Champions League dhe Europa League pezullohen nga UEFA

Të gjitha ndeshjet e Champions League dhe Europa League janë pezulluar “deri në një njoftim të mëtejshëm” nga UEFA, kjo për shkak të pandemisë globale të koronavirusit.

Të gjitha ndeshjet e ekipeve kombëtare në qershor, janë shtyrë gjithashtu, përfshirë edhe ndeshjet play-off për Euro 2020 – tashmë të shtyhet në 2021 – dhe ndeshjet kualifikuese për Euro 2021 të grave.

55 shoqatat e anëtarëve të trupit drejtues evropian u takuan sot, të mërkurën.

Ndërsa Premier League është pezulluar së paku deri më 30 prill.

Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin tha javën e kaluar se sezoni mund të humbet nëse loja nuk fillon deri në fund të qershorit.

“Nëse nuk kemi sukses në rifillimin, sezoni ka të ngjarë të humbasë,” tha slloveni.

Ai i tha gazetës italiane La Repubblica: “Se ka një plan A, B dhe C.

“Të tre opsionet janë që të fillojnë përsëri në mes të majit, në qershor ose në fund të qershorit.

“Ekziston gjithashtu mundësia për të filluar përsëri në fillim të [sezonit] të ardhshëm, duke filluar atë më vonë. Ne do të shohim zgjidhjen më të mirë për ligat dhe klubet.”

Ceferin thotë se të luash ndeshjet e mbetura me dyer të mbyllura do të duhej të ishte një opsion për të gjithë Evropën.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet