
Pirro Naçi
Dhe ne po e kalojmë ndoshta tani.. Është histori që përsëritet, e njëjta gjë ka ndodhur edhe në shekullin e kaluar. Përsëritet, apo mesjeta ka bërë tutje vitet dhe shekujt tek ne dhe është ulur këmbëkryq!?
…Ajo që i ‘’hëngri’’ kokën Ismail Qemalit në 14 muajt e qeverisjes në shtetin e parë shqiptar ishte një ‘’pabesi’’ ndaj europianëve. Atyre që ideuan dhe ndihmuan forminin dhe rrugëtimin e tij. Bashkëpunimi me Beqir Grebenenë, majorin e ushtrisë turke, për të sjellë e vendosur një princ mysliman në Shqipëri në gusht të 1913-tës ishte një thikë mbas shpine për shtetin e sapoformuar shqiptar. Por edhe ndaj europianëve. Këtë nuk ia falën fuqitë e kohës dhe e detyruan që të jepte dorëheqjen…
Pas Konferencës së Londrës, fuqitë e mëdha nisën konsultime të gjera për princin e ardhshëm të Shqipërisë. Ata kaluan me radhë shumë emra. Për të gjitha këto figura, kandidatë për fronin princor shqiptar, për një arësye ose për një tjetër, hasën në kundërshtimet e një ose më shumë fuqive europiane. Më në fund vendosën të zgjedhurin e tyre, Vilhelm Vidin.
Princi nuk arriti të qeveriste shqiptarët as sa gjysma e kohës së Ismail Qemalit. Për gjashtë muaj i mblodhi dhe iku. Arësyeja ?…Dum Babën,Dum Babën-Turqinë! Lëvizja e famshme me Haxhi Qamilin në krye që hoqën flamurin Shqiptar dhe vendosën atë turk. Një lëvizje që prishi prapë planet e europianëve. Të gjitha këto në shekullin e kaluar.
Në shekullin që jemi ‘’mesjeta’’ rishfaqet përsëri dhe po futet në jetën tonë dalëngadalë dhe në mënyrë tinzare… Ajo ka hyrë me ‘’maskë’’ ku përveç COVID-it nuk dimë tjetër se çfarë fshihet pas saj. Kjo të paktën edhe për ato çka na preku syri në një ceremoni të pazakontë në pallatin e presidentit turk. Ringjallje e Perandorisë Osmane me një sens kiç! Dikush duhet t’i kujtojë z. Erdogan se Perandoria është shembur. E pabesueshme me ato që shikonim, mendoja ndosha për ‘’fotoshop’’…
Nëse këto ikona që pamë janë të vërteta atëherë i vërtetë është edhe neo-otomanizmi.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply