×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Çifti shqiptar u vra mizorisht nga babai i 25-vjeçares, rrëfimi prekës i vëllait të dhëndrit

Një ngjarje e rëndë ndodhi në fund të vitit 2019, në Melburn në Australi, ku një baba shqiptar, Osman Shaptafaj, vrau vajzën e tij Lindita Musai 25 vjeç dhe dhëndrin e tij Vetonin 29 vjeç para shtëpisë së tyre. Çifti kishte dalë për të festuar 1 vjetorin e martesës, festime që u përmbyllën në mënyrën më tragjike të mundshme. Shkak për këtë ngjarje tragjike duket se ka qenë fakti se Shaptafaj ishte ndjerë i parespektuar dhe ishte i inatosur sepse nuk i kishin kërkuar leje përpara se të martoheshin. Ai po ashtu mendonte se fëmijët kishin krijuar “aleancë” me nënën e tyre pas ndarjes, e kjo kishte nisur të krijonte probleme në familje. Në shkurt të këtij viti ai është shpallur fajtor për vrasjen e vajzës së tij 25 vjeçare dhe të dhënrit të tij, ditën e ndërrimit të viteve në 2019-n. Çifti, shqiptar nga Maqedonia e Veriut jetonin prej vitesh në Australi, po ktheheshin në shtëpinë e tyre në Yarraville, kur u qëlluan nga pas. Vajza vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa bashkëshorti i saj një ditë më pas në spital.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën e Lartë, prokurorja e çështjes Catherine Parkes i tha trupës gjykuese se Shaptafaj jetonte i vetëm në Altona dhe nuk kishte leje për të mbajtur armë. Ai u largua nga shtëpia e tij në orën 08:20 të mëngjesit me armë e municione me vete dhe udhëtoi me makinë deri në zonën Yarraville. Pasi qarkulloi nëpër rrugët e lagjes, ai parkoi para shtëpisë së çiftit, rreth orës 09:00. Ngjarja ndodhi në 10:23, momenti kur Linda dhe Vetoni mbërritën në shtëpi dhe i ranë ziles. Ndërkohë që prisnin, Shaptafaj i erdhi nga pas dhe i qëlloi me armë nga një distancë e shkurtër. Një anëtar i familjes dëgjoi të shtënat dhe doli jashtë me vrap. Çiftin e gjeti përtokë në derë të shtëpisë, ndërsa Shaptafajn disa metra më tutje me armën e drejtuar nga vetja dhe pa shprehi në fytyrë. Më pas ai shkoi në një park që ndodhej aty pranë dhe e qëlloi veten dy herë në kokë. U dërgua në spital dhe iu nënshtrua operacionit. Atij iu hoq syri i djathtë dhe mbeti me dëmtim në tru. Në gjykatë u tha se policia nuk ka mundur të zbulojë se ku e gjeti armën Shaptafaji. Po ashtu autoritetet nuk kanë mundur të përcaktojnë se nga e dinte ai që çifti po kthehej në shtëpi.

Linda dhe vëllai

Shaptafaj ishte martuar në 1989 dhe çifti kishte dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Prokurorja tha se Shaptafaj kishte qenë i dhunshëm me familje dhe ishte divorcuar në vitin 2008. Në gjykatë u mësua po ashtu se Linda i kishte thënë vëllait të saj se e urrente të atin dhe se shpresonte se nuk do ta shihte më kurrë, e kështu do të mund të jetonte pa frikën se ai mund të kthehej për ta lënduar sërish. Familja ishte shkëputur tërësisht nga Shaptafaj dhe nuk e takonte që prej 2011-s. Ndërkohë në gjykatë mes 28 personave që kanë dëshmuar ka qenë edhe vëllai i  madh i  Vetonit, Drilon Musai, i cili është prekur dhe përlotur disa herë gjatë dëshmisë së tij. Ai ka deklaruar se që nga lindja nuk ishte ndarë kurrë me vëllain e tij, dhe dhomat e gjumit i kanë pasur vetëm një metër larg njëri-tjetrit. “Ai ishte shoku im më i mirë, ai ishte i besuari im, ai ishte partneri im në krim. Ne jetuam nën të njëjtën çati gjatë gjithë jetës sonë dhe dhomat tona nuk ishin kurrë më shumë se një metër larg njëra-tjetrës”, ka thënë ai. Ndër të tjera ai ka bërë me dije se Musai tha se vdekja e vëllait të tij i kishte lënë atij një guaskë të një njeriu, i cili tani nuk ishte në gjendje as të qeshte sepse ndante të qeshurën identike me atë të vëllait të tij të vdekur.

Vetoni me vëllezërit 

Duke u përlotur disa herë, Musai tha se ishte i detyruar të planifikonte funeralet e vëllait dhe kunatës së tij një vit pasi kishte planifikuar dasmat e tyre. Avokatja mbrojtëse e tij, tha në gjykatë se ndarja nga bashkëshortja dhe më pas nga familja e kishte tronditur thellësisht. “Vitet që pasuan duket se kishte zënka me fëmijët dhe besonte se pas ndarjes ata kishin krijuar aleancë me të ëmën kundër tij”, tha ajo.

Në 2013-n Shaptafaj u përfshi në një aksident të rëndë me motor dhe që prej asaj kohe nuk ishte në gjendje të punonte. Ai jetonte vetëm dhe e kalonte kohën duke parë televizor apo duke luajtur në kompjuter. Më vonë u diagnostikua me çrregullim depresiv. Nga fundi i 2019-s, sipas avokates së tij, Shaptafaj nuk kishte qenë në gjendje të mirë mendore. Sipas avokates, kishte një ‘vakum’ që mund të shpjegonte vrasjen e dyfishtë.

Por gjyqtari i çështjes tha se të gjitha të dhënat tregonin se Shaptafaj kishte qenë i zemëruar për faktin se nuk i kishin marrë leje për t’u martuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Era i çoi kamardaret larg bregut të Shëngjinit, shpëtohen 3 të mitur dhe 45-vjeçari

Era i çoi kamardaret larg bregut të Shëngjinit, shpëtohen 3 të mitur dhe 45-vjeçari

Publikuar më 10.08.2022
Policia Kufitare Shëngjin tha se u erdhi në ndihmë 4 pushues...

Policia Kufitare Shëngjin tha se u erdhi në ndihmë 4 pushuesve ( 3 prej tyre të mitur) që rrezikuan të mbyteshin në det, pasi ishin larguar me komardare rreth 1 milje larg bregut dhe nuk po ktheheshin dot në breg. Sipas njoftimit, gjatë patrullimit të zonës së plazhit, me qëllim garantimin e një sezoni turistik […]

Lexo më shumë

Pas kontrollit të vilës nga FBI, ish-presidenti Trump pritet të merret në pyetje nga Prokurorja e Përgjithshme e New York-ut

Pas kontrollit të vilës nga FBI, ish-presidenti Trump pritet të merret në pyetje nga Prokurorja e Përgjithshme e New York-ut

Publikuar më 10.08.2022
Ish-Presidenti Donald Trump pritet të merret në pyetje nga P...

Ish-Presidenti Donald Trump pritet të merret në pyetje nga Prokurorja e Përgjithshme e New Yorkut, Letitia James të mërkurën, raporton CNN.  Veprimet e fundit të FBI-së me kontrollin e një prej vilave të ish-presidentit, duket se i kanë dhënë një  pikë kthese vendimtare një hetimi civil të nisur mbi praktikat e tij të biznesit. Është e […]

Lexo më shumë

Rama takohet me Erdoganin në Turqi: Biseduam për energjinë dhe ushqimin

Rama takohet me Erdoganin në Turqi: Biseduam për energjinë dhe ushqimin

Publikuar më 10.08.2022
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur pas takimit që ...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur pas takimit që e kishte në Ankara me presidentin e Turqisë Recep Taip Erdogan, me ftesën e këtij të fundit. Në atë takim është diskutuar për krizën energjetike dhe sigurimin e lëndëve të ushqimeve bazë. “Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Endogam dhe projekte konkrete për përballimin e […]

Lexo më shumë

Shqipëria i lufton zjarret me pajisje 50-vjeçare

Shqipëria i lufton zjarret me pajisje 50-vjeçare

Publikuar më 10.08.2022
Zjarret vazhdojnë të përpijnë qindra hektarë pyje në Shqipër...

