×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Burri denoncon një burrë tjetër: Më kërkon para sepse ula pantallonat

Një 30 vjeçar nga Kukësi me banim në Kamëz  dyshohet se i vendosi  gjobë një burri, të cilit i ka kërkuar të kryejnë mardhënie më të, por më pas e ka kërcënuar se i kishte bërë fotografi dhe video. Rasti i rrallë i gjobëvënies u denoncua nga vetë i kërcënuari i cili pretendon se në një çast ai u shantazhua nga i riu dhe për këtë shkak i uli pantallonat nga frika, meqënëse  i dyshuari i kishte thënë që ishte i policisë dhe do kryente kontroll fizik.

Sipas burimeve të Gazetasi.al , i riu me inicialet M.D ka përfunduar në burg për këtë gjobëvënie, ndërsa denoncuesi , i moshës 52 vjeç është një qytetar nga Elbasani që i tregoi policisë se ku gjendej në çastin që u ndesh me gjobëvënësin e panjohur. Pikërisht rrëfimi i tij e ndihmoi policinë të mbledhë prova , mes tyre dhe kamera sigurie që janë të instaluara në parkimin nëntokësor në kryeqytet.

52 vjeçari nga Elbasani te parkingu nëntokësor në Tiranë ku priste të takonte gjobëvënësin

“Një djalë po më vë gjobë ditë pas dite” njoftoi ai në komisariatin numër 1 në Tiranë. Policia shton në dosjen që u hetua më pas duke përfshirë edhe prokurorinë se 52 vjeçari i trembur kishte lënë takim për të dorëzuar pagesën e radhës.

“Gjendesha në qendër të Tiranës, shpjegon në denoncimin e tij 52 vjeçari- kur një djalë rreth 35 vjeç mbase  ishte ulur diku në një stol afër muzeut,  përballë hotel Tiranës. Befas ky person ma bëri me shenjë, me dorë dhe njëkohësisht dhe me sy duke më kërkuar që të shkoja pranë tij. Mu duk i çuditshëm dhe u largova me shpejtësi, por vura re që ky person vinte pas meje nga shkoja unë”- denoncon burri  i cili pretendon se kishte dëgjuar që i panjohuri i kishte thënë do ti bënte një kontroll fizik pasi ishte policia. Në dosjen që Gazetasi.al zotëron shkruhet:

“U shqetësova dhe nuk kuptova se çfarë kishte. Ai ma bënte me shenjë e me duar dhe me gjeste të tjera dhe ndërkaq kuptova se donte të kryente mardhënie seksuale me mua. Për ta hequr qafe i thashë se nuk kishin ku ta bënim atë punë. Vazhdova rrugën nga hyrja e parkimit  nga pjesa e ish stacionit të trenit dhe u futa në parkim. Ai vijonte ndërkaq të më ndiqte. Ndalova dhe ai ndaloi , më erdhi pranë dhe pyeti si do ta linim atë punë. Shpejt e shpejt tekstualisht kështu më tha. Gjithashtu shtoi se më njihte mirë  dhe fjalë për fjalë shtoi se do më vinte tek shtëpia  që të më nxirrte bojën”.

Sipas rrëfimit të tij, i trembur nga ky këcënim ai ka ulur pantallonat. “I ula deri tek kofshët, por sapo bëra këtë veprim  më tha se ishte i policisë dhe se këtë veprim e filmoi ndonëse nuk e pashë të nxirrte as celular asgjë tjetër. Më urdhëroi të dilnim menjëherë jashtë nga parkingu . Kemi dalë jashtë pasi u vesha. Unë i thashë se çfarë ishte ai muhabet , ndërsa m’u përgjigj- do ulemi në kafe e do flasim”, tregon ai 52 vjeçari.

Siç tregojnë kamerat e sigurisë dy burrat janë zhvendosur nga parkimi nëntokësor për të pirë kafe pranë pazarit të ri. “Më tha ky muhabet mbyllet vetëm po më dhe 300 mijë lekë  dhe se videot do t’i prishte e s’do tia  jepte askujt. Në të kundërt ai do vepronte ndryshe” tregon ai.

Mbasi kanë ecur deri pranë ushtarit të panjohur, burri tregon se i ka dhënë kërcënuesit 300 mijë lekë të vjetra, kurse shantazhuesi i ka kërkuar që të nesërmen të paraqitej sërisht se do të firmosnin një letër ku premtohej se  kjo gjë merrte fund me pagesën e kryer dhe se video dhe fotot do të fshiheshin.

“I thashë që nuk ka punë me mua dhe të linte rehat  dhe të shihte punën e tij. Të nesërmen shkova tek vendi që më kërkoi dhe me letrën në dorë më tha se që të firmosej ajo letër duheshin 600 mijë lekë të vjetra . Iu përgjërova që nuk kisha më lekë por ai më kujtonte videon e kryer”.

Në vijim 52 vjeçari ka negociuar gjatë ditëve të tjera të javës derisa ka kërkuar ndihmë dhe nga fëmijët e tij.

“Kur shkova në takimin e radhës dhe i kërkova të fshihej video, telefonova djalin dhe ai më tha qëndro aty se po vij me policinë. Unë ndërkohë e takova dhe me vete kisha vetëm 270 mijë lekë nuk munda të bëja më tepër. E njoftova që 300  të tjerat kur ti bëja do t’ia sillja . Në momentin që ai i futi lekët në xhep, disa djem të veshur civile që më vonë kuptova se ishin policia e kapën për krahësh”.

Shtetasi M.D sipas burimeve të Gazetasi.al i do të gjykohet për gjobëvënie, dhe si prova ka një sërë pamjesh filmike në qendër të Tiranës. Ai shfaqet i veshur me një kapele të zezë dhe sportiv dhe kryen ecje të pakontrolluara. Në xhep ia janë gjetur  edhe  270 mijë lekët që i dorëzoi 52 vjeçari nga Elbasani. Gazeta Si

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Kokainë me imazhin e Pablo Escobar, gjykata lë në burg administratorët

Kokainë me imazhin e Pablo Escobar, gjykata lë në burg administratorët

Publikuar më 13.04.2021
Dy administratorët e kompanisë ‘Masabi Fruits’ Klajdi Xibrak...

Dy administratorët e kompanisë ‘Masabi Fruits’ Klajdi Xibraku dhe Erion Peti të arrestuar të shtunën nga policia janë lënë në burg nga gjykata ditën e sotme. Policia arriti të sekuestroi prej 143 kg kokainë e ndarë në 200 pako, e cila vinte nga Ekuadori në një kontejnerin me banane. Droga ishte fshehur në tavanin e kontejnerit e […]

Lexo më shumë

Kishin kthyer magazinën në laborator droge në Kurbin, gjykata lë në burg nipin e kreut të Kadastrës

Kishin kthyer magazinën në laborator droge në Kurbin, gjykata lë në burg nipin e kreut të Kadastrës

Publikuar më 13.04.2021
Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën arrest me burg për nipin e...

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën arrest me burg për nipin e kreut të Kadastrës,  Edmond Stojani. Vranicki Hisku, 24-vjeçari i arrestuar pak ditë më parë pas zbulimit të laboratorit të drogës në Gjorm të Kurbinit, mori masën e sigurisë  “Arrest me burg” me afat 45 ditë, deri në administrimin e rezultateve të ekspertimeve dhe […]

Lexo më shumë

Sherr me sende të forta në Tiranë, 35-vjeçari merr peng ish të dashurën

Sherr me sende të forta në Tiranë, 35-vjeçari merr peng ish të dashurën

Publikuar më 13.04.2021
Një sherr me sende të forta ka ndodhur në rrugën “Kont Urani...

Një sherr me sende të forta ka ndodhur në rrugën “Kont Urani” në kryeqytet. Policia njofton se A. Sh., 37 vjeç ka goditur me sende të forta një person i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë 37-vjeçari është vënë në pranga. Policia ka arrestuar edhe 7 persona të tjerë për vepra […]

Lexo më shumë

Bien lindjet në 2020, shpërblimi prej 40 mijë lekësh u shpërnda për 1,622 bebe më pak se në 2019

Bien lindjet në 2020, shpërblimi prej 40 mijë lekësh u shpërnda për 1,622 bebe më pak se në 2019

Publikuar më 13.04.2021
Për vitin 2020 në Shqipëri, bonusi i bebeve u shpërnda për 3...

Për vitin 2020 në Shqipëri, bonusi i bebeve u shpërnda për 36,188 lindje apo rreth 4,5% më pak se një vit më parë. Sipas shifrave të Ministrisë të Shëndetësisë në 2020 shpërblimi i bebeve me vlerë 40 mijë lekë u shpërnda për 36,188 lindje nga 37,810 lindje që përfituan shpërblim në 2019. Tkurrja e numrit […]

Lexo më shumë

Investigimi i The Guardian: Si politikanët shqiptar manipulojnë me Facebook, ata po ju mashtrojnë, po ngacmojnë edhe qytetarët

Investigimi i The Guardian: Si politikanët shqiptar manipulojnë me Facebook, ata po ju mashtrojnë, po ngacmojnë edhe qytetarët

Publikuar më 12.04.2021
Facebook ka lejuar vazhdimisht udhëheqësit dhe politikanët b...

Facebook ka lejuar vazhdimisht udhëheqësit dhe politikanët botërorë të përdorin platformën e tij për të mashtruar publikun ose për të ngacmuar kundërshtarët, pavarësisht se janë paralajmëruar për prova të keqbërjes. The Guardian ka parë një dokumentacion të gjerë të brendshëm që tregon se si Facebook trajtoi më shumë se 30 raste në 25 vende të […]

Lexo më shumë

Lali Leku kërkon votat e shqiptarëve me atlete 1300 dollarë

Lali Leku kërkon votat e shqiptarëve me atlete 1300 dollarë

Publikuar më 12.04.2021
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ose siç njihet ndryshe...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ose siç njihet ndryshe Lali Leku u shfaq në një takim në krah të kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar votën e shqiptarëve. Por edhe pse përpiqet që gjithmonë të duket sa më sportiv dhe pa shumë shpenzime duket se në këtë takim kishte harruar të fshihte markat luksoze që vesh. […]

Lexo më shumë

Europol: Shqipëria mbetet burimi kryesor i trafikimit të kanabisit në Europë; BE e ‘mbytur’ nga kokaina

Europol: Shqipëria mbetet burimi kryesor i trafikimit të kanabisit në Europë; BE e ‘mbytur’ nga kokaina

Publikuar më 12.04.2021
Europol nëpërmjet ‘Serious and Organised Crime Threat Assess...

Europol nëpërmjet ‘Serious and Organised Crime Threat Assessment’ ka publikuar një raport 4-vjeçar për krimin e organizuar dhe trafikun e drogës drejt BE. Nga të dhënat rezulton se Europa për shkak të trafikut të kokainës dhe COVID-19 ka shkuar në një pikë kritike. Sipas Europol, ngarkesa të paprecedenta janë trafikur nga Amerika Latine drejt vendeve […]

Lexo më shumë

Orikum/ Shpërthen tritoli në apartamentin e të arrestuarit për trafik droge, detajet e reja

Orikum/ Shpërthen tritoli në apartamentin e të arrestuarit për trafik droge, detajet e reja

Publikuar më 12.04.2021
Një sasi lënde eksplozive ka shpërthyer pasditen e sotme në ...

Një sasi lënde eksplozive ka shpërthyer pasditen e sotme në një apartament. Ngjarja ndodhi në zonën e Orikumit. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Orikum/Informacion paraprak Më datë 12.04.2021, rreth orës 18:10, në Orikum, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit A.Xh, ka shpërthyer një sasi e vogël […]

Lexo më shumë