De Biasi: Skuadrat nuk duhet të rikthehen në fushë, jeta në Itali ka ndryshuar

Në një intervistë për “TMW Radio”, të dhënë nga ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, nga aty ku ka treguar situatën emergjente në Itali gjithashtu dha mendimin e tij sa i takon rikthimit të skuadrave të Serie A në fushën e blertë, për t’u stërvitur. Ai shprehet se çdo gjë ka ndryshuar në Itali, ose të paktën në vendin ku jeton De Biasi. Ish-trajneri thotë se të gjithë i respektojnë rregullat dhe tha se futbollistët munden ta vazhdojnë stërvitjen por në shtëpi.

Mendimi juaj për këtë situatë emergjente?

“Kam kuptuar se mënyra jonë e jetesës ka ndryshuar. Nuk po shohim më njerëz apo makina në rrugë, të paktën në vendin ku unë jetoj. Ka shumë vëmendje ndaj rregullave që vendos Qeveria dhe të gjithë, i respektojnë. Të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre”

A është e drejtë që klubet e Serie A t’i rikthehen stërvitjes?

“Absolutisht që jo. Prioritet është të qëndrojmë në shtëpi dhe të ruajmë popullsinë. Futbollistët janë njerëz normalë, si të gjithë, prandaj nuk duhet të ekspozohen në asnjë moment. Mund të vazhdojnë stërvitjen në shtëpi. Në këtë moment, jemi të gjithë një skuadër, të gjithë së bashku”

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet