
Pirro Naçi
Kohët e fundit u fol shumë për Butrintin dhe arkeologjinë. Na e solli ligji i menaxhimit të Butrintit. Dhe mirë bëri…. Më shumë folën ata jashtë kësaj shkence se sa vetë arkeologët. Por edhe ata kur folën, na ngatëruan më shumë!…. Disa madje u munduan të japin edhe ‘’çertifikata’’ identiteti… Butrinti nuk ka nevojë as për çertifikata e as për deklarata të ‘’ilirizmit dogmatik’’ të tipit marksist dhe as për të kërkuar ‘’perënditë helene’’ në të. Qyteti i lashtë, ka nevojë vetëm për studime dhe gërmime arkeologjike…Kultura helene dhe ajo ilire kanë bashkuar të dy popujt në të kaluarën. E kishim këtë privilegj, ishim dhe jemi gjiton. Asnjë popull tjetër nuk e kishte. Vetëm kjo nuk është pak për të dhënë përgjigje për kulturën e njëri-tjetrit.
Tani që sngeli njeri pa folur, shfletova kohët e fundit libërin ‘’BUTROTI’’. Është një studim i përmbledhur i një sesioni shkencor të mbajtur në Sarandë në 1988…. Një përmbledhje studimesh nga Dh.Budina, N. Ceka, F. Drini,A Baçe, G. Pollo, Gj. Karaiskaj, A. Meksi,A. Nanaj,Dh. Çondi, etj. Në libër e gjithë ‘’ajka’’ e arkeologjisë!
Ajo që më bëri përshtypje, janë faktet e shumta të kulturën helenë që referohen pothuajse të gjitha punimet, por konkluzionet janë diçka tjetër…!!! Dhe faktet flasin më shumë se ‘’kokluzionet’’. P.sh. nga 100 e ca mbishkrime të gjetura, shumica e emrave kombëtarë mund të etimologjizohen bazuar në morfologjinë greke, ndërsa vetëm një emër është ilir. (Τέμοιοι-Temii.. nga Cabanes pas viteve 90-të). Ky raport ndryshon sa më shumë ngjitemi drejt Apollosisë dhe Epidamnos. Mund të vazhoja edhe me fakte të tjera për skulpturën e shkollës praksiteljane apo për numizmatikën e Butrintit etj, etj. Fakte të ngjashjme për këtë kulturën mund të sillja edhe nga disa qytet në Siçili dhe Italinë e jugut, në brigjet e Euroazisë dhe të Afrikës. Mund të përmendje edhe Apolloninë apo Epidamnon, por arkeologjia nuk është matematikë të ‘’punojë’’ me rregullin e treshit… Νuk i solla këto fakte për asnjë llojë konkluzioni, se nuk jam njeri i duhur për ta bërë këtë gjë. Ato janë një bazë e mirë për të vazhduar studimet mbi bazën e dokrinave dhe metodologjive të reja të arkeologjisë bashkëkohore ndërkombëtare në Butrintin. Libëri me studime fjalën ‘’Iliria’’ e ka përdor vetëm një herë në 300 faqet e tij! Ndosha për të qënë brenda ‘’kontureve’’…??? Kjo duket qartë po të shikojmë se çfarë shkruajnë në faqen e parë vetë arkeologët… -‘’Udhëheqësi… na gjendej pranë dhe na ndihmonte me porositë e Tij se si ti kuptonim dhe interpretonim drejt problemet kyçe të historisë sonë të lashtë nga pozitat e e metodologjisë marksiste-leniniste’’!!!… Dhe të gjitha këto më 1988!!! Kjo ishte dokrina… Nuk jepet asnjë fakt dhe argument, ku fillon dhe mbaron kultura helene, ku fillon dhe vazhdon kultura ilire. Asnjë qëndrim kritik për të gjitha këto ‘’suksese’’. Sot ajo që i ‘’mundon’’ është të bëjnë ‘’Trojanin’’ e Virgjilit në Butrint.
Folën, folën shumë për Butrintin, vetë arkeologjia mungonte. Ajo akoma edhe sot, ecën me hapa shumë të ngadalta dhe të vogla. Duket sikur pret ndonjë ‘’teori’’, zbulim a punim shkencor nga arkeologët jashtë vendit… ku në shumicën e rasteve përzgjedh atë që është më anakronikja…! Është pothuajse ironike që Iliria dhe Epiri frymëzon specialistët jo shqiptarë më shumë se ata shqiptarë. Dhe… me disa prej tyre jami në ‘’luftë’’, njësoj siç bënim me Ugolinin, Markonin apo Mustilin kur ata e ‘’teprοnin’’…Italianët erdhën me një qëllim të caktuar(Duçe), por kjo nuk ka të bëjë me punën shkencore të tyre më shumë se 20 vjeçare… edhe për sa i përket antikitetit. Çdo gjë ndryshe, që bie ndesh me ‘’dokrinën e vjetër’’, e shikojnë se zbret nga ‘’Kali i Trojës’’…
Proçesi i ndërlikuar i punës kërkimore shkencore arkeologjike, në Butrint, shtron me qindra e mijëra pyetje. Pyetje që kërkojnë përgjigje të argumentuara e bindëse, për të gjetur dhe vendosur ne vendin e vet, kubikët e një mozaiku i cili është shpërbërë dhe shpërndarë në të gjithë Epirin dhe Ilirinë. Antikiteti në vendin tonë është zbuluar në masën pothuajse 20% , dhe mos më pak!!!
Ajo që na ‘’mësoi’’ ligji për menaxhimin e Butrintit, ndër të tjera, është se arkeologjia Shqiptare ka nevojë për ΄΄gërmime΄΄ brenda vetes së saj… Deri atë herë do të na mundoj pyetja se Butrinti- ΄΄Është pasqyrë e mendimit arkeologjik Shqiptar΄΄? Për të hequr ankthin e pritjes, mund të ‘’përdorim’’ interpretimet, teoritë dhe ΄΄zbulimet΄΄ e fundit nga Butrinti të Sazan Grurit… apo ato të ardhura nga Elena…. e ‘’Trojës’’.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply