtë sjellje, atëherë e ke gabim. Ke 16 vjet në politikë dhe nuk ke mësuar gjë, për këtë më vjen keq.” – tha Shalsi.

Debati 

Shalsi: Ju si deputetë të rinj në Kuvend, duhet të dini se jo vetëm që jemi dhunuar nga e drejta e fjalës, por ka dhe sjellje të papranueshme. Debatonim në konferencën e Kryetarëve për komisionet hetimore dhe më kujtohet se si reaguat me opozitën në 2009-2013. Kam qenë me fat që jetën politike e kam nisur në opozitë. Një nga gjërat që i thamë vetes si maxhorancë në 2013 ishim që mos të përsërisim atë arrogancë tuajën. Për çfarë flisni?! Kush ju ka penguar?! S’ka ndërmend t’ju pengojë njeri. Kështu siç jeni…keni një zakon të tmerrshëm. Ky padurimi që keni kur flet tjetri. Nëse nuk do keni durim nuk do të vini kurrë në pushtet.

Basha: U bërë ti mo plehrë. S’ke turp. Me tregon ti mua shpifjen. O plehrë!

Nikolla: Ju kujtoj zoti Basha rregulloren…

Shalsi: Se ke kuptuar kurrë se sa i dobët je. Trashja e zërit dhe që bën më i fortë, mund të trembësh ndonjë laraskë. Vetëm më bën për të qeshur. Edhe më këtë natyrën tënde të të bërit të të fortit.

Basha: O fatkeqësi…

Shalsi: Do ta jepja me gjithë qejf fjalën time.

Basha: Qesh, qesh, i gjithë llumi…

Shalsi: Qesh, sepse ke 16 vite në politikë dhe nuk ke kuptuar asgjë. Mendon se do të mbijetosh në politikë, me këtë ngritje zëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Përmbyset zetori në Lushnje, plagosen lehtë gjyshi me nipin, mbesa 10-vjeçare në gjendje të rëndë

Përmbyset zetori në Lushnje, plagosen lehtë gjyshi me nipin, mbesa 10-vjeçare në gjendje të rëndë

Publikuar më 16.10.2021
Një ngjarje rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë, ku...

Një ngjarje rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë, ku, si pasojë e rrëzimit të një zetori, janë plagosur 3 persona. Në drejtim të mjetit bujqësor ka qenë gjyshi i të miturve, Xhevair Allkaj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çermë të Lushnjës, kur, pas rrëzimit, u plagosën nipi 8-vjeçar dhe motra e tij 10-vjeçare, e […]

Lexo më shumë

Detaje të reja nga ngjarja në Qerret, 4 turistët rusë dyshohet se nuk vdiqën nga asfiksia në sauna

Detaje të reja nga ngjarja në Qerret, 4 turistët rusë dyshohet se nuk vdiqën nga asfiksia në sauna

Publikuar më 16.10.2021
Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmj...

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një hotel me 5 yje në Qerret, ku u gjetën të vdekur 4 turistë rusë. Burime jozyrtare bëjnë me dije për Faxnews se, ndryshe nga sa u tha fillimisht, ngjarja nuk është regjistruar në ambientet e saunës, por në pishinën e […]

Lexo më shumë

Pallati i djegur në Astir, fqinjët akuzojnë policinë se injoroi ankesat për djalin problematik dhe zjarrfikëset se erdhën me vonesë

Pallati i djegur në Astir, fqinjët akuzojnë policinë se injoroi ankesat për djalin problematik dhe zjarrfikëset se erdhën me vonesë

Publikuar më 16.10.2021
Pamje të rënda duken sot në apartamentin që u përfshi nga zj...

