×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Cili ishte roli i ish-ministrit Nasip Naçi dhe Avokates së Shtetit në gjobën 110 mln euro të Becchetit

Procesi gjyqësor mes Shqipërisë dhe biznesmenit italian Francesco Beccheti, i cili u ngarkoi shqiptarëve faturën marramendëse 120 milionë euro, përveç përgjegjësisë direkte të zyrtarëve më të lartë të qeverisë, ekspozon një rrjet të mirëfilltë konflikti interesi dhe transaksionesh të dyshimta të ngritura rreth Avokaturës së Shtetit. Historia nis në vitin 2015.

Në 23 janar 2015, Avokatura e Shtetit nis procedurat për të kontraktuar studion ligjore që do të mbronte Shqipërinë në abritrazh për dy paditë e ngritura nga Beccheti. Tre javë më vonë, në 13 shkurt, Avokatura e Shtetit, që në atë kohë drejtohej nga Alma Hicka, shpalli fituese studion angleze Ëragge Laërence Graham and co.(ËRAG Llorens Graham and ko) me çmimin rekord 2.2 milionë euro.

Por tenderi do të ngrinte menjehërë dyshime edhe vetë brenda qeverisë. Pas shpalljes së fituesit, ish ministri i Drejtësisë Nasip Naço, përmes një shkrese i kërkon Avokaturës së Shtetit se pse kishte ndjekur dy standarde të ndryshme në përzgjedhjen e fituesve për dy paditë e ngritura nga Beccheti duke hedhur hije dyshime se studioja britanike nuk kishte reputacionin dhe kapacitetin e duhur për të përfaqësuar një çështje kaq të rëndësishme.

Më parë në tryezën e Nasip Naços kishte mbërritur një ankesë nga një prej konkurrentëve në tender, studioja e mirënjohur Derains&Garavi. Edhe pse më parë, kjo studio kishte përfaqësuar Shqipërinë në disa procese gjyqësore arbitrazhi, të gjitha të fituara Avokatura e Shtetit e skualifikoi duke e vlerësuar me zero pikë. Për këtë në ankesën drejtuar ministrit Nasip Naço, avokati Hamit Gharavi, hidhte hije të rënda dyshimi mbi tenderin që përzgjodhi studion britanike duke akuzuar Avokaturën e Shtetit për konflikt të drejtpërdrejtë interesi.

Por saga sapo kishte filluar. Një vit pas përzgjedhjes së studios britanike, Ministria e Energjisë incioi një projektvendim për t’i dhënë 2 milionë euro të tjera shtesë studios britanike, Ëragge Laërence Graham and co, vec çmimit rekord prej 2.2 milionë euro të paguar në në momentit e përzgjedhjes.

Vërshimi i parave lumë drejt studios britanike, krijoi dyshime edhe vetë brenda qeverisë. Në ministrinë e Drejtësisë ishte larguar Nasip Naço, por kishte ardhur Ylli Manjani. Përmes një shkresë zyrtare, Manjani i kërkonte sqarime Ministrisë së Energjisë, për koston shtesë prej 2 milionë eurosh që po paguhej për studion britanike. Në përgjigje, Damian Gjinkuri e justifikonte pagesën shtesë si kosto për ekspertët e pajtuar nga studioja avokatore.

Për 1 vit e gjysmë tentative e qeverisë për t’i dhënë para shtesë studios britanike u bllokua nga Ylli Manjani. Por pas largimit të Manjanit nga Ministria e drejtësisë konflikti u zgjidh dhe rruga për pagesat u zhbllokua. Përmes dy vendimeve të shpejta në qershor dhe korrik 2018, qeveria miratoi dhënien e 2 milionë eurove shtesë për avokatët britanikë. Pra në total, 4.2 milionë euro duke e bërë këtë kontratën më të shtrenjtë juridike në historinë e Shqipërisë.

Sa më shumë kalonte koha, aq më shumë do të shtoheshin dyshimet për konfliktin e interesit, mbi Avokaturën e Shtetit. MCN publikon ekskluzivisht dokumentet e Gjykatës së Arbitrazhit, të cilat hedhin dritë mbi aktorët që kanë përfaqësuar Shqipërinë në procesin me Beçhetti. Mes tyre, sipas vendimit të gjykatës, rezulton edhe studioja ligjore “Haxhiaj dhe Hajdari”, në cilësinë e nënkontraktorit nga studio ligjore britanike.

Studio ligjore “Haxhiaj dhe Hajdari” është themeluar në vitin 1992. Në shkurt të vitit 2013, asaj i bashkohet si ortak, Envi Hicka, bashkëshorit i avokates së shtetit, Alma Hicka. Sipas dokumentave në QKR rezulton se Hicka, ka qëndruar vetëm 1 vit si ortak tek studio Haxhiaj dhe hajdari, pasi në fillim të vitit 2014 i ka shitur 5 për qind të aksioneve që zotëronte për vetëm 5 mijë lekë.

A ishte kjo një shitje, thjesht fiktive? Dyshimet kanë qenë edhe mes vetë institucioneve të shtetit, pasi pak ditë më parë komisioni i pavarur i kualifikimit e shkarkoi gjyqtaren Alma Hicka për mosjutifikim të pasurisë dhe për konfliikt interesi. Megjithatë në rastin e Becchettit, faktet janë këto. Avokatura e Shtetit përzgjodhi në mënyrë të dyshimtë studion britanike për të mbrojtur Shqipërinë kundër Becchetit duke i paguar asaj 4.2 milionë euro. Studio britanike ka pajtuar si nënkontraktor firmën shqiptare në të cilën bashkëshorti i ish-avokates së Shtetit ka qenë ortak. Se sa nga 4.2 milionë eurot, që Avokatura dhe qeveria i paguan studios britanike, u kthyen sërish mbrapsht në Shqipëri përmes manovrës me studion “Haxhiaj dhe Hajdari”, kjo mbetet të verifikohet nga prokuroria. Por procesi i Becchet është i mbushur me dyshime për aferë nga të gjitha drejtimet./MCN/

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Dhunuan punonjësin e policisë gjatë ndeshjes Tirana-Kastrioti, arrestohet Presidenti dhe Drejtori teknik i klubit të Superiores

Dhunuan punonjësin e policisë gjatë ndeshjes Tirana-Kastrioti, arrestohet Presidenti dhe Drejtori teknik i klubit të Superiores

Publikuar më 09.05.2021
Policia ka informuar mëngjesin e sotëm se ka vënë në pranga ...

Policia ka informuar mëngjesin e sotëm se ka vënë në pranga shtetasin Alban Vogli, President i klubit të Kastriotit dhe shtetasin Gazment Vogli, Drejtor Teknik të tij. Arrestimi i tyre erdhi pas trazirave që ndodhën ditën e djeshme në “Selman Stërmasi”, gjatë ndeshjes Tirana-Kastrioti. Sipas Policisë gjatë zhvillimit të ndeshjes, këta të dy anë hyrë […]

Lexo më shumë

E rëndë në Durrës/ Gjendet i mbytur nga peshkatarët një 56-vjeçar

E rëndë në Durrës/ Gjendet i mbytur nga peshkatarët një 56-vjeçar

Publikuar më 09.05.2021
Një 56-vjeçar është gjetur i mbytur në Porto Romano. Sipas i...

Një 56-vjeçar është gjetur i mbytur në Porto Romano. Sipas informacioneve paraprake nga Durrësi, sot rreth orës 7:35 është gjetur i mbytur në det nga peshkatarët shtetasi B. B.,  rreth 56 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Durrës/Informacion paraprak Më datë 09.05.2021, në orën 07:35, në Porto Romano, është gjetur i mbytur […]

Lexo më shumë

Vdekja në Durrës e 3 anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani, procedohen penalisht 2 mjekë

Vdekja në Durrës e 3 anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani, procedohen penalisht 2 mjekë

Publikuar më 09.05.2021
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në familjen Haliti nga Gjila...

