×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

COVID zbret tek më të rinjtë, ulet mosha mesatare e jetëve të humbura, sidomos tek femrat

Pas daljes nga izolimi mosha mesatare e jetëve te humbura nga Koronavirusi është ulur në krahasim me rastet gjatë karantinës me gati dy vjet. Virusi i cili me hapjen ka një shtrirje më të gjere në popullatë, po dëmton moshat e reja, të cilat krahas shtrimeve në spital po humbasin edhe jetën.

“Monitor” ka mbledhur dhe përpunuar të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë për të gjitha rastet e jetëve të humbura deri në 30 qershor (63 në total), përfshirë moshën, gjininë dhe sëmundjet shoqëruese të gjithsecilit. Ky është përpunimi i tretë i të dhënave (i pari është bërë më 12 prill, kur kishte 23 jetë të humbura).

Mosha mesatare e personave që kanë humbur jetën është 69.1 vjeç, me një ulje prej 2.1 vitesh në raport me përpunimin e 12 prillit, kur mosha mesatare e 23 jetëve të humbura ishte 71.2 vjeç. Ndonëse janë shumë më pak raste, mosha mesatare është më e ulët në krahasim me Italinë, që është rreth 80 vjeç, apo Greqinë, rreth 74 vjeç.

Mosha mesatare e meshkujve, që kanë humbur jetën nga Covid-19 ishte 68 vjeç, e pandryshuar në raport me përpunimin e 12 prillit. Ndërsa mosha mesatare e femrave zbriti në 71.4 vjeç, nga 77 vjeç në prill, teksa gjithnjë e më shumë femra më të reja po mposhten nga Covid-19.

Gjysma e atyre që humbën jetën kishin sëmundje shoqëruese kryesisht diabet dhe hipertension, ndërsa 3% nuk kishin asnjë sëmundje shoqëruese.

32% e atyre që kanë humbur jetën në Shqipëri nga COVID-19 janë femra. Sipas një kërkimi të fundit të Global Health 50/50, pothuajse çdo vend po raporton vdekje shumë më të larta të meshkujve në raport me femrat, nga Covid-19. Kërkimet sugjerojnë se qelizat mastike, të cilat kontribuojnë në sistemin imunitar janë në gjendje të iniciojnë një reagim shumë më aktiv imun, i cili mund të ndihmojë që të luftojnë sëmundjet infektive më mirë sesa te meshkujt.

Për 1 milion banorë, Shqipëria kishte 22 vdekje, duke u renditur e 86-a nga 215 shtete sipas Worldometers. Serbia e kishte këtë tregues 32, Mali i Zi 18, Kosova 26.5 (sipas burimeve të saj), ndërsa nivelin më të lartë e ka Maqedonia e Veriut, me 145 vdekje për 1 milionë banorë, duke u renditur ne vendin e 26 në botë.

Në botë, niveli më i lartë i vdekjeve është në Belgjike (841 për 1 mln banorë), Mbretërinë e Bashkuar (642), Spanjë (606), Itali (575), Suedi (526), Francë (457), SHBA (389), Holandë (357).

Shtimi i vdekjeve pas hapjes dhe krahasimi me Italinë sipas grupmoshave

Me hapjen e të gjitha shërbimeve spitalore, vala e pandemisë përfshiu Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, ku mjekë dhe pacientë u infektuan njëherazi. Disa nga ata që kanë humbur jetën nga Covid-19 ishin të shtruar në spital për kurimin e sëmundjeve të tjera dhe ishin përgjithësisht të rinj si rasti i një gruaje 34 vjeçe nga Librazhdi. Megjithëse vdekshmëria ka zbritur në mosha më të reja, mjekët pohojnë se, pasojat do të jenë më të lehta se sa në fillimet e saj, për shkak të ngrohjes së motit.

Ditët e qëndrimit në spital për të sëmuret më rëndë janë më të pakta dhe një pjesë e madhe e të sëmurëve me simptoma trajtohen në shtëpi. Doktor Luan Dyrmishi, thotë se, vdekshmëria nga Covid-19 në Shqipëri duhet të krahasohet me rajonin, për shkak se kemi të njëjtat kushte zhvillimi, një popullsi me jetëgjatësi gati të ngjashme. “Në raport me rajonin nuk shoh ndryshim në moshën e vdekjeve” thotë Dyrmishi. Krahasimi më Italinë për vdekjet nga Covid-19 nuk vlen për shumë arsye që lidhen me barrën më të ulët të sëmundjeve dhe jetëgjatësinë më të lartë në Itali etj, pohon mjeku.

Të ndarë sipas grupmoshave, 1.6% ishin të moshave deri në 40 vjeç; 4.8% ishin të moshës 40-49 vjeç 9.5% të grupmoshës 50-59 vjeç; 33% ishin të moshës 60-70 vjeç dhe 33% të moshës 70-80 vjeç dhe 17.5% ishin mbi 80 vjeç. Në total, grupmosha më e prekur ishte ajo e 60-80 vjeç, me rreth 70% të totalit të jetëve të humbura. Por, në krahasim me 12 prillin, ka një rritje te peshës së humbjeve të jetës te grupmoshat më të reja se 60 vjeç.

Në krahasim me Italinë (shteti i vetëm për të cilin janë raportuar të dhënat sipas grupmoshave), grupmosha që ka nivelin më të lartë të vdekjeve është shumë më e re tek ne. Në Itali, sipas të dhënave zyrtare, 59% e të vdekurve, janë të moshës mbi 80 vjeç, përkundrejt 17.7% në Shqipëri. Gati 18% e personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në Itali janë mbi 90 vjeç, sipas të dhënave të raportuara nga “Il Sole 24ore”. Vdekjet në grupmoshën 60-80 vjeç përbënin 37% të rasteve totale në Itali, përkundrejt gati 70% të Shqipërisë./Monitor

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Testi i Covidit njëherë pozitiv njëherë negativ, reagon ISHP: Fajin e ka PD!

Testi i Covidit njëherë pozitiv njëherë negativ, reagon ISHP: Fajin e ka PD!

Publikuar më 06.08.2020
Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar pas akuzave të Parti...

Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike në lidhje me përgjigjet e testiti Covid-19. ISHP thotë se të gjithë testet e kryera i përkasin standardeve më të larta të cilësisë dhe siguri të lartë. “Cilësia e punës së specialistëve të ISHP dhe testeve të përdorura në rastin e COVID-19, janë të […]

Lexo më shumë

Mjeku tregon 3 masat e parandalimit të përhpajes së Covid-19

Mjeku tregon 3 masat e parandalimit të përhpajes së Covid-19

Publikuar më 06.08.2020
Mjeku infeksionit Tritan Kalo, nëpërmjet një postimi në rrje...

Mjeku infeksionit Tritan Kalo, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shprehur tre mënyra se si mund të parandalohet përhapja e virusit. Sipas tij, vetëm nëse secili prej nesh ka një higjiene personale dhe kolektive, nëse ruhet distanca fizike dhe nëse mbahet maska në çdo ambient të mbyllur, mund të frenohet përhapja. Statusi i […]

Lexo më shumë

Infektohet edhe Skrapari, pozitive me Covid-19 babai i sekretares së kryebashkiakut

Infektohet edhe Skrapari, pozitive me Covid-19 babai i sekretares së kryebashkiakut

Publikuar më 05.08.2020
Si shumë qytete të tjera edhe Skrapari ka shënuar sot rastin...

Si shumë qytete të tjera edhe Skrapari ka shënuar sot rastin e parë me Covid-19 pas shpërthimit të epidemisë në vendin tonë. Mësohey se një 67-vjeçar i cili është babai i sekretares së kryebashkiakut ka rezultuar me virus. Rasti i konfirmuar në Skrapar ka ngritur alarmin bashki, ndërkohë që sekretarja është vendosur në karantinë në […]

Lexo më shumë

Nënat e infektuara me virus a mund të ushqejnë fëmijët me gji? Ministria e Shëndetësisë jep përgjigje

Nënat e infektuara me virus a mund të ushqejnë fëmijët me gji? Ministria e Shëndetësisë jep përgjigje

Publikuar më 05.08.2020
Në javën botërore të ushqyerjes me gji, Ministria e Shëndetë...

Në javën botërore të ushqyerjes me gji, Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë përgjigje pyetjes nëse një nënë e infektuar me virusin Covid-19 mund të ushqej foshnjën e saj. Ministria thotë se ushqimi me gji, e mbron fëmijën nga shumë sëmundje edhe nëse nëna është e infektuar. “Ushqyerja me gji  përmirëson mbijetesën e foshnjës, siguron shëndet […]

Lexo më shumë

4 viktima, 2 pa sëmundje shoqëruese/ Vazhdon të rritet numri i të prekurve me Covid në Shqipëri

4 viktima, 2 pa sëmundje shoqëruese/ Vazhdon të rritet numri i të prekurve me Covid në Shqipëri

Publikuar më 28.07.2020
117 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit. Fat...

117 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi” 4 qytetarë: Një 84 vjeçare nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera. Si dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78 vjeçar dhe një 82 […]

Lexo më shumë

Një tjetër shifër rekord, ja sa raste pozitive me Covid u zbuluan këtë të hënë

Një tjetër shifër rekord, ja sa raste pozitive me Covid u zbuluan këtë të hënë

Publikuar më 27.07.2020
Edhe ky fillim jave ka nisur me numër të lartë viktimash dhe...

Edhe ky fillim jave ka nisur me numër të lartë viktimash dhe të infektuarish nga Covid-19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë shënuar 6 viktima dhe 117 raste të reja.  Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi” 6 qytetarë: Një 49 vjeçar nga Shkodra, një […]

Lexo më shumë

Gafa e dytë e Manastirliut me maskën, eksperti shpërthen ndaj videos së publikuar

Gafa e dytë e Manastirliut me maskën, eksperti shpërthen ndaj videos së publikuar

Publikuar më 26.07.2020
Eksperti i Shëndetësisë, Erion Dasho ka reaguar sërish ndaj ...

Eksperti i Shëndetësisë, Erion Dasho ka reaguar sërish ndaj ministres Ogerta Manastirliu. Më herët kjo e fundit, publikoi një video informuese në lidhje me vendosjen e maskës. Sipas Dashos me këtë spot të publikuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu po realizohet një gafë e dytë. “Spoti promocional i sapo lançuar nga vetë Ministrja, që […]

Lexo më shumë

Brenda “zonës së kuqe”, flet inxhinieri i respiratorëve: Sa kapacitete ka Shqipëria, si mund ta fitojnë betejën të intubuarit

Brenda “zonës së kuqe”, flet inxhinieri i respiratorëve: Sa kapacitete ka Shqipëria, si mund ta fitojnë betejën të intubuarit

Publikuar më 23.07.2020
Inxhinieri i pajisjeve mjekësore pranë spitaleve Covid, Erma...

Inxhinieri i pajisjeve mjekësore pranë spitaleve Covid, Ermand Mertenika tregon për “Shekulli”-n fazat në të cilën kalojnë pacientët e shtruar. Inxhinieri flet për rëndësinë e respiratorit dhe se sa kapacitetet ka Shqipëria për të përballur të intubuarit Enida Vërça Respiratori është mjeti me të cilin pacientët e prekur nga Covid-19 kalojnë ditët e tyre të […]

Lexo më shumë