Pamje të rënda duken sot në apartamentin që u përfshi nga zjarri, sot në mëngjes, e për pasojë shkaktoi vdekjen e 62-vjeçares Hava Osmenaj, e cila u hodh nga dritarja e katit të tretë për t’iu shpëtuar flakëve. Nga dritarja u hodh edhe djali i saj 36-vjeç Klodian Osmenaj, i cili ndodhet në spital dhe […]

Lexo më shumë

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet i riu në Fier me një sasi e madhe droge, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet i riu në Fier me një sasi e madhe droge, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Publikuar më 16.10.2021
Në Fier gjatë operacionit “Hoxhara” u arrestua shtetasi Irdi...

Në Fier gjatë operacionit “Hoxhara” u arrestua shtetasi Irdi Haxhiu (Bajraktari) dhe u shpall në kërkim shtetasi Përparim Smira, të akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Në një njoftim zyrtar policia u shpreh: “Finalizohet operacioni policor i koduar “Hoxhara”, sekuestrohen 10 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Vihet në pranga një nga […]

Lexo më shumë

Akuzohen për trafikim dhe prostitucion, sekuestrohen pasuritë e dy vëllezërve me rrezikshmëri të lartë në Tiranë

Akuzohen për trafikim dhe prostitucion, sekuestrohen pasuritë e dy vëllezërve me rrezikshmëri të lartë në Tiranë

Publikuar më 16.10.2021
Me anë të një njoftimi zyrtar bëhet me dije se Policia e Tir...

Me anë të një njoftimi zyrtar bëhet me dije se Policia e Tiranës ka sekuestruar pasurinë e dy vëllezërve në Tiranë me precedentë penalë në fushën e krimeve. Pasuria e tyre kap vlerën e 150.000 euro, nga të dhënat zyrtare njëri është arrestuar në Spanjë në 2018, ndërsa vëllai tjetër është nën hetim nga autoritetet […]

Lexo më shumë

Është koha e mbjelljes së grurit, z.kryeministër!

Është koha e mbjelljes së grurit, z.kryeministër!

Publikuar më 16.10.2021
Abdurahim Ashiku* Në vitin 1950 Shqipëria mbillte 87 mijë he...

Abdurahim Ashiku* Në vitin 1950 Shqipëria mbillte 87 mijë hektarë grurë… Në vitin 1991 mbillte 144 mijë hektarë… Në vitin 2020 mbillte 53.946 hektarë… Në vitin 2020 nuk mbillej as sa mbillej në vitin 1950 por plot 33.054 hektarë më pak. Në vitin 2013, kohë kur ju u bëtë kryeministër, sipërfaqja e mbjellë me grurë […]

Lexo më shumë

SITUATA DRAMATIKE/ Shqipëria, e fundit në Europë për indeksin e zbatimit të ligjit, kampione në korrupsion

SITUATA DRAMATIKE/ Shqipëria, e fundit në Europë për indeksin e zbatimit të ligjit, kampione në korrupsion

Publikuar më 16.10.2021
Shqipëria renditet e 83-a nga 139 shtete, e fundit në Europë...

Shqipëria renditet e 83-a nga 139 shtete, e fundit në Europë, në Indeksin e Sundimit të Ligjit, 2020-2021 të publikuar së fundmi nga “World Justice Project”, një institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria merr 0.49 pikë, me rënie me 0.01 pikë në raport me një vit më parë (zero […]

Lexo më shumë

Djegia e apartamentit në “Astir”, dyshohet për zjarr të qëllimshëm, ndërhyrja e zjarrfikëses shpëtoi banorët e tjerë

Djegia e apartamentit në “Astir”, dyshohet për zjarr të qëllimshëm, ndërhyrja e zjarrfikëses shpëtoi banorët e tjerë

Publikuar më 16.10.2021
Një 62-vjeçare ka ndërruar jetë tragjikisht mëngjesin e kësa...

Një 62-vjeçare ka ndërruar jetë tragjikisht mëngjesin e kësaj të shtune në Astir, pasi u hodh nga kati i tretë i pallatit, për t’i shpëtuar flakëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:55, në Astir. Policia njofton se pasi ka rënë zjarr në katin e 3-të një pallati, në pamundësi për të dalë jashtë 62-vjeçarja Hava […]

Lexo më shumë