
Capital T është një nga artistët më të suksesshëm brenda trojeve shqiptare dhe gjithmonë ai ka investuar në gjithçka që lidhet me karrierën e tij. Përveçse kuron me detaje çdo projekt muzikor, reperi tregohet i kujdesshëm edhe për paraqitjen e tij të jashtme.
Ai cilësohet si një nga djemtë më me stil në showbiz dhe në fakt asnjëherë nuk është kursyer për veshjet e tij. Së fundmi është zbuluar se Capital T ka shpenzuar një shumë marramendëse parash vetëm për një orë të tij.
Në një foto të publikuar në rrjete sociale, reperi është shfaqur me një orë “Rolex”, e cila kushton plot 12.600 euro.
Në fakt një pjesë e mirë e fansave të tij nuk janë habitur për këtë shifër, sepse Capital T rezulton edhe si një nga artistët më të paguar në koncerte apo mbrëmje live.
Pritet që reperi të publikojë së shpejti disa prej këngëve nga albumi “Skulpturë”, që mendohet se do t’i shtojë akoma më shumë famën dhe të ardhurat në llogarinë e tij.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply