×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Çun Lajçi kritikon Kurtin për vaksinat: I tha jo Ramës, kur vllau i mirë apo i keq na ofroi atë që kishte

Aktori kosovar Çun Lajçi prej ditësh është i shtruar në repartin e pneumologjisë në spitalin e Prishtinës, ku po lufton me virusin Covid-19.

Lajçi edhe pse i shtruar, ka qenë tepër aktiv me shkrime në rrjete sociale ku përshkruan kushtet në të cilat ai ndodhet.

Përmes një postimi në facebook mesditën e sotme, aktori kritikon qeverinë e Albnin Kurtit dhe refuzimin që ai i ka bërë vaksinave kineze.

“As nji kontratë, as nji datë, as nji shpresë e ministri me Kryeministrin gjejnë kime n’ve! Zgjedhin vaksina evropiane e Evropa i merr edhe vet nga lloj-lloj tregu!?
Unë i shtrimë them: S’e kanë punën të prodhuesit, por të mendjemadhësia e vetbesimi i tepruem. Tue harrue se kapuçbardhët i don Evropa por jo kokë pamukët!?
Zbritni n’tokë se n’retë e bardha ecën para jush tri parti që 20-të vjet, por na rruen për lesh, bile ju, që edhe ne iu deshtëm, hapni sytë e mos ecni rrugëve të tyne, se ne po vdesim për nji vaksinë, për nji ilaç!
Rama s’asht grek as serb, sa do miq n’i pastë, as ma i largët se kinezi e AstraZeneku s’asht, po lidhni miqësi t’rea e punoni si dy vllazën, se ne kemi zgjedhje për kryeministra, ju jo, se popull t’jetër s’keni”, shkruan Lajçi.

POSTIMI I PLOTË
Vetëm për juve N’luftë isha artist, me pak dhe n’plis, që mundohesha me iu frymëzue me gjenialitetin e Hamzës e bacit Adem, tue u mundua me përcjellë heroizmin e tyne, të ushtarët, që mbetën pa Gjeneralin!
S’isha poet as shkrimtar, asnjiherë gazetar, e sot i shtrimë me sisteme infuzionësh n’duer, bahem reporter zori nga dhoma e të prekunve nga covidi!
Shkruej se m’dhembë ajo që shoh tek pacientët që kollitën, nxjerrin kelbaz ngjyrë vishnje e gjëmojnë, e Ai jam edhe unë.
Bukë na binë, e nuk ankohem fare (artistët dikur ishin modest).
Ilaçet vinë me rregull (ato që i ka spitali), por ato të shtrenjtat i blejmë vet, se shteti “s’ka”!
N’fakt unë s’e mbaj mend kur ka pasë, që kur na e sollën lirinë.
Ndoshta pse unë mbaj mend spitalet e Titos, kur kishte pastërti e barna plot, ani pse ishim shqiptarë!
Mbaj mend kur ishte gjallë dr. Ali Sokoli, sepse mora kallje mushknishë, n’provat gjenerale t’nji shfaqje, e shteti dy herë n’ditë vinte n’banesën me qëra dhe m’ipte infuzion e Penicilinë t’500-tve, dhe mushkni t’pjekune, e pra Çun 24 vjeç isha e shqiptarë edhe pa pare!?
Por m’thojshin n’gjuhën e tyne: Artist je, e na duhësh!
“Gati si sot”, që s’pjerdhi kush prej pushtetarve, për t’cilët aq shumë shkrova e recitova!
Për veti e paçin, se thiut s’po mujshe veç kimet me ia krua, se po dinte edhe anash me t’ra!

E unë budalla nisa me shkrua drejt, se nuk durova, e sakicë kambës i rashë!
Nejse, e lash se hina ku t’rrujnë edhe pa brisk!
Po shoh e po shkruej, se zemra po m’dhemb, kur po e shoh filanën tue i ndejt burrit të kryet e tue ushqye si fëmiun. Tue i dhanë me pipëza langje, se ketu t’vjen me vjellë mu afrue të kroni i dhomës ujë me pi.
Aty kryhet edhe urinimi i plakut se s’mundët pa oksigjen n’ËC me shkua, e kush s’e çon.
Ky afër meje, nevojën e madhe e kryen n’krevat, e dhoma kuterbon e mua me vjen me vjellë, e oksigjeni me duhet e nga erë m… s’muj marr frymë, e s’muj ankohem se të smutë jemi e s’kemi faj!
Dhe n’ket gjendje shkruej, se para syshë m’dalin ministrat e pispillosun qe nga Urani, Vitia, Zema e prap Vitia, që na rrejshin se sa shumë kemi ba për shëndetësi!? E ne, nji gotë ujë s’guxojmë me pi, se s’asht Hotel Dukagjini me ndejt pastruesët ditë-natë tue pastrua, as spital Evrope me ra n’gjuj e mos mu përly!
Jemi Kosovë që zgjedhim shumë e kurgja s’kemi.
Si për gjynah na e falën nji pako vaksina e gati e përpimë aeroportin me falënderime.
Por vllaun tonë, edhe përkundër gjithë atyne vaksinave për personelin shëndetësor, nji fjalë falënderimi nga pushteti s’e ndëgjova. Por gjetëm fjalë refuzimi, kur vllau (i keq apo i mirë) na ofroi atë që e kishte marrë për vete, e Albini jo i tha Ramës, ne s’kemi, por rusët e kinezët s’i duem! Veç që s’tha si Ramiz Alia: hamë barë e nuk dorëzohemi!
Sa gabim!
Ma e leht deka se vaksina e vllaut!
As nji kontratë, as nji datë, as nji shpresë e ministri me Kryeministrin gjejnë kime n’ve! Zgjedhin vaksina evropiane e Evropa i merr edhe vet nga lloj-lloj tregu!?
Unë i shtrimë them: S’e kanë punën të prodhuesit, por të mendjemadhësia e vetbesimi i tepruem. Tue harrue se kapuçbardhët i don Evropa por jo kokë pamukët!?
Zbritni n’tokë se n’retë e bardha ecën para jush tri parti që 20-të vjet, por na rruen për lesh, bile ju, që edhe ne iu deshtëm, hapni sytë e mos ecni rrugëve të tyne, se ne po vdesim për nji vaksinë, për nji ilaç!
Rama s’asht grek as serb, sa do miq n’i pastë, as ma i largët se kinezi e AstraZeneku s’asht, po lidhni miqësi t’rea e punoni si dy vllazën, se ne kemi zgjedhje për kryeministra, ju jo, se popull t’jetër s’keni!
Albin zbrit me të dya kamtë n’tokë, se njena s’ka zbritë hala e hapi sytë, se rrugët e malit e t’natës, nuk janë via të drejta, e n’fund mund t’kenë edhe gropa!
Bukën vllaut mos ia refuzo, se sofrat t’nemin, e arat t’i merr egjra.
Shqipëria nderohet tue ia nderua Kryeministrin se je vet Kryeministër e ma mirë se unë e din!
M’falni që fola, por shumë po shoh e kjo po m’vret!
Pulmologji, 04.05.2021

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shifrat në Greqi: 2.461 raste të reja, 68 vdekje dhe 737 persona të intubuar

Shifrat në Greqi: 2.461 raste të reja, 68 vdekje dhe 737 persona të intubuar

Publikuar më 08.05.2021
Rastet e reja të konfirmuara laboratorike të sëmundjes të re...

Rastet e reja të konfirmuara laboratorike të sëmundjes të regjistruara në 24 orët e fundit janë 2.461, nga të cilat 4 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 360,577 (ndryshimi ditor + 0,7%), nga të cilat 51,2% janë burra. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve […]

Lexo më shumë

Ndërrojnë jetë 12 të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, 198 raste të reja në 24 orë

Ndërrojnë jetë 12 të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, 198 raste të reja në 24 orë

Publikuar më 08.05.2021
Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar...

Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 198 raste të reja me koronavirus nga 3,108 teste të kryera. Po ashtu, autoritetet e shëndetit në vend bënë të ditur se brenda ditës, si pasojë e koronavirusit, e humbën jetën edhe 12 qytetarë. Rastet e reja u konfirmuan në Shkup – 76, Kumanovë […]

Lexo më shumë

Kosova regjistron një viktimë dhe 153 raste të reja me COVID-19

Kosova regjistron një viktimë dhe 153 raste të reja me COVID-19

Publikuar më 08.05.2021
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të shtunën...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të shtunën se ka regjistruar një të vdekur dhe 153 raste të reja me sëmundjen COVID-19. “Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv nga Komuna e Mitrovicës (47 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. Rastet e reja dalin pas testimit të 2.784 mostrave […]

Lexo më shumë

E rëndë/ Fëmija 1 vjeç humb jetën nga koronavirusi pas një jave shtrimi në spital

E rëndë/ Fëmija 1 vjeç humb jetën nga koronavirusi pas një jave shtrimi në spital

Publikuar më 07.05.2021
Një fëmijë vetëm 1 vjeç ka humbur jetën si pasojë e koronavi...

Një fëmijë vetëm 1 vjeç ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit shkruajnë mediat kosovare. Zyra për Informim të Shërbimit Spitalor, në Klinikën Universitare të Kosovës ka thënë se fëmija ishte shtruar në Klinikën e Pediatrisë më 30 prill dhe që nga ajo ditë ishte duke u trajtuar nga koronavirusi. Nuk dihet nëse fëmija 1-vjeçar […]

Lexo më shumë

Kurti: Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë

Kurti: Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë

Publikuar më 07.05.2021
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e tij do...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e tij do të përgatisë padi kundër Serbisë për gjenocid. Kurti i bëri komentet në një mbledhje të Qeverisë të premten, ku u miratua edhe programi qeverisës 2021-2025. “Do të bëjmë dialog parimor, të përgatitur e të barabartë me Serbinë, me marrëveshje të njohjes reciproke. Do ta […]

Lexo më shumë

Ulet numri i infektimeve në Greqi/ 2.691 raste të reja, dhe 749 të intubuar dhe 63 vdekje

Ulet numri i infektimeve në Greqi/ 2.691 raste të reja, dhe 749 të intubuar dhe 63 vdekje

Publikuar më 07.05.2021
Greqia njoftoi se rastet e reja të konfirmuara laboratorike ...

Greqia njoftoi se rastet e reja të konfirmuara laboratorike të koronavirusit të regjistruara në 24 orët e fundit janë 2.691, nga të cilat 7 u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 358.116 (ndryshim ditor + 0.8%), nga të cilat 51.2% janë burra. Bazuar në rastet e konfirmuara […]

Lexo më shumë

Përhapja e mutacionit indian, Kosova iu ndalon hyrjen shtetasve nga këto tri vende

Përhapja e mutacionit indian, Kosova iu ndalon hyrjen shtetasve nga këto tri vende

Publikuar më 07.05.2021
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes në K...

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes në Kosovë për personat që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut për shkak të variantit të ri të virusit në ato shtete. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se ky vendim duhet të merret për shkak të rrezikut të variantit të ri indian. […]

Lexo më shumë

Ishulli ‘plot’ me shqiptarë, ekzekutohet biznesmeni i njohur grek/ Policia: E dinim që ai do të ishte shënjestra

Ishulli ‘plot’ me shqiptarë, ekzekutohet biznesmeni i njohur grek/ Policia: E dinim që ai do të ishte shënjestra

Publikuar më 07.05.2021
Vrasja tronditi shoqërinë e Zakynthos. Është vrarë një nga s...

Vrasja tronditi shoqërinë e Zakynthos. Është vrarë një nga sipërmarrësit e famshëm të ishullit, Dimi Korfiati në një zonë të zënë tregtare të qytetit. Aty madje banojnë edhe shumë shqiptar. Sipas informacioneve, biznesmeni 54-vjeçar nga Agios Sostis, i cili disa muaj më parë kishte shpëtuar nga një pritë vrastare kundër tij, në të cilën gruaja […]

Lexo më shumë