×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Datat/ Europa po lehtëson kufizimet, ja vendet që kanë hapur kufijtë

Vendet europiane kanë filluar të lehtësojnë masat e bllokimit dhe kufizimet kufitare, në përgatitje për kthimin e turistëve vendas dhe ndërkombëtarë, por kufizimet e udhëtimit dhe masat e sigurisë po ndryshojnë vazhdimisht.

Italia:

  • Kufijtë janë vendosur të rihapen për turistët nga 3 qershori. Parqet janë të hapura; bare, restorante, muze dhe dyqane jo thelbësore rihapën të hënën. Hotelet me shumë mundësi do të hapen nga qershori, megjithatë, kjo do të varet nga prenotimet. Sakaq, planifikon të rihapë kufijtë e saj në 3 qershor për qytetarët e BE-së, Britanisë, zonës Shengen, Andorra dhe Monako

Greqia:

  • Do të rihapen më 15 qershor, por vetëm për qytetarët që vijnë nga Gjermania, Izraeli, Qipro, Ballkani dhe vendet e Balltikut. Turistët do të lejohen të hyjnë në Greqi pa një provë negative të Covid-19, ose karantinë të detyrueshme, ndërsa fluturimet ndërkombëtare fillojnë përsëri në 1 korrik.

Franca:

  • Kufijtë francezë mbeten të mbyllura deri me 15 qershor, përveç për shtetasit e BE që banojnë në Francë, punëtorë sezonalë dhe shtetas të BE që punojnë në Francë. Restorantet dhe baret mund të rihapen nga 2 qershori, ndërsa disa parqe, muze të mëdha dhe plazhe do të qëndrojnë të mbyllura deri më 1 qershor. Udhëtarët do të duhet të japin një certifikatë shëndetësore, duke deklaruar se nuk kanë koronavirus në mënyrë që të hyjnë në vend deri në korrik, ose ata do të duhet të zgjedhin një alternative të izolimit prej 14 ditësh.

Gjermania: 

  • Disa dyqane janë rihapur, ndërsa hotelet do të hapen më 25 maj. Sakaq, mbeten në fuqi deri më 15 qershor kontrollet në kufirin me Austrinë, Zvicrën, Francën dhe Danimarkën, dhe për pasagjerët që vijnë nga Italia dhe Spanja.

Austria

  • Aeroportet e Vjenës, Innsbruck dhe Salzburg janë operativ, por me shërbime të kufizuara deri më 31 maj në fillim. Shteti planifikon të hapë plotësisht kufirin e saj me Gjermaninë më 15 qershor. Baret dhe restorantet janë të hapura, ndërsa hotelet do të hapen nga 29 maji.

Bullgaria:

  • Disa hotele, tregje, restorante, bare, parqe kombëtare janë gjithashtu të hapura dhe është njoftuar që nga 1 qershori do të hapet kufiri me Serbinë dhe Greqinë.

Kroacia:

  • Parqet, dyqanet, muzetë, hotelet dhe restorantet dhe baret në natyrë janë të hapura, dhe disa transport publik janë duke funksionuar. Sakaq, shteti kroat rihapi kufirin e saj me Slloveninë dhe me 29 maj do t’i hap kufijtë edhe me Austrinë, Republikën Çeke, Hungarinë dhe Sllovakinë.

Republika Çeke 

  • Aeroporti i Pragës është i hapur, me fluturime të kufizuara indirekte për në Mbretërinë e Bashkuar, vetëm për udhëtime thelbësore. Shteti hapi kufijtë me Gjermaninë dhe Austrinë më 26 maj, dhe me Sllovakinë dhe Hungarinë më 27 maj.

Holanda

  • Baret dhe restorantet në natyrë, muzetë, kinematë dhe vendet e muzikës janë vendosur të hapen nga 1 qershori. Kufijtë holandezë janë të hapur për ata që udhëtojnë brenda zonës Shengen.

Spanja

  • Fluturime të kufizuara vetëm për udhëtime thelbësore. Udhëtarët që vijnë në vend duhet të izolohen për 14 ditë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ilir Kulla dhe Akil Pano japin alarmin: Organizatat satanike operojnë në Shqipëri, flasin për eksorcizma

Ilir Kulla dhe Akil Pano japin alarmin: Organizatat satanike operojnë në Shqipëri, flasin për eksorcizma

Publikuar më 09.07.2020
Në studion e emisionit “Open” po flitet mbi vdekjen tragjike...

Në studion e emisionit “Open” po flitet mbi vdekjen tragjike të Zhaneta e Anisa Josifit, të cilat vendosën të vetëflijoheshin me mosushqyerje, duke shpresuar te ringjallja. Ish-kreu i Kulteve Ilir Kulla dhe pastori i njohur ngritën shqetsimin se në Shqipëri operojnë sekte satanike të cilat janë të rrezikshme. ‘Unë besoj se ajo mund të jetë […]

Lexo më shumë

Pamje të rënda/ Publikohen për herë të parë fotot e Anisa Josifit në shtratin e vdekjes

Pamje të rënda/ Publikohen për herë të parë fotot e Anisa Josifit në shtratin e vdekjes

Publikuar më 09.07.2020
Në emisionin Opinion në Tv Klan janë publikuar pamjet me të ...

Në emisionin Opinion në Tv Klan janë publikuar pamjet me të cilat u përballën mbrëmjen e 2 Korrikut zjarrfikësit, të cilët u futën në shtëpinë e familjes Josifi në zonën e Kombinatit, ku gjetën të vdekura nënë e bijë dhe vajzën tjetër në gjendje të rëndë. Gazetari Spartak Koka ka siguruar këto pamje të cilat […]

Lexo më shumë

Manastirliu: Ja pse nuk u bëhet tamponi të gjithë atyre që paraqiten në spital

Manastirliu: Ja pse nuk u bëhet tamponi të gjithë atyre që paraqiten në spital

Publikuar më 09.07.2020
Duke folur për situatën aktuale të krizës së koronavirusit n...

Duke folur për situatën aktuale të krizës së koronavirusit në vend, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tregoi në “Mbrëmje në Abc” se nuk testohen për koronavirusin të gjithë personat që shfaqen në qendrat shëndetësore si të dyshuar. Manastirliu deklaroi se ka disa teori që po shqyrtohen ndërsa shtoi se do merren parasysh ato që bëjnë […]

Lexo më shumë

Maskat me detyrim në Shqipëri?! Përgjigjet Mira Rakacolli

Maskat me detyrim në Shqipëri?! Përgjigjet Mira Rakacolli

Publikuar më 09.07.2020
Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, deklaroi k...

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, deklaroi këtë pasdite në emisionin “Rudina” në Televizionin Klan, se vendosja e maskave nga qytetarët shqiptarë në ambiente të mbyllura tashmë është e detyrueshme në të gjitha protokollet. Rakacolli tha se nëse një biznes gjendet pa maska pas inspektimeve, atëherë ai është objekt penaliteti. Ndërsa për sa i përket […]

Lexo më shumë

Rreziku i ri/ Ilaçet do të shiten në dyqanet e bukës dhe materialeve të ndërtimit, ja planet e reja në Shqipëri

Rreziku i ri/ Ilaçet do të shiten në dyqanet e bukës dhe materialeve të ndërtimit, ja planet e reja në Shqipëri

Publikuar më 09.07.2020
Para disa ditësh, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, me an...

Para disa ditësh, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, me anë të një denoncimi në faqen e saj zyrtare, shpjegonte se si një i mitur, një fëmijë që nuk dihej nëse kishte apo jo njohuritë për biznesin, po ofrohej për të dhënë shuma marramendëse për të blerë faramcitë ne Shqipëri. Me këtë rast aktualisht është duke […]

Lexo më shumë

“6 pacientë të intubuar, mes tyre edhe të rinj”, Manastirliu tregon gjendjen e të infektuarve: Po luftojnë për jetën (Foto)

“6 pacientë të intubuar, mes tyre edhe të rinj”, Manastirliu tregon gjendjen e të infektuarve: Po luftojnë për jetën (Foto)

Publikuar më 09.07.2020
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ministrja e ...

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka treguar gjendjen të shtruarve në Spitalin Infektiv. Ministrja bën me dije se 6 nga pacientët, të cilët janë të intubuar po luftojmë për jetën. Manastirliu bën me dije se mes të intubuarve ka edhe pacientë të rinj në moshë. […]

Lexo më shumë

Shtrohen rastet me koronavirus në Bulqizë, u merren tamponat edhe 5 familjeve

Shtrohen rastet me koronavirus në Bulqizë, u merren tamponat edhe 5 familjeve

Publikuar më 09.07.2020
Gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Bulqizës janë konfirmu...

Gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Bulqizës janë konfirmuar 4 raste pozitive me Covid-19. Rastet e reja ishin familjarë të mjekut epidemiolog Afrim Sula, i cili rezultoi i infektuar me koronavirus 4 ditë më parë. Së fundmi, burime pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Bulqizë pohojnë që edhe 5 familje të tjera në […]

Lexo më shumë

Rritet numri i të infektuarve në Berat, preken nga COVID dy punonjës të DSHP-së dhe një infermiere

Rritet numri i të infektuarve në Berat, preken nga COVID dy punonjës të DSHP-së dhe një infermiere

Publikuar më 09.07.2020
Sa vijnë dhe rriten rastet e personave të prekur nga koronav...

Sa vijnë dhe rriten rastet e personave të prekur nga koronavirusi edhe në qytetin e Beratit, ku vetën në ditën e sotme janë regjistruar pozitive 4 raste të reja. Mësohet se dy nga rastet e sotme janë kontakte të rasteve të mëparshme të regjistruara brenda institucionit të DSHP-së Berat, ndërkohë që 2 rastet e tjera […]

Lexo më shumë