Champions League/ Atalanta shpartallon Valencian, shkon e sigurt drejt çerekfinales (Golat)

Ndeshja e Ligës së Kampioneve mes Atalantës dhe Valencias do të shkruajë padyshim historinë e futbollit italian, pasi skuadra e Bergamos nuk ka qenë kurrë në nivele të tilla në arenën ndërkombëtare.

Me plot 4 gola ajo e ka shpartalluar skuadrën spanjolle e cila ka mundur të shënojë vetëm 1 në portën italiane. Hateboer (16), Ilicic (42), Freuler (57) dhe sërish Hateboer në minutën e ’67 i kanë dhënë një goditje të fortë spanjollëve, të cilët minimizojnë shanset për kualifikim, ndërsa Atalanta shkon me kryet lart si pretendente edhe për të ngritur trofeun e Europa League.

Skuadra italiane nuk i trembet sfidave siç ka bërë në dy sezonet e fundit në Itali ku po mahnit me futbollin e saj të jashtëzakonshëm.

Formacionet

Atalanta: Golini, Toloi, Palomino, Kaldara, Gosens, Frojler, De Ron, Hateber,  Pasaliç, Iliçiç, Gomez.
Trajner: Xh. Gasperini

Valencia: Domenek, Vas, Mangala, Diakhabi, Gaja, F. Torres, Pareho, Kondogbia, Soler, Guedes, M. Gomez.
Trajner: A. Celades

Golat

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet