×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

‘Çfarë do i thoni popullit shqiptar që ka 30 vjet që ju pret?’, Macron zbulon planin për të zhbllokuar negociatat

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ditën e djeshme në ditën e parë të Samitit të BE me Ballkanin Perëndimor i humbën shpresat për të marrë një dritë jeshile në rrugën e tyre të integrimit pas vetos nga Bullgaria. Ndërkohë, ditën e djeshme xhirron e rrjetit bëri edhe një video ku kreu i qeverisë shqiptare dukej se debatonte me Presidentin e Francës, Emanuel Macron pak para shkrepjes së fotos zyrtare.

Presidenti francez nuk i ka shpëtuar as pyetjeve të gazetarëve shqiptarë të cilët i kërkuan se se presidenca franceze (janar-qershor 2022) është treguar e paaftë për t’i dhënë një zgjidhje negociatave të anëtarësimit, Macron u shpreh se gjatë javës në vijim shpreson që marrëveshja e propozuar nga Franca të arrihet mes palëve.

“Çfarë i thoni ju sonte popullit shqiptar që ka 30 vjet që pret në dyert e Europës, një derë që nuk është hapur ende krejtësisht?”, u pyet Macron, i cili u përgjigj duke thënë se ajo çka po ndodh nuk është e drejtë.

“Së pari, është e vërtetë që Maqedonia e Veriut ka bërë një punë historike me një kurajo të liderëve historikë, si Zoran Zaev  që kanë marrë përsipër të gjitha rreziqet e nevojshme për të ndryshuar emrin e vendit dhe për të ndryshuar Kushtetutën e vendit. Më tej një shtet anëtar ka ndërhyrë me vonesë dhe ka kërkuar që të ketë ndryshime. Ne nuk mund të bëjmë sikur problemi nuk ekziston. A është e drejtë ndaj Maqedonisë së Veriut? Do jua them me shumë sinqeritet: Jo. Është për këtë arsye që ne kemi ushtruar shumë presion mbi Bullgarinë këto muajt e fundit. Është gjithashtu dhe fryti (arsyeja) e një krize aktuale politike në Bullgari dhe nuk mund të bëjmë sikur kjo gjë nuk ka ndodhur. Dua të përshëndes kurajon dhe angazhimin politik të kryeministrit Petkov (kryeministrit bullgar) në këtë kontekst. Ai ka bërë gjithçka. Ne jemi shumë afër një marrëveshjeje. Ne kemi bërë një propozim, siç e dini në bashkëpunim të ngushtë me të dyja palët, që mundëson marrjen në konsideratë të kërkesave bullgare dhe që është në përputhje me atë që Maqedonia e Veriut mund të pranojë.

E gjitha kjo supozon krijimin e vizibilitetit dhe besimit midis palëve. Do të ketë një votim mbi propozimin francez brenda disa orësh në parlamentin bullgar dhe shpresoj që të gjitha partitë politike do të shprehin mbështetje. Presidenti i Republikës duhet të angazhohet dhe ne kemi shpresa për këtë, partitë e koalicionit, partitë që dolën nga koalicioni dhe opozita të votojnë propozimin francez. Kanë detyrën e tyre europiane për të votuar mbi bazën e asaj që kemi arritur. Dhe më pas, në orët që vijojnë do takohemi me përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut për të finalizuar këtë marrëveshje. Nëse e gjitha kjo avancon në këtë mënyrë, atëherë ne mund të ecim përpara duke filluar që nga java e ardhshme, duke filluar nga organi i ambasadorëve të përhershëm të BE-së e më pas duke vijuar me procedurën dhe të mund të avancojmë kështu me këtë projekt me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Por keni të drejtë, ata kanë pritur shumë duke marrë  parasysh të gjitha përpjekjet që kanë bërë”, tha Macron.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

VIDEO/ Tragjedia në Berat, momenti kur makina me nënën dhe djalin 6 vjeç bie në lumë

VIDEO/ Tragjedia në Berat, momenti kur makina me nënën dhe djalin 6 vjeç bie në lumë

Publikuar më 27.06.2022
Ky është momenti kur nëna dhe djali 6 vjeç bien në lumë me m...

Ky është momenti kur nëna dhe djali 6 vjeç bien në lumë me makinë. Klaudia Xhaferaj është nëna që humbi jetën bashkë me të birin mesditën e sotme në Berat. Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Osum.

Lexo më shumë

Nënë e bir vdiqën pasi makina ra në lum nga ura, dëshmitarët: Djali ishte me vigon në krah

Nënë e bir vdiqën pasi makina ra në lum nga ura, dëshmitarët: Djali ishte me vigon në krah

Publikuar më 27.06.2022
Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme në Berat, pasi makina ...

Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme në Berat, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe ra në lum. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”. Sipas policisë, K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë. […]

Lexo më shumë

VIDEO-SKANDALI, bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura

VIDEO-SKANDALI, bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura

Publikuar më 27.06.2022
Bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambro...

Bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura, duke i lënë ato të ngrodhin. Pamjet e siguruara nga “Shekulli” tregojnë të ashtuquajturin vendstrehim të qenve të rrugës në periferi të qytetit. Dhjetra prej tyre, të lidhur me zinxhirë, mbahen në diell pa ushqim, derisa të japin shpirt. E njëjta pamje ishte mëse një vit […]

Lexo më shumë

Aksident tragjik në Berat, makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin

Aksident tragjik në Berat, makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin

Publikuar më 27.06.2022
Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Berat, ku nj...

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Berat, ku një makinë ka përfunduar në lumë.  Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Goricës, ndërsa brenda automjetit në momentin e aksidentit ndodhej një grua së bashku me fëmijën e saj të mitur 6 vjeç, të cilët fatkeqësisht kanë humbur jetën. Njoftimi […]

Lexo më shumë

Dy shqiptarët tregojnë motivin absurd të rrahjes për vdekje të 42-vjeçarit grek: Na pa egër!

Dy shqiptarët tregojnë motivin absurd të rrahjes për vdekje të 42-vjeçarit grek: Na pa egër!

Publikuar më 27.06.2022
Policia në Greqi ka arrestuar dy persona, për ngjarjen e buj...

Policia në Greqi ka arrestuar dy persona, për ngjarjen e bujshme, ku pesë të dyshuar kanë masakruar një 42-vjeçar grek në një lokal në Athinë. Arrestimet janë kryer sot në mëngjes, ku në pranga ka rënë një grek dhe një i huaj 24-vjeçar. 42-vjeçari u dhunua për vdekje të dielën nga pesë persona, që sipas raportimeve ishin […]

Lexo më shumë

Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë në Kosovë

Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë në Kosovë

Publikuar më 27.06.2022
Gazetari serb, Rade Radovanoviç ka folur për RTV Dukagjini d...

Gazetari serb, Rade Radovanoviç ka folur për RTV Dukagjini dhe për qëndrimin e tij prokosovar. Ai ka thënë se në librin e tij, kishte shkruar për masakrat që kishin ndodhur në Kosovë nga shteti serb dhe se nuk pret rregullim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, përderisa në krye të shtetit të Serbisë është Presidenti Aleksandar Vuçiqi. “Nga Dritarja […]

Lexo më shumë

Kryeministria dhuron gjak, Rama pyet mjeken: Sa herë ma ke pirë?

Kryeministria dhuron gjak, Rama pyet mjeken: Sa herë ma ke pirë?

Publikuar më 27.06.2022
Tradita e dhurimit vullnetar të gjakut, në Kryeministri, vij...

Tradita e dhurimit vullnetar të gjakut, në Kryeministri, vijoi edhe këtë vit si një akt solidariteti njerëzor, duke ju bashkuar sloganit të Ditës Botërore të Dhurimit të gjakut 2022  “Bashkoni përpjekjet dhe shpëtoni jetë”! Kryeministri Rama një dhurues i rregullt i gjakut prej thuajse dy dekadash ishte i pari që dhuroi sot gjak në ndihmë […]

Lexo më shumë

Zjarri në Sazan, ministri Peleshi ia lë përgjegjësinë bashkisë së Vlorës: Zjarrfikëset nuk i kemi ne

Zjarri në Sazan, ministri Peleshi ia lë përgjegjësinë bashkisë së Vlorës: Zjarrfikëset nuk i kemi ne

Publikuar më 27.06.2022
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e cilësoi një zjarr pothua...

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e cilësoi një zjarr pothuajse serioz flakët që pushtuan për katër ditë me radhë ishullin e Sazanit. Gjatë debatit në Komision me deputetin e PD Ferdinant Xhaferaj, Peleshi u shpreh se çështja e zjarrit në Sazan është bërë sikur të ishte bërë nami. “Ne kemi pasur një zjarr pothuajse serioz në […]

Lexo më shumë