Zjarret vazhdojnë të përpijnë qindra hektarë pyje në Shqipëri, duke rrezikuar edhe zonat e banuara dhe tokat bujqësore. Rritja e temperaturave në muajin gusht po shoqërohet edhe me shtimin e vatrave të zjarrit në sipërfaqet pyjore dhe ato me shkurre të Shqipërisë. Njëzet e tetë vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit, prej […]

Lexo më shumë

Ka 10 vite që nuk mbaron, kredi tjetër 49 mln dollarë për rrugën e ‘florinjtë’ Qukës-Qafë Plloçë

Ka 10 vite që nuk mbaron, kredi tjetër 49 mln dollarë për rrugën e ‘florinjtë’ Qukës-Qafë Plloçë

Publikuar më 10.08.2022
Është nënshkruar marrëveshja e huasë mes qeverisë shqiptare ...

Është nënshkruar marrëveshja e huasë mes qeverisë shqiptare dhe Fondit Arab të Zhvillimit për përfundimin e plotë të rrugës Qukës-Qafë Plloçë. Kredi do të jetë 49 mln dollarë, ndërsa më herët janë dhënë edhe 25 milionë dollarë. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se kredia ishte me kushte të favorshme, duke pasur paraysh që bota […]

Lexo më shumë

Lulzim Peci, thirrje Albin Kurtit: Lejimi i shamive në shkolla godet në themel karakterin sekular të vendit tonë

Lulzim Peci, thirrje Albin Kurtit: Lejimi i shamive në shkolla godet në themel karakterin sekular të vendit tonë

Publikuar më 10.08.2022
Lulzim Peci, drejtor ekzekutiv i Institutit “KIPRED”, ka thë...

Lulzim Peci, drejtor ekzekutiv i Institutit “KIPRED”, ka thënë se fushata e nisur së fundmi që në shkolla të lejohet bartja e shamisë islame, ka për qëllim që të fusë islamin politik përmes institucioneve shtetërore. Peci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shpreson se Qeveria e Kosoves nuk do të bëjë një gabim madhor […]

Lexo më shumë

Rruga Kombinat-Plepa, e harruar nga qeveritë prej 20 vitesh

Rruga Kombinat-Plepa, e harruar nga qeveritë prej 20 vitesh

Publikuar më 10.08.2022
Kjo është rruga e vjetër Tiranë –Plepa, e njohur si Rruga e ...

Kjo është rruga e vjetër Tiranë –Plepa, e njohur si Rruga e Ndroqit. E gjatë rreth 28 kilometra dhe në një kohë normale, të merr më shumë se 50 minuta udhëtim. Koha shtohet në ditët e dimrit kryesisht, kur shirat përkeqësojnë situatën. Kanë kaluar më shumë se rreth 20 vjet, dhe në këtë aks, ndër […]

Lexo më shumë

U sugjeroi myslimanëve taliatele me mish derri për iftar, moderatorja anulon ribotimin e librit me receta gatimi: U shtrenjtua printimi, çmimi dyfishohet

U sugjeroi myslimanëve taliatele me mish derri për iftar, moderatorja anulon ribotimin e librit me receta gatimi: U shtrenjtua printimi, çmimi dyfishohet

Publikuar më 10.08.2022
Moderatorja Arbana Osmani, që bën edhe libra me receta gatim...

Moderatorja Arbana Osmani, që bën edhe libra me receta gatimi, njoftoi fansat se nuk do ta ribotojë librin, sepse janë rritur çmimet e printimit. Përmes një postimi në Instagram, Arbana ka njoftuar se ka vendosur mos ta ribotojë për shkak se është rritur çmimi i lëndës së parë dhe rrjedhimisht dhe çmimi i librit dyfishohet. […]

Lexo më shumë