×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Covid-19 shtoi tradhtitë/ Habit dedektivja private: Klientja më kërkoi të investigoja se sa dashnorë kishte e dashura e burrit

E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit në “Tv Klan” ka qenë e ftuar dedektivja e njohur, Shkënda Lila, e cila ka rrëfyer se rastet e tradhtisë që ajo duhet të investigojë janë shtuar në masë pas pandemisë. Dhe sipas saj më e çuditshmja është se numri i meshkujve që shkojnë në zyrën e saj është dyfishuar pas bllokimit sepse dyshojnë se gratë e tyre po i tradhtojnë dhe shkas janë bërë telefonatat apo mesazhet që marrin.

Gjithashtu dedektivja private ka treguar një rast që e ka habitur. Një kliente mjaft e shkolluar dhe e zgjuar i kërkoi të investigonin për të dashurën e burrit, të cilën e njihte shumë mirë dhe të zbulonte nëse ajo po e tradhton burrin e saj dhe në fund t’i jepte fakte se çfarë bën e dashura e tij.

Rudina Magjistari: Më trego një rast ekzemplar le të themi.

Shkënda Lili: Raste ka pafund tek unë 5 vite punë saqë nuk mund t’i mbaj dhe mend. Një rast që unë do përmendja është tani në fund pas Vitit të Ri, kam qeshur dhe e kam marrë me sportivitet në fakt. Ka qenë femër, shumë e shkolluar dhe e ditur dhe e dinte shumë mirë kush është dashnorja dhe më ka thënë që nuk dua të ndjek bashkëshortin, por dua të ndjek personin që shkon me burrin tim. E dinte me emër, mbiemër, adresë pune etj. Unë i kam thënë pse duhet ta dish ti se çfarë bën ajo?

E më tha dua ta di se do i them bashkëshortit ja kush është kjo që shkon ti sepse pretendonte se kjo kishte dhe marrëdhënie të tjera. Nuk ka ardhur për të investiguar burrin, por partneren që ka burri jashtë familjes. Mu duk një rast i çuditshëm në fakt, por unë e mora përsipër sepse këtë punë bëj dhe në finale i pasqyrova të gjithë të vërtetën, i thashë nuk ka njeri tjetër përveç bashkëshortit tënd. Ajo e dinte, vetëm kishte merakun që donte të debatonte me bashkëshortin dhe t’i thoshte që kjo nuk është vetëm me ty, por ka dhe të tjerë.

Rudina Magjistari: Ky është një moment dëshpërimi besoj.

Shkënda Lili: Klientja ime kishte hallin më shumë tek lekët, kishte hall mos ia hante lekët që punonte gjithë ditën. Aty e kishte të gjithë merakun, nuk e kishte merakun që bashkëshorti kishte një partnere tjetër. Mos më hajë lekët e mia thoshte dhe kjo është e gjitha.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Rënia e flokëve nga Covid-19! Çfarë zbuloi studimi më i fundit në Kinë

Rënia e flokëve nga Covid-19! Çfarë zbuloi studimi më i fundit në Kinë

Publikuar më 25.02.2021
Që në nisje të pandemisë Covid-19 u bë me dije se lodhja, hu...

Që në nisje të pandemisë Covid-19 u bë me dije se lodhja, humbja e nuhatjes dhe dhimbja e kraharorit janë disa nga simptomat kryesore të virusit. Por ajo çka ende ka mbetur me pikëpyetje është nëse rënia e flokëve është realisht pasojë e Covid-it. Sipas një studimi të ri shkencor, pothuajse një e katërta e […]

Lexo më shumë

Ema Andrea rrëfehet për ngacmimet seksuale në punë: Në fillim thoja ‘ku është gabimi im’

Ema Andrea rrëfehet për ngacmimet seksuale në punë: Në fillim thoja ‘ku është gabimi im’

Publikuar më 25.02.2021
Një ndër emrat më të njohur të kinematografisë shqiptare, ës...

