×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

COVID-19/ Çfarë mund të arrijë vaksina dhe çfarë jo?

Të vaksinuarit infektohen me SARS-CoV-2. Pasoja? Në radhë të parë indinjatë – sepse gjithnjë e më shumë po shtohet skepticizmi lidhur me qëllimin e vaksinave.

Pothuasje i gjithë viti i kaluar kaloi me tension për të siguruar vaksinën ndaj COVID-19. Ne mësuam se çfarë janë vaksinat mRNA, ndoqëm me interes të dhënat mbi studimet dhe shpresonim për efektin e tyre. E në brendësi mendonim, se nëse më në fund do të ketë një vaksinë, atëherë çdo gjë do të bëhet mirë si më parë.

Ndërsa tani që i kemi më në fund vaksinat konstatojmë, se puna nuk ecën ashtu si e kishim përfytyruar.

Së fundi mësuam lajmin, se në një shtëpi kujdestarie për të moshuarit në qarkun Osnabrück disa banorë ishin infektuar me koronavirusin e variantit B.1.1.7. Ky lajm ishte indinjues.

Pikërisht në këtë shtëpi kujdesi ishin bërë vaksinat në dozën e parë. Një rast i pastër ky i dështimit të vaksinimit? Në fakt, jo, por kemi të bëjmë me një keqkuptim të vaksinës. “Ka pasur raste tërësisht asimptomatike dhe në përgjithësi me simptoma të lehta, gjë që me sa duket shpjegohet me efektin pozitiv të vaksinës”, i përgjigjet pyetjes së DW-së Burkhard Riepenhoff, zëdhëns shtypi i qarkut Osnabrück.

Edhe autoritetet shëndetësore dhe mjekët janë të sigurtë, që vaksina e dytë në shumicën e ratseve e pengon një ecuri me pasoja të rënda të sëmundjes, thuhet në një njoftim të shtëpisë së kujdesit. E pikërisht ky është qëllimi i vaksinës: të pengojë sëmundjen me pasoja të rënda.

Gabim të mendosh, që mjafton injektimi i vaksinës e gjithçka është në rregull

Vaksinat e licencuara deri tani ndaj COVID-19 të gjitha kanë efekt të mirë. Nëse personi i vaksinuar bie në kontakt me SARSCoC-2, me shumë gjasë ai nuk do të sëmuret, të paktën jo rëndë.

Megjithatë rregullat e ruajtjes së distancës, të higjenës dhe mbajtja e maskës janë të rëndësishsme, lidhur me të cilat Instituti Robert Kosh (RKI) tërheq vëmendjen: „Edhe ai që është vaksinuar, mund të kontribuojë në trasnmetimin e koronavirusit”, shkruhet në faqen e internetit të këtij instituti.

Ajo që vaksinat nuk mund të arrijnë, ose më saktë çka ende nuk është konfirmuar përfundimisht: Është se ende nuk dihet me sigurise se sa ndihmon vaksina në ndalimin e përhapjes së virusit apo në pakësimin e pëhapjes së tij në popullsi. Nuk është po ashtu e konfirmuar qartazi, se deri sa kohë ruan vaksina imunitetin  dhe nëse të vaksinuarit përkohësiht vazhdojnë ta kenë virusin dhe mund t’ua ngjisin atë të tjerëve.

Në raste të tilla një person mund ta kishte përkohësisht virusin, por nuk do të sëmurej. E pikërisht në këtë pikë krijohen keqkuptime: A mbrojnë vaksinat nga infeksioni apo “vetëm” nga sëmundja?

Imunitet i sterilizuar apo funksional

Së brendëshmi ne shpresojmë rastin ideal – të ashtuquajturin “imunitet i sterilizuar” prej vaksinave ndaj koronavirusit. Në një rast të tillë vaksina do të na mbronte nga infeksioni. Virusi bllokohet përpara se të depërtojë në trup.Të vaksinuarit nuk e transmetojnë atë, sepse ata nuk e kanë atë në trup. Pra virusi nuk mund të përhapet më, ky është një aspekt i rëndësishëm për imunitetin e tufës.

Por ky imunitet sterilizues nuk është konfirmuar deri tani në vaksinat ndaj koronavirusit, kështu shpjegon Qendra Federale për Sqarimin shëndetësor. „Deri tani mungojnë ende të dhënat, rezultate mund të ketë vetëm në muajt e ardhshëm.”

Sa i përket të ashtuquajturit “imunitet funksional” infeksioni nuk pengohet, por ai mbron të vaksinuarit nga shpërthimi i sëmundjes dhe ecuria e rëndë e saj”.

