×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Çfarë shkruante “Le Temps” në vitin 1914. Shkodra kërkon të bëhet kryeqytet, kërkesa e qytetarëve shkodranë

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Gusht 2017

Gazeta franceze, « Le Temps », ka botuar, të dielën e 8 marsit 1914, në faqen n° 2, telegramin e shkodranëve drejtuar Princ Vidit me qëllim që qyteti i tyre (djep i historisë, kulturës dhe traditës shqiptare) të bëhej kryeqendra e Shqipërisë.

Çfarë përmban më konkretisht ky telegram ? Si e kanë justifikuar këtë kërkesë shkodranët ? Kush e ka firmosur ? Në vijim do të gjeni dokumentin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » : « Ne kemi marrë nga Shkodra telegramin më poshtë : Sot, të bashkuar në mënyrë spontane në qytetin tonë prej 30 000 banorësh të Shkodrës, të zonave dhe maleve përreth dhe duke pasur parasysh vetëm interesin dhe të mirën e kombit dhe të shtetit shqiptar, zhvilluam një takim për të kërkuar që Shkodra të bëhet kryeqytet i Shqipërisë. Pasi dëgjuam fjalimet e oratorëve të ndryshëm, ne kemi vendosur njohjen e plotë të Princ Vidit si mbret të Shqipërisë, i cili sapo është zgjedhur nga Evropa dhe kurorëzuar mbret nga populli shqiptar.

Ne i urojmë mirëseardhjen mbretit tonë në tokën shqiptare, i ofrojmë atij shërbimet e shqiptarëve besnikë dhe të virtytshëm, i betohemi për nënshtrim, bindje dhe besnikëri. Në emër të banorëve të Shkodrës, të zonave malore të Malsisë, Mirditës, Dukagjinit, të një pjese të Kosovës, të zonave përreth Shkodrës e deri në dalje të detit, që përbëjnë pjesën më të rëndësishme të Shqipërisë, kërkojmë që Shkodra të bëhet kryeqytet i shtetit tonë për arsyet në vijim : Qyteti, i famshëm dhe historik kujtimesh dhe luftëtarësh të vjetër shqiptarë, është më i forti, më i madhi, më i bukuri dhe më i shëndetshmi nga të gjitha qytetet e Shqipërisë aktuale. Shkodra është qyteti i vetëm në Shqipëri që ka ndërtesat më të nevojshme për sovranin, për zyrat e shtetit, për ushtrinë kombëtare, për ministrat dhe konsujt e huaj, për ministritë e qeverisë, etj. Në mënyrë spontane, ajo vë këto ndërtesa në dispozicionin e shtetit, pa qenë nevoja që ky i fundit të shpenzojë miliona për ndërtimin e godinave të cilat janë të domosdoshme.

Shkodra, me të cilën janë të lidhura të gjitha malet e Shqipërisë luftëtare, është strategjikisht qyteti më i madh i Shqipërisë, rrethimi i fundit i saj e ka dëshmuar si qytetin më të famshëm në botë për forcën dhe rezistencën luftarake, sepse ajo rezistoi më shumë se çdo qytet tjetër dhe nuk ra me forcën e armëve në duart e armikut. Shkodra, kryeqytet i Shqipërisë, e fortifikuar ashtu siç duhet, ushtarakisht dhe strategjikisht, do të jetë, me liqenin, lumenjtë dhe kodrat që e rrethojnë, aq e fortë sa asnjë ushtri e madhe nuk do të mund ta pushtojë, qoftë edhe pas shtatë vjetësh rrethim, ashtu si nuk mundën ta merrnin, pas shtatë muajsh, ushtritë e dy vendeve ballkanike.

E gjithë Shqipëria është sot dhe do të jetë gjithmonë katër herë më e lehtë për t’u pushtuar, nga kushdo, se qyteti i Shkodrës, i mbështetur dhe i përkrahur nga besnikëria e të gjithë shqiptarëve. Shkodra, nëse nuk bëhet kryeqytet, do të jetë në rrezik për t’u shkëputur nga atdheu. Me qytetin e Shkodrës, do të shkëputen të gjitha zonat përreth, të cilat me të formojnë pjesën kryesore të Shqipërisë. Natyrisht, ndarja dhe shkatërrimi i të gjithë atdheut tonë është në dyshim. Kryesisht, për këtë arsye, Shkodra dhe banorët e saj të bashkuar u bëjnë thirrje qyteteve të Elbasanit, Korçës, Gjirokastrës, të gjithave krahinave shqiptare dhe të gjithë shqiptarëve që e duan atdheun e tyre që të jenë mbështetës të kësaj kërkese. Prandaj, ajo i lutet Madhërisë së Tij Mbretit të shqiptarëve dhe të kombit shqiptar që të marrë parasysh në mënyrë favorshme këtë kërkesë. Rroftë mbreti i shqiptarëve ! Rroftë Shqipëria e pavarur ! Rroftë Shkodra kryeqytet !

Ky telegram është nënshkruar (firmosur) nga komiteti organizues, i cili përfshin Kryepeshkopin, Kryetarin e Komunës dhe parësinë e Shkodrës. »

/D.Xh/

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I bllokuan “Facebook”, ja çfarë vendosi bordi për llogarinë e Donald Trump

I bllokuan “Facebook”, ja çfarë vendosi bordi për llogarinë e Donald Trump

Publikuar më 05.05.2021
Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump nuk do t...

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump nuk do të ketë të drejtë të përdorë platformën Facebook. Bordi pothuajse i pavarur mbikëqyrës i rrjetit social votoi për vazhdimin e ndalimit të llogarisë së tij, që ishte pezulluar para katër muajsh për nxitje të dhunës që çoi në trazirat vdekjeprurëse të 6 janarit në Kapitol. Bordi […]

Lexo më shumë

Rregullat për udhëtimet verore në BE

Rregullat për udhëtimet verore në BE

Publikuar më 05.05.2021
Me afrimin e verës, Bashkimi Evropian po përpiqet të bëjë rr...

Me afrimin e verës, Bashkimi Evropian po përpiqet të bëjë rregulla të unifikuara për qytetarët e BE-së që udhëtojnë brenda bllokut dhe për qytetarët e vendeve të treta që duan të vizitojnë miq e të afërm në BE, ose të bëjnë pushime në Alpe apo Mesdhe. Ku jemi tani? Kur bëhet fjalë për pasaportën e […]

Lexo më shumë

Koronavirusi/ Efekti anësor i çuditshëm që mund të ndodhë pas vaksinimit

Koronavirusi/ Efekti anësor i çuditshëm që mund të ndodhë pas vaksinimit

Publikuar më 04.05.2021
Autoritetet shëndetësore në të gjithë botën e kanë bërë të q...

Autoritetet shëndetësore në të gjithë botën e kanë bërë të qartë se të gjitha vaksinat kanë efekte anësore, më të zakonshmet prej të cilave përfshijnë dhimbjen e krahut ose mialgjitë. Disa njerëz, megjithatë, kanë pohuar se kanë një shije metalike në gojën e tyre pasi janë vaksinuar. Deri më tani, më shumë se 28.9 milion […]

Lexo më shumë

Katër shenja për të kuptuar se ai është i dashuruar me ju kur bëni seks

Katër shenja për të kuptuar se ai është i dashuruar me ju kur bëni seks

Publikuar më 04.05.2021
Kur filloni të bini në dashuri me dikë, atëherë lind një pye...

Kur filloni të bini në dashuri me dikë, atëherë lind një pyetje specifike: a ndihet ai i njëjti me mua? Kur i jepeni dikujt, zemra juaj është shumë e rëndësishme kështu që është normale të dëshironi që ndjenjat tuaja të gjejnë një përgjigje. Kështu që ju jeni duke kërkuar për çdo shenjë të mundshme, edhe […]

Lexo më shumë

(Video) Mundësi japonez vdes gjatë ndeshjes pas dëmtimit të rëndë në kokë

(Video) Mundësi japonez vdes gjatë ndeshjes pas dëmtimit të rëndë në kokë

Publikuar më 04.05.2021
Një mundës japonez i sumos ka vdekur pasi ra me kokë gjatë n...

Një mundës japonez i sumos ka vdekur pasi ra me kokë gjatë një periudhe në një rast që ka ngritur pikëpyetje në lidhje me reagimin e sportit ndaj emergjencave mjekësore. Hibikiryu, 28 vjeçar, vdiq nga dështimi akut i frymëmarrjes të mërkurën, tha Shoqata Japoneze Sumo. Mundësi, emri i vërtetë i të cilit ishte Mitsuki Amano, […]

Lexo më shumë

Koha e duhur për të pirë kafe, sipas shkencëtarëve

Koha e duhur për të pirë kafe, sipas shkencëtarëve

Publikuar më 04.05.2021
Thoni se na pëlqejnë teoritë e konspiracionit, por kemi përs...

Thoni se na pëlqejnë teoritë e konspiracionit, por kemi përshtypjen se dikush vazhdimisht po përpiqet të futet mes nesh dhe dashurisë sonë për kafe. Një na thotë të mos shtojmë qumësht dhe sheqer, një të mos porosisim kapuçino pasdite, le të jetojmë gjithsesi! Por jo, tani kërkimi i ri na fton të ndryshojmë zakonin tonë […]

Lexo më shumë

“Bëri seks me mbesën e tij, kërkonte të urinonin mbi të”/ Dokumentari për Hitlerin: Varësia nga porno dhe sadomazokizmi

“Bëri seks me mbesën e tij, kërkonte të urinonin mbi të”/ Dokumentari për Hitlerin: Varësia nga porno dhe sadomazokizmi

Publikuar më 03.05.2021
Për pasuesit dhe vartësit e tij besnikë, Adolf Hitler ishte ...

Për pasuesit dhe vartësit e tij besnikë, Adolf Hitler ishte një njeri “i pastër” që shmangte seksin për të ruajtur aftësinë e tij fizike. Sidoqoftë, pas dyerve të mbyllura, diktatori gjerman ishte një sadomazokist që i pëlqente të linte gratë ta shkelmonin ose madje të urinonin, sipas një dokumentari të ri të Discovery Channel. Për […]

Lexo më shumë

I zoti i përmend fjalën kokainë, qeni bën reagimin e papritur, video e rrallë

I zoti i përmend fjalën kokainë, qeni bën reagimin e papritur, video e rrallë

Publikuar më 03.05.2021
Një ish-qen policie në Australi ka tronditur rrjetin e TikTo...

Një ish-qen policie në Australi ka tronditur rrjetin e TikTok me kujtesën se zbatimi i ligjit nuk është kurrë vetëm kur ai është në detyrë pasi reagimi i shqetësuar i këlyshit për të dëgjuar fjalën “kokainë” u bë virale. Davey Rutherford kohët e fundit u shfaq në internet duke i ‘tronditur’ shikuesit kur qeni i […]

Lexo më shumë