×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Buxheti dhe Becchetti

Ekonomia e Shqipërisë nuk arrin të prodhojë para. Të ardhurat buxhetore nuk kanë arritur të kalojnë 27% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) gjatë gjithë periudhës së tranzicionit, duke qenë ndër më të ulëtat në Europë dhe rreth 10 pikë përqindje më pak sesa mesatarja rajonale.

Informaliteti i lartë, produktiviteti i ulët, mungesa e sipërmarrjeve të mëdha, përqendrimi i aktiviteteve te tregtia me shumicë, që punon me marzhe të ulëta, janë arsyet kryesore të kësaj performance. Këtyre u shtohet edhe pesha e lartë që ka bujqësia në ekonomi (rreth 19% e PBB-së), një sektor që mbetet i pataksuar.

Niveli i ulët i të ardhurave kushtëzon edhe kahun tjetër, atë të shpenzimeve. Paratë që qeveria shpenzon për administratën, subvencionet e pensioneve, pagesat e interesave të borxheve dhe sidomos investimet kapitale për rrugë, ujësjellës, kanalizime, shkolla, spitale etj., nuk i kalojnë 30% të PBB-së (në një periudhë normale). Të ardhurat e ulëta kufizojnë mundësitë për rritjen e pagave të administratës (që janë më të ulëtat në rajon), apo të pensioneve (që mbeten poshtë kufirit minimal të jetesës).

Në këto kushte, ashtu si një familje që siguron pak të ardhura, eficienca e përdorimit të parave duhet të ishte në maksimum dhe në kohë të mira të mendohet që të lihen para mënjanë për një ditë të vështirë. Për më tepër që paratë të cilat i mbledh buxheti janë të taksapaguesve: bizneseve që arrijnë fitime të mundimshme, apo punëmarrësve që u ndalet direkt nga paga.

Në fakt, po ndodh e kundërta. Efektiviteti i përdorimit të parave publike gjithnjë ka lënë shumë për të dëshiruar. Kontrolli i Lartë i Shtetit, çdo vit, raporton për shkelje në vlera të mëdha në menaxhimin e buxhetit. Raporti vjetor i Agjencisë së Prokurimit Publik për vitin 2020 tregon se ka një rritje të ndjeshme të procedurave me negocim pa shpallje paraprake, të cilat janë kritikuar vazhdimisht për shkak të hapësirave që lënë për abuzime.

Në projektet e Partneritetit Publik – Privat (PPP), një praktikë e zakonshme e viteve të fundit, riskun financiar e ka marrë përsipër shteti. Në shumë prej tyre, bizneset paguhen nga buxheti për trafikun e munguar, kontrollet e pakryera, plehrat e pagjeneruara etj. PPP-të jashtë bilancit të buxhetit (që nuk llogariten si borxh) kanë arritur deri tani 9% të PBB-së.

Si të mos mjaftonte kriza që ka shkaktuar në ekonomi, e si rrjedhojë në buxhet, pandemia e Covid-19, goditja finale erdhi nga Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore. Kjo e fundit dha vendimin përfundimtar në gjyqin me Francesco Becchetti, duke e detyruar qeverinë shqiptare të paguajë 110 milionë euro për dëmin që i ka shkaktuar sipërmarrësit italian për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015.

Vendimi është tregues i papërgjegjshmërisë së përdorimit të shtetit, si një mjet personal presioni, ku dëmin do ta paguajnë të gjithë taksapaguesit. Se sa e lartë është kjo shumë për buxhetin shqiptar, mjaft të themi që aq u përdor gjithsej nga qeveria në 2020-n për mbështetjen direkte të bizneseve në pandemi dhe me këtë shumë do të ishin blerë vaksina Pfizer të mjaftueshme për të gjithë popullatën dhe do të kishte mbaruar tashmë procesi i vaksinimit (Izraeli, që nxitoi t’í siguronte i pari, i bleu 25 dollarë për një vaksinë).

Dhe nuk është vetëm Becchetti. Ai është vetëm fillimi. Në radhë janë dhe shumë çështje të tjera arbitrazhi, që kanë një probabilitet të lartë për t’u humbur (gjykatat ndërkombëtare të arbitrazhit priren që të mbrojnë sipërmarrësit dhe t’u lënë qeverive kostot e vendimeve të tyre politike). Bashkimi i kompanive “Copri” dhe “Aktor”, të cilat ishin të angazhuara në ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan, ka arritur të fitojë në fazën e parë një dëmshpërblim prej 45 milionë dollarësh. Kompania italo-japoneze, “Dondi Kubota”, e cila zbatoi projektin impiant të përpunimit dhe pastrimit të ujërave të zeza të Tiranës, pretendon 90 milionë euro dëme për ndërprerje kontrate.

“Arka Energy B.V.”, që fitoi dhe më pas iu anulua tenderi për parkun fotovoltaik të Akërnisë në Fier, kërkon në arbitrazh 110 milionë euro. Përplasja e qeverisë me “Durrës Kurum Shipping”, për ndërprerje kontrate, mund të kushtojë 100 milionë euro. Në total, dëmshpërblimi potencial llogaritet rreth 450 milionë euro, një shumë që është më shumë se gjysma e shpenzimeve kapitale të një viti dhe mund ta çonte buxhetin në paaftësi paguese, nëse të gjithë do të kërkonin njëherësh të paguheshin.

Mungesa e kërkesës së llogarisë së publikut për mënyrën se si përdoren paratë e tyre, një tipar i vendeve pak të zhvilluara dhe me demokraci të dobët, tashmë duhet të marrë fund. Paratë që keqmenaxhohen nuk janë të qeveritarëve, janë të taksapaguesve. Presioni duhet të jetë i lartë që shpërdoruesit të dalin përpara përgjegjësisë, si i vetmi mjet për të shpëtuar të ardhmen e këtij vendi./Monitor

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreziqet dhe shanset e mandatit të tretë – Çfarë ka mbetur akoma pa parë

Rreziqet dhe shanset e mandatit të tretë – Çfarë ka mbetur akoma pa parë

Publikuar më 02.05.2021
Planet për vepra të mëdha në mandatin e tretë rrezikojnë të ...

Planet për vepra të mëdha në mandatin e tretë rrezikojnë të shfryhen nga borxhi i lartë publik dhe ezaurimi i hapësirave fiskale. Rreziqet e vazhdimit të PPP-ve dhe sidomos atyre të fshehura, siç janë garantimi i trafikut të aeroporteve të reja që pritet të ndërtohen. Arbitrazhet janë një tjetër detyrim që mund të kalojë 400 […]

Lexo më shumë

Të dypunësuarit mund të paguajnë 25 milionë euro tatim mbi të ardhura shtesë, për pagat e 2020-s

Të dypunësuarit mund të paguajnë 25 milionë euro tatim mbi të ardhura shtesë, për pagat e 2020-s

Publikuar më 22.04.2021
Janë 88.6 mijë të punësuar, që gjatë vitit 2020 kanë pasur d...

Janë 88.6 mijë të punësuar, që gjatë vitit 2020 kanë pasur dy punë, të cilët do të duhet të deklarojnë të ardhurat e përfituara në vitin 2020, deri më 30 prill 2021, pavarësisht nivelit të pagave që kanë pasur. Ky deklarim do t’i ngarkojë ata me tatim mbi të ardhura shtesë, si rrjedhojë e disa […]

Lexo më shumë

Fushata dyfishon shpenzimet për investime në tremujor, ngecin fondet e rindërtimit

Fushata dyfishon shpenzimet për investime në tremujor, ngecin fondet e rindërtimit

Publikuar më 16.04.2021
Qarkullimi i fondeve publike është rritur ndjeshëm në kulmin...

Qarkullimi i fondeve publike është rritur ndjeshëm në kulmin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se gjatë periudhës janar-mars 2021 u shpenzuan për investime 11,3 miliardë lekë. Kjo shumë ishte 118% më e lartë se fondi i shpenzuar në tremujorin e parë të vitit të […]

Lexo më shumë

BSH: Efekti direkt i pandemisë u ndie më shumë në hoteleri dhe në industrinë përpunuese

BSH: Efekti direkt i pandemisë u ndie më shumë në hoteleri dhe në industrinë përpunuese

Publikuar më 14.04.2021
Banka e Shqipërisë e vlerëson rreth 6.3% efektin e drejtpërd...

Banka e Shqipërisë e vlerëson rreth 6.3% efektin e drejtpërdrejtë negativ të pandemisë në ekonominë shqiptare për 9 muajt e parë të vitit 2020. Vlerësimi është kryer duke marrë parasysh ndikimin e masave kufizuese të ndërmarra në secilin komponent të kërkesës agregate dhe, më tej, nëpërmjet aplikimit të tabelave input-output, është filtruar ndikimi i tyre […]

Lexo më shumë

FMN: Ekonomia shqiptare pritet të arrijë nivelin e para krizës që këtë vit

FMN: Ekonomia shqiptare pritet të arrijë nivelin e para krizës që këtë vit

Publikuar më 13.04.2021
Fondi Monetar Ndërkombëtar është optimist që ekonomia shqipt...

Fondi Monetar Ndërkombëtar është optimist që ekonomia shqiptare do të arrijë nivelin e parakrizës që këtë vit. Në të dhënat e publikuara të Pasqyrës Ekonomike Globale të prillit, FMN parashikon që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), me çmime korente në 2020-n të arrijë në rreth 17.1 miliardë lekë, duke e tejkaluar nivelin e para pandemisë. […]

Lexo më shumë

Prodhimi bujqësor në Shqipëri ka kosto 38% më të larta se mesatarja rajonale, shqetësimet e fermerëve në zonat prodhuese

Prodhimi bujqësor në Shqipëri ka kosto 38% më të larta se mesatarja rajonale, shqetësimet e fermerëve në zonat prodhuese

Publikuar më 30.03.2021
Para pak ditësh Autoriteti Konkurrencës vuri nën hetim parap...

Para pak ditësh Autoriteti Konkurrencës vuri nën hetim paraprak në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike dhe inputeve bujqësore pasi në mënyrë të koordinuar kishin fiksuar çmimet duke i lëne ato në nivele të larta. Fermerët në zonat prodhuese të vendit katër vitet e fundit kanë shprehur shqetësime për rritjen e […]

Lexo më shumë

420 milionë euro të shpenzuara në bare e restorante/ Shqipëria rekord në Europë për numrin e kafeneve si model biznesi

420 milionë euro të shpenzuara në bare e restorante/ Shqipëria rekord në Europë për numrin e kafeneve si model biznesi

Publikuar më 22.03.2021
Të hapësh një biznes në Shqipëri nuk kërkon ndonjë model të ...

Të hapësh një biznes në Shqipëri nuk kërkon ndonjë model të veçantë. Të gjithë rendin ose drejt dyqaneve të tregtisë apo shërbimeve dhe mbi të gjitha pas bareve apo restoranteve. Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2019, në Shqipëri kishte rreth 16 mijë barë e restoranteve (4 mijë restorante dhe 12 mijë bare), […]

Lexo më shumë

INSTAT: Punësim pa produktivitet, prodhimi për punonjës ra më 2019

INSTAT: Punësim pa produktivitet, prodhimi për punonjës ra më 2019

Publikuar më 16.02.2021
Numri i të punësuarve u rrit më tej në vitin 2019, por shtim...

Numri i të punësuarve u rrit më tej në vitin 2019, por shtimi i tyre të paktën sipas statistikave zyrtare nuk u shoqërua me rritjen e prodhimit për punonjës. Ecuria tregon se, rritja e numrit të të punësuarve nuk e ka rritur produktivitetin në ekonomi dhe për rrjedhojë, edhe të ardhurat e tyre, sipas të […]

Lexo më shumë