Nga mutacionet dalin edhe më shumë pikëpyetje

E ndërkohë që ka mjaft pikëpyetje lidhur me vaksinat, dalin edhe problemet e reja me mutacionet që ka pësuar virusi. Afrika e Jugut p.sh. e ka ndaluar përdorimin e vaksinës së koncernit britaniko-suedez AstraZeneca, për aq kohë sa shkencëtarët ende janë duke u konsultuar për përdorimin më të mirë të këtij medikamenti.

Sipërmarrja farmaceutike pranoi, se vaksina ofron mbrojtje të kufizuar nga një infeksion me ecuri të lehtë të variantit afrikano-jugor të virusit.

Të dhënat paraprake të studimeve të Universitetetve Oksford dhe Witwatersrand, që do të botohen nga AstraZeneca, mbi të cilat ka informaur ndërkohë „Finantial Times”, tregojnë, se vaksina është efikase ndaj variantit B.1.351 duke penguar sëmundjen e rëndë, por sëmundjen e lehtë nuk e parandalon. Të dhënat sipas këtij njoftimi megjithatë janë të kufizuara, sepse testimi është bërë tek 2000 persona të rinj dhe të shëndetshëm.

Mutacionet parimisht nuk janë të pazakonta tek viruset, mesatarisht çdo muaj ka dy variante të reja. Por ndryshimet p.sh. në një pozicion të proteinës Spike mund të kontribuojnë për një përhapje më të shpejtë të virusit. Virsui që ka pësuar mutacion mund të shumohet në rrethana të caktuara më me intensitet e po ashtu të përhapet ose t’i devijojë imunitetit më lehtë se sa koronavirusi fillestar. Drejtuesi i studimit në Afrikën e Jugut, Shabir Madhi, u shpreh optimist duke iu referuar ngjashmërisë së vaksinës me vaksinën e Johnson & Johnson, që ofron 85 përqind mbrojtje nga një sëmundje me ecuri të rëndë. Ka shpresa, që vaksina AstraZeneca në grupmoshat e rrezikuara të funksionojë po aq mirë.

Në Universitetin Oksford po punohet ndërkohë për përshtatjen e vaksinës ndaj varianteve të reja të virusit.

Kujdesi duhet të vazhdojë

Sipas stadit aktual edhe vaksinat e BioNTech/Pfizer dhe Moderna kanë efekt edhe ndaj variantit britanik të virusit B.1.1.7. Por sidoqoftë nëse dikur virusi pëson mutacion të fuqishëm, sa vaksina nuk mund ta neutralizojë atë, atëherë vaksinat duhen përshtatur.

Eksperti socialdemokrat gjerman Karl Lauterbach, i cili është vet epidemiolog, shkruan në Twitter lidhur me zhvillimet e fundit dhe përhapjen e mutacioneve: “Varianti i Afrikës së Jugut tregon, se sa e rëndësishme është të shmanget çdo infeksion.”

Është e domosdoshme edhe më tej, që ne të bashkëpunojmë dhe të jemi aktiv në kufizimin e virusit dhe të gjtiha varianteve të tij: Regullat e ruajtjes së distancës, higjena dhe mbajtja e maskës duhen respektuar, por ashtu duhen kufizuar kontaktet derisa ta kemi pandeminë nën kontroll./DW

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

E trishtë/ Vajza 29-vjeçare u rrëmbye nga një BMW, atë e përdhunuan tre persona, lexoni dëshminë e saj!

E trishtë/ Vajza 29-vjeçare u rrëmbye nga një BMW, atë e përdhunuan tre persona, lexoni dëshminë e saj!

Publikuar më 12.04.2021
Një ngjarje e denjë për filmat ‘Triller’ është zbuluar në Se...

Një ngjarje e denjë për filmat ‘Triller’ është zbuluar në Selanik, ku një studente 29-vjeçare është deklaruar e zhdukur. Vajza e re, siç zbulon protothema.gr, u ankua të dielën pasdite në një stacion policie në Selanik se në orët e para të së shtunës, dy burra dhe dy gra duke hipur në një xhip tip […]

Lexo më shumë

Avionet F-16 grekë dhe turq përfshihen në ‘përleshje’ mbi Detin Egje!

Avionet F-16 grekë dhe turq përfshihen në ‘përleshje’ mbi Detin Egje!

Publikuar më 12.04.2021
Forcat Ajrore Turke kryen një seri provokimesh kundër Greqis...

