×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Çmimet e Bordit po falimentojnë kompanitë e vogla të karburanteve, rritet evazioni fiskal

Fiksimi i çmimeve të karburanteve nga Bordi i Transparencës po krijon pasoja në tregun e karburanteve, nga falimetimi i kompanive të vogla, mbajtja e çmimeve artificialisht më të larta sesa do të ishin nëse operatorët do të manovronin vetë në treg dhe sidomos po çon në një evasion masiv në rrethe, përmes deklarimeve më të ulëta të sasive të shitura. E para është mbyllja e kompanive të vogla, që nuk po arrijnë të mbijetojnë përballë ndryshimeve të shpeshta të çmimeve nga Bordi. Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve bëri të ditur për Monitor se 83 stacione shitjeje në periferi nga Shkodra në Kukës, Pogradec, Dibër etj janë mbyllur tashmë. Rreth 100 pika të tjera furnizohen një herë në tre javë dhe po mbijetojnë me zor. Këto përbëjnë të paktën 10% të pikave totale të karburantit në vend.

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve tha se nëse vazhdon kjo situatë rrezikohet dhe furnizimi me naftë nga importi, pasi askush nuk po negocion kontratë të re. “Kapitali qe duhet për punë është 3 fishuar, bankat dhe fondet ndërkombëtare që mbulojnë çmimin e naftës në bursa kanë rritur kostot, pasi me luhatjet e tregut është rritur shumë rreziku i falimentimeve dhe janë 3- 4 fishuar primet.  Bordi ynë nuk i njeh këto dhe as shumë elementë që po aplikohen mbi çmimin Platz, ndërsa operatorët e shpërndarjes po luajnë për cent”.

Nëse nuk do të ndërhynte Bordi, çmimet do të ishin 10-15 lekë më lirë për litër

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve thotë se nëse nuk do të kishte ndërhyrje nga Bordi, çmimet sot do të ishin të paktën 10-15 lekë për litër më pak sesa janë aktualisht. “Kompanitë kanë përvojë me çmimet dhe manovrojnë kur ai luhatet në  +- 150 – 200 $/toni dhe nëse çmimi bie do të blinin më shumë, duke arritur që të benin mesatarizime të kostove. Por, me ndërhyrjet që bën sot Bordi, që sapo ulet në Bursë i ul çmimet, të gjithë po mbyllin vetëm nevojat ditore, sepse po ra akoma, kompanitë dalin me minus”.

Shoqata tha se operatorët prisnin që Bordi të bënte transparencë mbi çmimin, duke treguar koston e një litri naftë (Çmimi Platz në dollar, kursi, premium, taksat kombëtare, taksat locale, shpenzimet operative të mbështetura në dokumente ligjore kontabël), çka sipas tyre do të lehtësonte dhe spekulimet dhe sqaronte paradokset në treg.

Sipas vendimit të fundit të Bordit, të datës 18 qershor, çmimi me pakicë i naftës shtë 261 lekë për litër, afër niveleve rekord maksimale prej 265 lekë për litër. Në krahasim me fundin e muajit shkurt, përpara fillimit të sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, çmimet janë 34% më të larta. Bordi u krijua në fillim të muajit mars, pasi nafta në tregun vendas arriti në 235 lekë për litër në ditët e para të luftës.

Po rritet evazioni?!

Operatorë të tregut pohuan për Monitor se fiksimi i çmimeve nga Bordi po ndikon në rritjen e evazionit tek karburantet, sidomos në rrethe. Sipas një prej financierëve të këtyre kompanive evazioni po bëhet me sasitë e deklaruara dhe në rrethe kjo dukuri po bëhet massive.

Sipas operatorëve, ndryshimi i çmimeve po i falimenton të vegjlit, se nëse kanë gjendje me çmim të lartë dhe Bordi ditën tjetër ul çmimin, kjo po bën që ata të manovrojnë me sasitë e deklaruara në pompa.

Bie konsumi

Për të gjithë 5- mujorin importet e naftës shënuan rënie me 6% dhe i gjithë fenomeni u përqendrua në tre muajt e fundit mars-maj, pasi nisi lufta në Ukrainë. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, importet e naftës shënuan në muajin maj rreth 44 mijë tonë, nga më shumë se 54 mijë tonë në të njëjtën periudhë të vitit 2021, me rënie 18%. Kjo ishte rënia më e fortë në krahasim me dy muajt paraardhës.

Operatorët e tregut pohojnë se konsumi po bie çdo ditë. Diferenca nga Shkodra në Mal të Zi është gati një euro dhe shumë makina furnizohen përtej kufirit (edhe me shtetet e tjera kufitare, përveç Greqisë, ka diferenca të larta të çmimeve për litër të naftës). Edhe turizmi i fundjavës nuk po ndikon në shtimin e konsumit, pasi të gjithë vijnë me serbatorët plot dhe pritshmëritë janë të ulëta edhe për sezonin e verës. Operatorët thonë se nëse nafta do të lehtësohej nga taksat, të paktën për tre muajt e verës, kjo do të ndikonte në uljen e çmimeve, ndërsa shteti do të arrinte të kompensohej përmes shtimit të konsumit, uljes së evazionit, duke ruajtur njëkohësisht dhe vendet e punës në pikat e karburanteve që me kushtet aktuale rrezikojnë falimentin. /Monitor/

Çmimet e Bordit po falimentojnë kompanitë e vogla të

Burimi: Ministria e Financave

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

VIDEO/ Tragjedia në Berat, momenti kur makina me nënën dhe djalin 6 vjeç bie në lumë

VIDEO/ Tragjedia në Berat, momenti kur makina me nënën dhe djalin 6 vjeç bie në lumë

Publikuar më 27.06.2022
Ky është momenti kur nëna dhe djali 6 vjeç bien në lumë me m...

Ky është momenti kur nëna dhe djali 6 vjeç bien në lumë me makinë. Klaudia Xhaferaj është nëna që humbi jetën bashkë me të birin mesditën e sotme në Berat. Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Osum.

Lexo më shumë

Nënë e bir vdiqën pasi makina ra në lum nga ura, dëshmitarët: Djali ishte me vigon në krah

Nënë e bir vdiqën pasi makina ra në lum nga ura, dëshmitarët: Djali ishte me vigon në krah

Publikuar më 27.06.2022
Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme në Berat, pasi makina ...

Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme në Berat, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe ra në lum. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”. Sipas policisë, K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë. […]

Lexo më shumë

VIDEO-SKANDALI, bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura

VIDEO-SKANDALI, bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura

Publikuar më 27.06.2022
Bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambro...

Bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura, duke i lënë ato të ngrodhin. Pamjet e siguruara nga “Shekulli” tregojnë të ashtuquajturin vendstrehim të qenve të rrugës në periferi të qytetit. Dhjetra prej tyre, të lidhur me zinxhirë, mbahen në diell pa ushqim, derisa të japin shpirt. E njëjta pamje ishte mëse një vit […]

Lexo më shumë

Aksident tragjik në Berat, makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin

Aksident tragjik në Berat, makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin

Publikuar më 27.06.2022
Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Berat, ku nj...

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Berat, ku një makinë ka përfunduar në lumë.  Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Goricës, ndërsa brenda automjetit në momentin e aksidentit ndodhej një grua së bashku me fëmijën e saj të mitur 6 vjeç, të cilët fatkeqësisht kanë humbur jetën. Njoftimi […]

Lexo më shumë

Dy shqiptarët tregojnë motivin absurd të rrahjes për vdekje të 42-vjeçarit grek: Na pa egër!

Dy shqiptarët tregojnë motivin absurd të rrahjes për vdekje të 42-vjeçarit grek: Na pa egër!

Publikuar më 27.06.2022
Policia në Greqi ka arrestuar dy persona, për ngjarjen e buj...

Policia në Greqi ka arrestuar dy persona, për ngjarjen e bujshme, ku pesë të dyshuar kanë masakruar një 42-vjeçar grek në një lokal në Athinë. Arrestimet janë kryer sot në mëngjes, ku në pranga ka rënë një grek dhe një i huaj 24-vjeçar. 42-vjeçari u dhunua për vdekje të dielën nga pesë persona, që sipas raportimeve ishin […]

Lexo më shumë

Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë në Kosovë

Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë në Kosovë

Publikuar më 27.06.2022
Gazetari serb, Rade Radovanoviç ka folur për RTV Dukagjini d...

Gazetari serb, Rade Radovanoviç ka folur për RTV Dukagjini dhe për qëndrimin e tij prokosovar. Ai ka thënë se në librin e tij, kishte shkruar për masakrat që kishin ndodhur në Kosovë nga shteti serb dhe se nuk pret rregullim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, përderisa në krye të shtetit të Serbisë është Presidenti Aleksandar Vuçiqi. “Nga Dritarja […]

Lexo më shumë

Kryeministria dhuron gjak, Rama pyet mjeken: Sa herë ma ke pirë?

Kryeministria dhuron gjak, Rama pyet mjeken: Sa herë ma ke pirë?

Publikuar më 27.06.2022
Tradita e dhurimit vullnetar të gjakut, në Kryeministri, vij...

Tradita e dhurimit vullnetar të gjakut, në Kryeministri, vijoi edhe këtë vit si një akt solidariteti njerëzor, duke ju bashkuar sloganit të Ditës Botërore të Dhurimit të gjakut 2022  “Bashkoni përpjekjet dhe shpëtoni jetë”! Kryeministri Rama një dhurues i rregullt i gjakut prej thuajse dy dekadash ishte i pari që dhuroi sot gjak në ndihmë […]

Lexo më shumë

Zjarri në Sazan, ministri Peleshi ia lë përgjegjësinë bashkisë së Vlorës: Zjarrfikëset nuk i kemi ne

Zjarri në Sazan, ministri Peleshi ia lë përgjegjësinë bashkisë së Vlorës: Zjarrfikëset nuk i kemi ne

Publikuar më 27.06.2022
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e cilësoi një zjarr pothua...

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e cilësoi një zjarr pothuajse serioz flakët që pushtuan për katër ditë me radhë ishullin e Sazanit. Gjatë debatit në Komision me deputetin e PD Ferdinant Xhaferaj, Peleshi u shpreh se çështja e zjarrit në Sazan është bërë sikur të ishte bërë nami. “Ne kemi pasur një zjarr pothuajse serioz në […]

Lexo më shumë