×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Cana dhe De Biasi, nisma për të prekurit nga tërmeti (VIDEO)

Tërmeti e ka gjetur në SHBA ish-kapitenin tonë të kombëtares, Lorik Cana, në një angazhim privat atje. Fatkeqësia e madhe, me 51 të vdekur e qindra të plagosur, ka bërë që legjenda kuqezi ta ndryshojë qëllimin e vizitës në “tokën e premtuar”. Ai ka bërë thirrje te shqiptarët e Amerikës që ta ndihmojnë vendin e tyre në këto ditë tepër të vështira. Nga Michigani, ku ndodhet, Loriku ka folur për “Zërin e Amerikës”, duke bërë me dije se po punohet me shoqatat dhe njerëzit atje për mbledhjen e donacioneve në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit. Vetëm në ditën e parë janë mbledhur afro 50 mijë dollarë, shumë e cila mjafton për një banesë të re:

“Kemi mbledhur më duket diku rreth 50-60 mijë dollarë, vetëm në mbrëmjen e parë. Dhe ne i kemi inkurajuar njerëzit që të vazhdojnë dhe të japin donacione në këto ditë e në javët në vijim, aq sa munden. Duhet t’ua çojmë amanetin deri në fund, sepse në fund të fundit është një detyrë morale, është një detyrë shpirtërore dhe nuk luhet me momente të tilla. Ne me fondacionin dhe me shoqatat këtu në Amerikë do të evidentojmë shtëpi, shkolla, ose kopshte që kanë nevojë për rindërtim. Ndërhyrjen do ta bëjmë drejtëpërdrejt me fondacionin tim.

Unë jam shumë i bindur që do t’i ndihmojmë njerëzit, do t’i rindërtojmë banesat e prishura dhe do të ringrihemi si popull. Në momente të vështira e kemi dëshmuar këtë. Kemi ruajtur identitetin dhe gjuhën tonë. Dashuria për vendin, dashuria për të ndërtuar një shoqëri, dashuria për të investuar te gjeneratat që do të vijnë, nuk është diçka e cila fiket dhe ndizet. Është sikur besimi ndaj Zotit. Ne nuk mund ta ndezim pjesën e atdhedashurisë vetëm në momentin e tragjedisë. Në shumë raste, si ky tërmeti, lëndohemi, sepse nuk i bëjmë gjërat e duhura”.

Ndërkohë, edhe ish-trajneri ynë kuqezi, Gianni De Biasi, ka njoftuar nismën për mbledhjen e foindeve financiare në mbështetje të të prekurve nga tërmeti në Shqipëri. Përmes një videoje në Facebook, se ka nisur mbledhja e ndihmave financiare ai ka bërë publike nismën në fjalë. Synimi është që të gjithë të bëjnë donacione. Llogaria përkatëse do të hapet të shtunën e 14 dhjetorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Zyrtare/ 22-vjeçari Kallaku largohet nga Teuta, firmos katër vjet për Lokomotivën e Zagrebit

Zyrtare/ 22-vjeçari Kallaku largohet nga Teuta, firmos katër vjet për Lokomotivën e Zagrebit

Publikuar më 05.08.2020
Klubi i Teutës, menjëherë pas fitimit të Kupës së Shqipërisë...

Klubi i Teutës, menjëherë pas fitimit të Kupës së Shqipërisë, nëpërmjet një reagimi zyrtar në faqen e klubit, ka bërë me dije se 22-vjeçari Sherif Kallakudo të kalojë në Kroaci tek Lokomotiva e Zagrebit ekip me të cilin ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare. Nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj zyrtare,  klubi i Teutës ka […]

Lexo më shumë

E ardhmja e Armando Sadikut në ajër, tani ka rival edhe Mario Balotelin

E ardhmja e Armando Sadikut në ajër, tani ka rival edhe Mario Balotelin

Publikuar më 05.08.2020
Armando Sadiku po i gëzohet ditëve të pushimt pas një sezoni...

Armando Sadiku po i gëzohet ditëve të pushimt pas një sezoni që ka zgjatur më shumë se kurrë, ndërsa përgatitet për të ardhmen e tij shumë të pasigurt. Futbollisti është nën kontratë edhe për një vit me ekipin e Levantes, por në Spanjë e mendojnë të larguar nga klubi në fjalë i cili dëshiron ta […]

Lexo më shumë

Shqipëria pa futboll, klubet e Superiores i vendosin kushte qeverisë

Shqipëria pa futboll, klubet e Superiores i vendosin kushte qeverisë

Publikuar më 05.08.2020
Liga Profesioniste e Futbollit ka vendosur të bojkotojë kamp...

Liga Profesioniste e Futbollit ka vendosur të bojkotojë kampionatin e ardhshëm. Vendimi u mor gjatë takimit të zhvilluar këtë të mërkurë mes presidentëve të klubeve që përbëjnë ligën dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Në këto kushte, Liga Profesioniste e Futbollit kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë: Miratimin e një ligji të ri për sponsorizimet […]

Lexo më shumë

Aubameyang vendos me dopietë, Arsenal fiton FA Cup (VIDEO)

Aubameyang vendos me dopietë, Arsenal fiton FA Cup (VIDEO)

Publikuar më 01.08.2020
“Topçinjtë” e Arsenalit mposhtën mbrëmjen e sotme në Wembley...

“Topçinjtë” e Arsenalit mposhtën mbrëmjen e sotme në Wembley  ekipin e Chelseat me rezultatin 2-1, duke u bërë kështu fitues të FA Cup për këtë sezon. Blutë e Chelseat ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Pulisiç që në minutën e 5-të. Më pas në minutën e 28-të, Aubameyang barazon shifrat duke […]

Lexo më shumë

Nesër do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë, ja kërkesa e FSHF për instancat shtetërore

Nesër do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë, ja kërkesa e FSHF për instancat shtetërore

Publikuar më 01.08.2020
Federata Shqiptare e Futbollit, përmes një postimi për media...

Federata Shqiptare e Futbollit, përmes një postimi për mediat, njofton se finalja e Kupës së Shqipërisë, midis Teutës dhe Tiranës do të luhet nesër, në stadiumin ‘Air Albania’. FSHF kërkon nga instancat shtetërore që të marrim shembullin e Francës, ku finalja e kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte. Postimi i plotë: Të […]

Lexo më shumë

Duka flet për ndeshjen mes Barçës dhe Napolit: Ngjan në karakter me trajnerin Gatuzo

Duka flet për ndeshjen mes Barçës dhe Napolit: Ngjan në karakter me trajnerin Gatuzo

Publikuar më 31.07.2020
Presidenti i FSHF-së, por edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv ...

Presidenti i FSHF-së, por edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA ka dhënë së fundmi një intervistë për “Punto Nuovo Sport Show”. Duka ka prekur temën e zhvillimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Napolit, e cila u vendos në rrezik për t’u luajtur në Katalonjë duke qenë se atje rastet e […]

Lexo më shumë

Zyrtare/ FIFA trondit Kukësin, klubi konfirmon dënimin për merkaton

Zyrtare/ FIFA trondit Kukësin, klubi konfirmon dënimin për merkaton

Publikuar më 31.07.2020
Qeveria e futbollit botëror i ka bllokuar merkaton klubit ve...

Qeveria e futbollit botëror i ka bllokuar merkaton klubit verilindor për shkak të borxhit të papaguar ndaj futbollistit Filip Zderiç, i cili ishte pjesë e Kukësit në pjesën e dytë të sezonit 2017-2018, raporton “Vip Sport”. Sakaq, ky vendim i FIFA-s rrezikon të prishë planet e mëdha të Kukësit për sezonin e ri, pasi dje […]

Lexo më shumë

Zyrtare/ Skënder Gega zgjidhet trajneri i ri i Kukësit

Zyrtare/ Skënder Gega zgjidhet trajneri i ri i Kukësit

Publikuar më 30.07.2020
Skënder Gega është zgjedhur si trajneri i ri i Kukësit. Prez...

Skënder Gega është zgjedhur si trajneri i ri i Kukësit. Prezantimi i trajnerit të ri do të bëhet ditën e hënë në sallën e konferencave në stadiumin “Air Albania”, në orën 11:00. Kukësi i dha fund sot bashkëpunimit me trajnerin Orges Shehi për shkak të mospërmbushjes së objektivave sezonale. Kukësi ishte një prej pretendentëve kryesorë […]

Lexo më shumë