×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

BSH: Efekti direkt i pandemisë u ndie më shumë në hoteleri dhe në industrinë përpunuese

Banka e Shqipërisë e vlerëson rreth 6.3% efektin e drejtpërdrejtë negativ të pandemisë në ekonominë shqiptare për 9 muajt e parë të vitit 2020.

Vlerësimi është kryer duke marrë parasysh ndikimin e masave kufizuese të ndërmarra në secilin komponent të kërkesës agregate dhe, më tej, nëpërmjet aplikimit të tabelave input-output, është filtruar ndikimi i tyre në Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Nga kjo analizë, ka rezultuar që sektorët që pësuan goditjen më të fortë nga pandemia ishin Akomodimi, Shërbimet dhe Industria Përpunuese. Sipas Bankës së Shqipërisë, rreth 75% e ndikimit të vlerësuar negativ të pandemisë së COVID-19 u përqendrua në këta tre sektorë. Pjesa tjetër e ndikimit negativ u shpërnda mes ndërtimit, industrisë nxjerrëse dhe tregtisë, çka tregon se në këta sektorë ndikimi ishte më i kufizuar. Sektori ku ndikimi i pandemisë u vlerësua më i ulët ishte bujqësia, duke qenë se aktiviteti i fermerëve nuk u ndikua shumë nga masat shtrënguese.

E zbërthyer sipas komponentëve të kërkesës agregate, rezulton se goditjen më të fortë e kanë pësuar eksportet, të cilat kanë rënë me 40.6%. Për eksportin e mallrave dhe të shërbimeve, vlerësimet janë bazuar në treguesit faktikë të tregtisë së mallrave dhe të shërbimeve.

Ndërkohë, komponentët e kërkesës së brendshme, konsumi privat dhe investimet kanë rënë përkatësisht me 4.5% dhe 5.8% në terma vjetorë. Për konsumin privat, vlerësimi është mbështetur në nën-komponentët sektorialë të kërkesës konsumatore, të cilët u ndikuan nga mbyllja dhe nga kufizimet në aktivitetet e bareve dhe restoranteve, e transportit publik dhe privat, e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve etj. Për investimet, vlerësimi është bazuar në ecurinë e sektorit ndërtues dhe të importit të mallrave kapitale.

Paralelisht, Banka e Shqipërisë ka kryer edhe një vlerësim për efektin e goditjes në punësim, që vlerësohet në rreth -3% në terma mesatarë vjetorë. Kjo goditje vlerësohet të ketë prekur kryesisht punësimin e aktiviteteve “Akomodim”, “Industri përpunuese” dhe “Shërbime të tjera”. Sipas madhësisë së ndërmarrjeve, rënia e punësimit vlerësohet e shpërndarë përkatësisht, 39.6% në ndërmarrjet me mbi 50 të punësuar, 39.5% në ndërmarrjet me 1-9 të punësuar dhe 21% në ndërmarrjet e vogla.

Shpejtësia dhe ashpërsia e impaktit të masave shtrënguese të ndërmarra ndikoi negativisht edhe besimin e konsumatorëve dhe bizneseve, duke rritur pasigurinë e tyre për të ardhmen. Treguesi i ndjesisë ekonomike preku nivelin më të ulët historik në tremujorin e dytë të vitit. Mbyllja e detyruar e aktivitetit, rënia e kërkesës së brendshme dhe të huaj, problemet në zinxhirët e furnizimit dhe në qarkullimin e punonjësve ishin arsyet e raportuara nga bizneset si përgjegjëse për rënien e aktiviteteve në prodhim dhe shërbime, në reduktimin e punësimit dhe në përkeqësimin e gjendjes financiare.

Nga ana e tyre, Banka e Shqipërisë thekson se konsumatorët u bënë më pesimistë për të ardhmen, të ndikuar kryesisht nga pritjet negative për punësim, ndërkohë që kujdesi i shtuar në kryerjen e shpenzimeve u pasqyrua tek vlerësimet e tyre në rënie për blerjet e mëdha. Por, me lehtësimin gradual të masave, besimi i agjentëve ekonomikë erdhi në përmirësim dhe arriti të rikuperojë pothuaj 85% të rënies së shënuar në tremujorin e dytë. SHBA, 8 të plagosur dhe një i zhdukur nga shpërthimi në një fabrikë/Monitor/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreziqet dhe shanset e mandatit të tretë – Çfarë ka mbetur akoma pa parë

Rreziqet dhe shanset e mandatit të tretë – Çfarë ka mbetur akoma pa parë

Publikuar më 02.05.2021
Planet për vepra të mëdha në mandatin e tretë rrezikojnë të ...

Planet për vepra të mëdha në mandatin e tretë rrezikojnë të shfryhen nga borxhi i lartë publik dhe ezaurimi i hapësirave fiskale. Rreziqet e vazhdimit të PPP-ve dhe sidomos atyre të fshehura, siç janë garantimi i trafikut të aeroporteve të reja që pritet të ndërtohen. Arbitrazhet janë një tjetër detyrim që mund të kalojë 400 […]

Lexo më shumë

Të dypunësuarit mund të paguajnë 25 milionë euro tatim mbi të ardhura shtesë, për pagat e 2020-s

Të dypunësuarit mund të paguajnë 25 milionë euro tatim mbi të ardhura shtesë, për pagat e 2020-s

Publikuar më 22.04.2021
Janë 88.6 mijë të punësuar, që gjatë vitit 2020 kanë pasur d...

Janë 88.6 mijë të punësuar, që gjatë vitit 2020 kanë pasur dy punë, të cilët do të duhet të deklarojnë të ardhurat e përfituara në vitin 2020, deri më 30 prill 2021, pavarësisht nivelit të pagave që kanë pasur. Ky deklarim do t’i ngarkojë ata me tatim mbi të ardhura shtesë, si rrjedhojë e disa […]

Lexo më shumë

Fushata dyfishon shpenzimet për investime në tremujor, ngecin fondet e rindërtimit

Fushata dyfishon shpenzimet për investime në tremujor, ngecin fondet e rindërtimit

Publikuar më 16.04.2021
Qarkullimi i fondeve publike është rritur ndjeshëm në kulmin...

Qarkullimi i fondeve publike është rritur ndjeshëm në kulmin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se gjatë periudhës janar-mars 2021 u shpenzuan për investime 11,3 miliardë lekë. Kjo shumë ishte 118% më e lartë se fondi i shpenzuar në tremujorin e parë të vitit të […]

Lexo më shumë

Buxheti dhe Becchetti

Buxheti dhe Becchetti

Publikuar më 15.04.2021
Ekonomia e Shqipërisë nuk arrin të prodhojë para. Të ardhura...

Ekonomia e Shqipërisë nuk arrin të prodhojë para. Të ardhurat buxhetore nuk kanë arritur të kalojnë 27% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) gjatë gjithë periudhës së tranzicionit, duke qenë ndër më të ulëtat në Europë dhe rreth 10 pikë përqindje më pak sesa mesatarja rajonale. Informaliteti i lartë, produktiviteti i ulët, mungesa e sipërmarrjeve […]

Lexo më shumë

FMN: Ekonomia shqiptare pritet të arrijë nivelin e para krizës që këtë vit

FMN: Ekonomia shqiptare pritet të arrijë nivelin e para krizës që këtë vit

Publikuar më 13.04.2021
Fondi Monetar Ndërkombëtar është optimist që ekonomia shqipt...

Fondi Monetar Ndërkombëtar është optimist që ekonomia shqiptare do të arrijë nivelin e parakrizës që këtë vit. Në të dhënat e publikuara të Pasqyrës Ekonomike Globale të prillit, FMN parashikon që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), me çmime korente në 2020-n të arrijë në rreth 17.1 miliardë lekë, duke e tejkaluar nivelin e para pandemisë. […]

Lexo më shumë

Prodhimi bujqësor në Shqipëri ka kosto 38% më të larta se mesatarja rajonale, shqetësimet e fermerëve në zonat prodhuese

Prodhimi bujqësor në Shqipëri ka kosto 38% më të larta se mesatarja rajonale, shqetësimet e fermerëve në zonat prodhuese

Publikuar më 30.03.2021
Para pak ditësh Autoriteti Konkurrencës vuri nën hetim parap...

Para pak ditësh Autoriteti Konkurrencës vuri nën hetim paraprak në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike dhe inputeve bujqësore pasi në mënyrë të koordinuar kishin fiksuar çmimet duke i lëne ato në nivele të larta. Fermerët në zonat prodhuese të vendit katër vitet e fundit kanë shprehur shqetësime për rritjen e […]

Lexo më shumë

420 milionë euro të shpenzuara në bare e restorante/ Shqipëria rekord në Europë për numrin e kafeneve si model biznesi

420 milionë euro të shpenzuara në bare e restorante/ Shqipëria rekord në Europë për numrin e kafeneve si model biznesi

Publikuar më 22.03.2021
Të hapësh një biznes në Shqipëri nuk kërkon ndonjë model të ...

Të hapësh një biznes në Shqipëri nuk kërkon ndonjë model të veçantë. Të gjithë rendin ose drejt dyqaneve të tregtisë apo shërbimeve dhe mbi të gjitha pas bareve apo restoranteve. Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2019, në Shqipëri kishte rreth 16 mijë barë e restoranteve (4 mijë restorante dhe 12 mijë bare), […]

Lexo më shumë

INSTAT: Punësim pa produktivitet, prodhimi për punonjës ra më 2019

INSTAT: Punësim pa produktivitet, prodhimi për punonjës ra më 2019

Publikuar më 16.02.2021
Numri i të punësuarve u rrit më tej në vitin 2019, por shtim...

Numri i të punësuarve u rrit më tej në vitin 2019, por shtimi i tyre të paktën sipas statistikave zyrtare nuk u shoqërua me rritjen e prodhimit për punonjës. Ecuria tregon se, rritja e numrit të të punësuarve nuk e ka rritur produktivitetin në ekonomi dhe për rrjedhojë, edhe të ardhurat e tyre, sipas të […]

Lexo më shumë