Një ndër emrat më të njohur të kinematografisë shqiptare, është ai i aktores, Ema Andrea. Përveç kësaj, Ema spikat si personazhi publik që ka qenë gjithmonë në mbështetje të kauzave për mbrojtjen e të drejtave të grave. Në një intervistë për DW, aktorja është rrëfyer krejtësisht pa dorashka për jetën e saj personale. “Kam pasur […]

Lexo më shumë

Pati mosmarrëveshje me drejtuesit? Eneda Tarifa sqaron zërat për largimin e papritur nga “Portokallia”

Pati mosmarrëveshje me drejtuesit? Eneda Tarifa sqaron zërat për largimin e papritur nga “Portokallia”

Publikuar më 24.02.2021
Disa ditë më parë Eneda Tarifa konfirmoi publikisht se nuk d...

Disa ditë më parë Eneda Tarifa konfirmoi publikisht se nuk do të jetë më pjesë e spektaklit “Portokalli”. Edhe pse ajo u rikthye për të moderuar për vetëm pak kohë, Eneda u shpreh në reagimin e saj se i nxori mallin spektaklit të humorit. “Me duhet t’ju njoftoj se rrugëtimi im me spektaklin “Portokalli” përfundon […]

Lexo më shumë

Noizy i bëri ‘diss’ në këngën e fundit, Stresi reagon ashpër nga arratia

Noizy i bëri ‘diss’ në këngën e fundit, Stresi reagon ashpër nga arratia

Publikuar më 24.02.2021
Pas pjesmarrjes në protesta për vrasjen e Klodian Rashës nga...

Pas pjesmarrjes në protesta për vrasjen e Klodian Rashës nga ana e policisë, prej disa muajsh, reperi i njohur Stresi po qëndron në arrati, pasi blutë e kanë nxjerrë në kërkim. Por rreth një muaj më parë reperi rival Noizy i ka kushtuar një këngë grupit të Stresit, duke e detyruar reperin të reagojë nga […]

Lexo më shumë

Flori Mumajesi në zi, këngëtari shqiptar humbet nënën

Flori Mumajesi në zi, këngëtari shqiptar humbet nënën

Publikuar më 24.02.2021
Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi ka humbur sot personin më...

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi ka humbur sot personin më të dashur të familjes, nënën e tij. Lajmi është bërë i ditur nga Top Albania Radio që i referohet burimeve të afërta të familjes. Mësohet se ditën e sotme nëna e tij, po përcillet për në banesën e fundit. Kujtojmë se disa ditë më parë […]

Lexo më shumë

“Dielli doli”, Ardit Gjebrea fiton betejën me Covid-19, si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

“Dielli doli”, Ardit Gjebrea fiton betejën me Covid-19, si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Publikuar më 24.02.2021
Moderatori i njohur shqiptar, Ardit Gjebrea, fitoi “betejën ...

Moderatori i njohur shqiptar, Ardit Gjebrea, fitoi “betejën “ me koronavirusin. Lajmin e bëri të ditur vetë ai nëpërmjet  një postimi në rrjetet sociale, ku ka treguar se ka  mposhtur Covid-19 dhe se tani ndihet më mirë sepse po rikuperohet dita-ditës. Gjebrea ka gjetur rastin të falënderojë mjekun dhe infermieren që janë kujdesur për të […]

Lexo më shumë

Këngëtarja e njohur së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja e njohur së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë

Publikuar më 23.02.2021
Këngëtarja e njohur, Ellie Goulding, shumë shpejt do të bëhe...

Këngëtarja e njohur, Ellie Goulding, shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë. Artistja e hitit “Love Me Like You Do” dhe bashkëshorti i saj, Caspar Jopling, po presin fëmijën e parë bashkë ka zbuluar Ellie për Vogue. Ajo ka treguar se është 30-javëshe shtatzënë. Goulding, që kurorëzoi dashurinë me Jopling me martesë […]

Lexo më shumë

Labinot Tahiri humb durimin nga masat kufizuese të COVID-19: Javën tjetër do këndoj në të gjithë lokalet

Labinot Tahiri humb durimin nga masat kufizuese të COVID-19: Javën tjetër do këndoj në të gjithë lokalet

Publikuar më 23.02.2021
Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri e ka humbur durimin ndaj ...

Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri e ka humbur durimin ndaj masave të vendosura për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Në një postim në InstaStory, këngëtari, i cili ka qenë pa punë që nga momenti i fillimit të pandemisë, shkruan se nga java tjetër do këndojë në të gjitha lokalet e Kosovës. Ai u shpreh se […]

Lexo më shumë