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në familjen Haliti nga Gjilani, ku tre anëtarët e së cilës (nëna dhe djali me bashkëshorten) kanë ndërruar jetë në Manzë, Durrës. Dyshohet se shtetasit nga Gjilani kanë mbledhur kërpudha dhe pasi i kanë konsumuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit janë helmuar. Pas kësaj ngjarjeje të […]

Lexo më shumë

E rëndë në Lezhë/ Gjendet në rrugë një person i pajetë

E rëndë në Lezhë/ Gjendet në rrugë një person i pajetë

Publikuar më 09.05.2021
Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Lezhë....

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Lezhë. Paraprakisht bëhet me dije se, sot rreth orës 06:30, në vendin e quajtur “Tregu i Milotit”  është gjetur në rrugë, pa shenja jetë një shtetas ende i paidentifikuar. Sipas uniformave blu, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera Lezhë/ […]

Lexo më shumë

U pa përtej Adriatikut, të gjithë me sytë nga qielli, shikoni ku ndodhet tani raketa kineze

U pa përtej Adriatikut, të gjithë me sytë nga qielli, shikoni ku ndodhet tani raketa kineze

Publikuar më 08.05.2021
Bota është në ankth dhe me sytë nga qielli ku do të bjerë ra...

Bota është në ankth dhe me sytë nga qielli ku do të bjerë raketa kineze. Në linkun e mëposhtëm ju mund të shikoni në kohë reale lëvizjen e raketës kineze se në cilin cep të hapësirës ndodhet. Ushtria amerikane parashikoi se raketa kineze do të bjerë në Turkmenistan në Azinë Qendrore. Dje një teleskop në […]

Lexo më shumë

Grushte dhe shkulje flokësh, rrihen keq adoleshentet në Tiranë (VIDEO)

Grushte dhe shkulje flokësh, rrihen keq adoleshentet në Tiranë (VIDEO)

Publikuar më 08.05.2021
Dy vajza adoleshente janë zënë me njëra-tjetrën në mes të rr...

Dy vajza adoleshente janë zënë me njëra-tjetrën në mes të rrugës në afërsi të shkollës 9-vjeçare Musine Kokalari në Tiranë. Siç shihet nga videoja e siguruar nga “JOQ”, vajzat qëllojnë njëra-tjetrën me grushte dhe kapen nga flokët. Ndërkohë nuk dihet shkaku i këtij sherri mes vajzave.

Lexo më shumë

A do pranojë post nga Rama në qeveri? Halim Kosova jep përgjigjen e qartë: Nuk luftoj për këtë gjë, por shëndetësia s’njeh parti!

A do pranojë post nga Rama në qeveri? Halim Kosova jep përgjigjen e qartë: Nuk luftoj për këtë gjë, por shëndetësia s’njeh parti!

Publikuar më 08.05.2021
Ish-deputeti demokrat, mjeku Halim Kosova, tregoi në emision...

Ish-deputeti demokrat, mjeku Halim Kosova, tregoi në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, nëse do të pranonte një post nga kryeministri Edi Rama. Kosova tha se sistemi shëndetësor nuk njeh parti, por do konsensus të përgjithshëm politik, që të ndërtohet afatgjatë. Mes të tjerash, mjeku e tha qartë se nuk lufton për […]

Lexo më shumë

Shkoi për pushime tek e bija, por burri humb jetën sapo hyn në det

Shkoi për pushime tek e bija, por burri humb jetën sapo hyn në det

Publikuar më 08.05.2021
Një i moshuar ka gjetur vdekjen në Shëngjin të Lezhës. Mësoh...

Një i moshuar ka gjetur vdekjen në Shëngjin të Lezhës. Mësohet se 71-vjeçari kishte ardhur për pushime tek e bija në Lezhë dhe sot kishte shkuar të lahej në det. Dyshimet janë se i moshuari ka pësuar arrest kardiak. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të […]

Lexo më shumë