×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Çfarë efekti do sjellë Covid-19 në të ardhmen e afërt?

Si po ndikojnë masat kundër Covid-19 në përhapjen e gripit dhe sëmundjeve të tjera sezonale? Çfarë efekti do të kenë ato në të ardhmen? Vendosja e masave të rrepta për të luftuar pandeminë si mbajtja e maskave, distancimi social, larja e shpeshtë e duarve, dhe reduktimi i udhëtimeve të panevojshme, ka pasur pasoja të habitshme edhe tek viruset e tjera të frymëmarrjes.

Disa nga efektet si rënia e ndjeshme e rasteve me grip, po ndodhin tashmë. Të tjerat do të bëhen më të qarta gjatë viteve të ardhshme. Në fakt, Covid-19, ka krijuar kushtet për një lloj eksperimenti natyror mbi evolucionin e viruseve të tjera.

Më pak të sëmurë me gripin sezonal

Për momentin nuk duket se ka ndodhur ajo që frikësoheshin shumë ekspertët:shoqërimi i gripit sezonal me Covid-19. Në Hemisferën Veriore, bllokimet e marsit të këtij viti, i dhanë papritur fund sezonit të gripit 2019-2020.

Kjo tendencë u konfirmua gjatë verës në Hemisferën Jugore. Australia, Kili dhe Zelanda e Re kaluan një dimër praktikisht pa grip, me vetëm disa dhjetëra raste nga dhjetëra e mijëra teste të kryera, dhe kjo teksa infeksionet me Covid-19 vazhdonin që të rriteshin. Ekspertët po shpresojnë për një sezon të ri të gripit që të jetë më i frenuar edhe në Hemisferën Veriore. Por jemi vetëm në fillim të muajve më kritikë.

Më pak udhëtime, më shumë vaksina

Mungesa ose gati mungesa e ndikimit të gripit në Hemisferën Jugore, i atribuohet masave anti-Covid. Por vetëm maskat dhe bllokimet nuk janë të mjaftueshme për të shpjeguar një rënie kaq dramatike. Disa vende në Amerikën e Jugut, nuk kanë pasur një përgjigje shumë të koordinuar ndaj pandemisë.

E megjithatë ato janë prekur shumë pak nga gripi sezonal. Dyshimi është se anulimi i fluturimeve ndërkombëtare ka luajtur një rol themelor në këtë dukuri, pasi gripi lëviz nga një hemisferë në tjetrën, nga një dimër në tjetrin, bashkë me udhëtarët.

Një kontribut tjetër kryesor erdhi padyshim nga vaksinat e gripit. Këto kohë ka pasur më shumë të vaksinuar kundër gripit, edhe për shkak të frikës nga infeksionet shoqëruese midis tij dhe Covid-19. Ndërkohë, disa njerëz mund të kenë hezituar të shkojnë tek mjeku i familjet apo spitale e mbingarkuara me pacientë të sëmurë me Covid-19.

Pasojat e ardhshme

Siç shpjegohet në revistën “Nature”, fundi i pandemisë së gripit, mund t`a vështirësojë kuptimin se cilat lloje të viruseve të gripit do të godasin vitin e ardhshëm. Ndërkaq, disa virologë besojnë se një përhapje e gripit në nivele të ulëta,mund të eleminojë variante më pak të zakonshme dhe “më fatlume” të virusit, duke ua thjeshtuar kësisoj shumë punën epidemiologëve.

Por ndërkohë ka edhe skenarë më të errët, si mundësia që viruset e gripit të rikthehen me një virulencë më të madhe në sezonet e ardhshme, apo që mungesa e konkurrencës me virusin e gripit favorizon përhapjen e llojeve të ndryshme të gripit të derrave, të cilat zakonisht mbahen larg për shkak të imunitetit natyror të trupit tonë ndaj viruseve të gripit sezonal.

Luftimi i pandemisë së Covid-19, ka mbajtur larg viruse të vogla që shkaktojnë sindroma të para-gripit, si dhe patogjenë më seriozë siç është virusi sincital i frymëmarrjes (RSV), që mund të shkaktojë pneumoni tek fëmijët, dhe kundër të cilit nuk ka ende një vaksinë. Në Australinë Perëndimore, rastet me RSV kanë rënë me 98 për qind pavarësisht se shkollat janë të hapura.

Një fat i papritur

Përjashtim bëjnë rinovirusët, të cilët shkaktojnë të ftohurën e zakonshme. Këto patogjenë jo vetëm që nuk u zvogëluan, por në dimrin e Hemisferës Jugore ishin edhe më të shumtë se sa zakonisht. Ndryshe nga koronaviruset dhe viruset e gripit, rinoviruset nuk kanë një “lëkurë” lipidike që tretet lehtësisht nga sapuni.

Larja e duarve nuk ka shumë efekt mbi to. Për më tepër, ato transmetohen lehtësisht midis njerëzve asimptomatikë. Disa studime po përpiqen të kuptojnë nëse përgjigjja imune e zhvilluar kundër rinoviruseve, mund të ndihmojë në mbrojtjen tonë kundër CoViD-19.

Për shembull duke shtuar prodhimin e interferoneve, proteina që pengojnë shumimin viral. Një shpresë tjetër është që përhapja e viruseve rinovuese të pengojë atë të SARS-CoV-2, në një lloj konkurrence virale. Është parë se rastet e infeksionit të dyfishtë nga 2 patogjenët tek një pacient janë shumë të pakta. /Bota.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Në mëngjes bota nuk do të ekzistojë më”/ Këto janë 3 kërcënimet ekzistenciale për njerëzimin!

“Në mëngjes bota nuk do të ekzistojë më”/ Këto janë 3 kërcënimet ekzistenciale për njerëzimin!

Publikuar më 19.03.2021
Ndryshimi i klimës dhe pandemia e koronavirusit mund të jenë...

Ndryshimi i klimës dhe pandemia e koronavirusit mund të jenë kriza që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, por bashkëthemeluesi i Skype, Jaan Tallinn beson se kërcënimet ekzistenciale me të cilat përballet njerëzimi këtë shekull janë të ndryshme. Zhvilluesi dhe programuesi kompjuterik Estonez, i cili ndihmoi në krijimin e platformës për ndarjen e skedarëve Kazaa në vitet […]

Lexo më shumë

WhatsApp lançon thirrjet video dhe audio nga kompjuteri, ja risitë

WhatsApp lançon thirrjet video dhe audio nga kompjuteri, ja risitë

Publikuar më 21.12.2020
Aplikacioni shumë popullor i kërkimit në pronësi të Facebook...

Aplikacioni shumë popullor i kërkimit në pronësi të Facebook, WhatsApp lançoi një version beta të aplikacioni deskop që mund të realizojë thirrje audio dhe video për herë të parë raportoi WABetaInfo. Thirrjet në ekran të mëdha tani do të jenë një kënaqësi më vete për WhatsApp i cili do të pozicionohet si konkurrent i drejtpërdrejtë […]

Lexo më shumë

Facebook dhe Instagram pezullojnë disa shërbime në Evropë

Facebook dhe Instagram pezullojnë disa shërbime në Evropë

Publikuar më 17.12.2020
Gjiganti Facebook ka zvogëluar numrin e shërbimeve që ofron ...

Gjiganti Facebook ka zvogëluar numrin e shërbimeve që ofron në Evropë në aplikacionet Messenger dhe Instagram, për t’u siguruar se po vepron në përputhje me rregullat e reja të privatësisë. Nga 21 dhjetori, aplikacionet për mesazhe do të bien nën rregulloren e re të Bashkimit Evropian. Facebook ka njoftuar se disa mundësi interaktive, sikurse anketat […]

Lexo më shumë

Signal i bashkohet rrymës, aplikacioni më i sigurtë e komunikimit lançon video thirrjet

Signal i bashkohet rrymës, aplikacioni më i sigurtë e komunikimit lançon video thirrjet

Publikuar më 15.12.2020
Puna dhe studimi nga shtëpia për shkak të pandemisë së koron...

Puna dhe studimi nga shtëpia për shkak të pandemisë së koronavirusit ka bërë që të rritet masivisht përdorimi i aplikacioneve me video thirrje në grup gjatë vitit. Tani Signal ka vendosur t’i bashkohet turmës së këtyre aplikacioneve duke ofruar një mënyrë të sigurtë komunikimi me video me miqtë, kolegët dhe shokët e klasës. Signal lançoi […]

Lexo më shumë

Çfarë po ndodh, bllokohet kanali i YouTube

Çfarë po ndodh, bllokohet kanali i YouTube

Publikuar më 14.12.2020
Kanali më i madh i videove, YouTube  është bllokuar. Me mili...

Kanali më i madh i videove, YouTube  është bllokuar. Me miliona përdorues të kësaj platforme janë bllokuar dhe nuk mund të shohin asnjë material. Po ashtu, jashtë funksionit është edhe aplikacioni Gmail. Nuk dihen ende shkaqet e këtij problemi, i cili ka paralizuar përdoruesit në të gjithë botën. Kujtojmë që tre ish-punonjës të PayPal-Chad Hurley, […]

Lexo më shumë

Kriminelët përmirësojë teknikat e pastrimit të parave me kriptomonedhat

Kriminelët përmirësojë teknikat e pastrimit të parave me kriptomonedhat

Publikuar më 09.12.2020
Kriminelët po bëhen më të sofistikuar në përdorimin e kripto...

Kriminelët po bëhen më të sofistikuar në përdorimin e kriptomonedhave për të pastruar para me miliona dollarë para të pista të cilat gjatë vitit kanë qarkulluar nëpër portofolë dixhitalë duke fshehur prejardhjen. Të paktën 13% e të gjitha qarkullimeve në bitcoin kaluan nëpër “portofolë privatësie” të cilët e bëjnë më të vështirë gjurmimin e transaksioneve, […]

Lexo më shumë

Twitter, Facebook përgatiten për tranzicionin e llogarive të Shtëpisë së Bardhë

Twitter, Facebook përgatiten për tranzicionin e llogarive të Shtëpisë së Bardhë

Publikuar më 22.11.2020
Kompania Twitter tha se do t’ia transferojë më 20 janar admi...

Kompania Twitter tha se do t’ia transferojë më 20 janar administratës së zotit Biden kontrollin e llogarisë së përdorur nga Presidenti Trump me emrin @POTUS. Kjo është llogaria zyrtare e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe është e ndarë nga ajo e njohur me emrin @realDonaldTrump që Presidenti Trump përdor për të postuar në Twitter. […]

Lexo më shumë

YouTube do të vendosë reklama në videot tuaja dhe të mos paguajë asnjë qindarkë

YouTube do të vendosë reklama në videot tuaja dhe të mos paguajë asnjë qindarkë

Publikuar më 20.11.2020
Kompania aktualisht ndan të ardhurat nga krijuesit të cilët ...

Kompania aktualisht ndan të ardhurat nga krijuesit të cilët janë pjesë e skemës së partneritetit ku shfaq reklama përpara fillimit apo në mes të videos. YouTube tha se do të fillojë të shfaqë reklama edhe në video të tjera të cilat nuk janë pjesë e programit YouTube Partner pa u paguar asnjë qindarkë në këmbim. […]

Lexo më shumë