Forcat Ajrore Turke kryen një seri provokimesh kundër Greqisë, pasi avionët Turq kryen gjithsej 29 shkelje të hapësirës ajrore kombëtare Greke mbi Detin Egje, ndërsa në dy raste Forcat Ajrore Greke u përfshinë në luftime ‘qenësh’ “Dogfight” me avionët pushtues. Katër avionë luftarakë F-16 – dy prej të cilëve ishin të armatosur – dhe katër […]

Lexo më shumë

E goditi drejt dhe në kokë/ Momenti i vrasjes së një oficeri policie nga një trafikant droge (Video)

E goditi drejt dhe në kokë/ Momenti i vrasjes së një oficeri policie nga një trafikant droge (Video)

Publikuar më 12.04.2021
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur kundër një punonjësi poilicie...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur kundër një punonjësi poilicie, ku nga video e regjistruar duket momentin tronditës kur oficeri i policisë u sulmua nga një person tjetër, i cili e qëlloi atë në kokë. Incidenti ndodhi në një rrugë kryesore në New Mexico në fillim të shkurtit. Agresori 39-vjeçar, i quajtur Omar Felix Cueva, […]

Lexo më shumë

Shefi i OBSH-së: Nuk mund të themi kurrë se pandemia ka mbaruar

Shefi i OBSH-së: Nuk mund të themi kurrë se pandemia ka mbaruar

Publikuar më 12.04.2021
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësi...

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e shikon fundin e pandemisë shumë të largët. Këtë fakt e bëri të ditur gjatë një konference për shtyp. Zyrtari i lartë theksoi se konfuzioni dhe vetëkënaqësia në trajtimin e koronavirusit do të thotë se pandemia nuk ka mbaruar. Sidoqoftë, ai mund të vihet nën kontroll brenda […]

Lexo më shumë

“Sikur toka u hap dhe gëlltiti këtë vajzë”/ Zhdukja e një 19-vjeçares shqiptare, familja e saj ngre padi për vrasje: Dyshojmë tek të huajt

“Sikur toka u hap dhe gëlltiti këtë vajzë”/ Zhdukja e një 19-vjeçares shqiptare, familja e saj ngre padi për vrasje: Dyshojmë tek të huajt

Publikuar më 12.04.2021
Disa ditë më parë, familja e 19-vjeçares shqiptare, Artemis ...

Disa ditë më parë, familja e 19-vjeçares shqiptare, Artemis Vasili, e cila nuk ka dhënë shenja jete për gjashtë muaj, ngriti një padi për vrasje ndaj të huajve që besojnë se e rrëmbyen atë. Nëna e saj raportohet se po përballet me probleme serioze psikologjike, pasi ajo ishte shumë afër vajzës së saj e cila […]

Lexo më shumë

Koronovirusi në Gjermani/ Bllokimi i vendit pritet të vazhdojë deri në mes të qershorit

Koronovirusi në Gjermani/ Bllokimi i vendit pritet të vazhdojë deri në mes të qershorit

Publikuar më 12.04.2021
Mundësia e qëndrimit të Gjermanisë në një bllokim deri në me...

Mundësia e qëndrimit të Gjermanisë në një bllokim deri në mes të qershorit u diskutua me zyrtarët e qeverisë shtetërore nga Kancelari Helge Brown, sipas informacionit të cituar nga gazeta “Tagesspiegel”. Qeveria pret që situata epidemiologjike të përkeqësohet, duke u zgjatur të paktën katër deri në gjashtë javë. Brown u tha qeverive të shtetit se […]

Lexo më shumë

Kurti paralajmëron rivendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë: E drejtë që buron nga të qenit i pavarur

Kurti paralajmëron rivendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë: E drejtë që buron nga të qenit i pavarur

Publikuar më 12.04.2021
Qeveria Kurti ll paralajmëron se do të vendosë reciprociteti...

Qeveria Kurti ll paralajmëron se do të vendosë reciprocitetin ndaj Serbisë së shpejti. Zëdhënësi i qeverisëm, Përparim Kryeziu për një media ka deklaruar se reciprociteti buron nga e drejta për barazi, sovranitet dhe të qenit i pavarur. Sipas tij, qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të mbrohen nga sjellja arbitrare e shteteve të tjera. “Reciprociteti […]

Lexo më shumë

Shefi i OLAF: 1.1 miliardë doza të rreme vaksinash dhe testesh të shpejta ndodhen aktualisht në treg, ato ju vijnë tek dera a shtëpisë

Shefi i OLAF: 1.1 miliardë doza të rreme vaksinash dhe testesh të shpejta ndodhen aktualisht në treg, ato ju vijnë tek dera a shtëpisë

Publikuar më 12.04.2021
Ofertat e rreme të 1.1 miliardë dozave të vaksinave COVID-19...

Ofertat e rreme të 1.1 miliardë dozave të vaksinave COVID-19 nga ndërmjetës të supozuar për qeveritë e BE janë aktualisht në treg, tha Ville Itälä, Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF). Në një intervistë me revistën Greke ‘Ta Nea’, Itälä tha se vlera e këtyre ofertave të rreme është afërsisht 15 miliardë […]

Lexo më shumë