×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Brenda “zonës së kuqe”, flet inxhinieri i respiratorëve: Sa kapacitete ka Shqipëria, si mund ta fitojnë betejën të intubuarit

Inxhinieri i pajisjeve mjekësore pranë spitaleve Covid, Ermand Mertenika tregon për “Shekulli”-n fazat në të cilën kalojnë pacientët e shtruar. Inxhinieri flet për rëndësinë e respiratorit dhe se sa kapacitetet ka Shqipëria për të përballur të intubuarit

Enida Vërça

Respiratori është mjeti me të cilin pacientët e prekur nga Covid-19 kalojnë ditët e tyre të lodhshme, teksa vdekjen e kanë një hap larg. Inxhinieri i pajisjeve mjekësore, Ermand Mertenika ndan me “Shekulli”-n momentet më të vështira të pacientëve dhe rruga që ndiqet deri në fazën e fundit që është intubimi invaziv. Puna e tij fokusohet në instalimin, mirëmbajtjen, konfigurimet e pajisjeve mjekësore, si dhe në trajnimin e mjekëve për t’u familjarizuar me pajisjet, në varësi të profileve të ndryshme. Mertenika thotë se aktualisht janë 80 respiratorë në dispozicion dhe sipas tij, për momentin numri është i mjaftueshëm. Më tej shton se nëse numrat do të shtohen ka pajisje rezervë dhe do të bëhen blerje të reja.  Në fjalën e tij, ai ndalet edhe në situatën që ndodhet brenda spitaleve Covid, të cilat tashmë quhen ‘zonë e kuqe’. Inxhinieri shpjegon procedurat që ndiqen nga momenti që pacienti shtrohet në spital dhe kur gjendja e tij agravon. Çfarë ndodh pas intubimit dhe si mund të mbijetosh edhe pas procesit të fundit.

z. Mertenika si e komentoni situatën e krijuar nga virusi Covid-19 në vendin tonë?

Aktualisht Covid-19 është një virus i veçantë i cili në fakt në fillimet e tij ishte shumë agresiv, pasi filloi që të shkaktonte dëme të mëdha. Covidi tenton të prekë më tepër sistemin pulmonar, pra mushkëritë e pacienteve duke i shkaktuar këtyre të fundit patologji të cilët fillojnë me disa shenja të lehta duke i çuar me pas këto pacient në një gjendje të rëndë.  Momentalisht, ky virus është akoma i panjohur për shkencën dhe bio-inxhinierinë.

Kontributi juaj është kyç në këtë betejë, ç’do të thotë të jesh inxhinier i pajisjeve mjekësore?

Unë jam IT dhe inxhinier Bio-Mjekësor (Biomedical Engineer) i trajnuar për disa pajisje të ndryshme mjekësore, si në Radiologji të Përgjithshme; Radiologji Dentare; Pajisjet e Kardiologjisë, Spirometri (Pajisjet të diagnostikimit të mushkërive); Pajisje Dentare, Radio-Terapi dhe së fundmi në Pajisjet e Trajtimit Intensiv Ventilatorët e Reanimacionit/ Respiratorët). Të jesh inxhinier Bio-Mjekësor është përgjegjësi për shkak të profilit shumë. Profili i inxhinierit Bio-Mjekësor ka të bëjë me instalimin, mirëmbajtjen dhe konfigurimin e pajisjeve mjekësore të sektorëve të ndryshëm. Po ashtu përfshin dhe trajnimin e mjekëve për t’u familjarizuar me pajisjet dhe softuerert e këtyre pajisjeve.

Respiratorët janë ‘mushkëria’ e çdo pacienti që vuan nga virusi, sa cilësore janë këto aparatura dhe si sigurohen?

Ventilatorët e Reanimacionit ose Respiratorët janë pajisje mjekësore të cilët quhen Pulmone Artificiale (pra kryejnë ciklin spirometrik të frymë-shkëmbimit në mënyrë artificiale. Janë pajisje shumë të rëndësishme jetike për pacientin. Siç është Dializa e cila është një veshkë artificiale dhe respiratorët janë mushkëri artificiale. Qendrat e ndryshme spitalore, publike, private klinika të ndryshme, i blejnë pajisjet mjekësore atëherë kur ju duhen dhe kanë nevojë të mobilizohen për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të cilët vuajnë nga patologji të ndryshme. Duke patur parasysh që teknologjia Bio-Inxhinierike dhe Elektronike avancon në mënyrë progresive, normalisht kemi të bëjmë me pajisje cilësore. Siç janë: Skanerat, Rezonancat Magnetike, Pajisjet e Kardiologjisë, Radiologjisë, Radio-Terapisë, pajisjet e trajtimit intensive respiratorët etj.

Numrat po shtohen nga dita në ditë, a është në gjendje vendi ynë të përballojë fluksin me respiratorë?

Në fakt fillimi i pandemisë ishte një situate akute në trajtë globale, sigurisht dhe në Shqipëri pasi kemi të bëjmë me një virus aktualisht të panjohur. Për aq kohë sa vaksina nuk është shfaqur akoma, mendoj që ne do bashkëjetojmë me këtë virus. Kapacitetet spitalore janë mjaftueshëm dhe e përballojnë momentalisht situatën. Fatmirësisht duke patur një dekremetim të situatës shpresojmë që numri i të infektuarve të ulet. Për momentin kapaciteti i ventilatorëve të reanimacionit/respiratorëve është i mjaftueshëm dhe normalisht një pjesë e tyre qëndrojnë edhe rezervë në raste shtimi të pacientëve në gjendje emergjente shëndetësore.

Ne kemi parë pamje të transmetuara edhe më herët nga spitalet Covid, si është situata aty? Çfarë ndodhë në ‘zonën e kuqe’?

Spitalet Covid janë ato zona ku vijnë pacientë të cilët janë të infektuar me këtë virus. Në ‘zonën e kuqe’ ka pacientë të cilët kanë problem me gjendjen e tyre shëndetësore simptoma te lehta, gjithashtu ka paciente të cilët janë në një gjendje pak me të vështirë dhe u duhet aplikim i respiratorëve me maskë ventilimi ose me intubim. Kur Covid-19 merret nëpërmjet rrugëve respiratore, atëherë ky virus, pasi depërton në qelizën e shëndoshë në mushkëri, lëshon materialin e tij gjenetik në ribozome dhe në nuk lind e qelizës së shëndoshë, duke e transformuar këtë qelizë në një fabrikë ose gjenerator të prodhimit të këtyre viruseve, pra bën shumëzimin për një kohë të shkurtër të këtyre viruseve. Qeliza e shëndoshë në të cilën virusi ka depërtuar dhe e ka shumëzuar këtë virus, pëson një metamorfozë gjenetike, pra modifikim gjenetik, duke prodhuar miliona viruse të tjera, derisa kjo qelizë e shëndoshë vdes. Këto viruse dalin nga qeliza e vdekur prej së cilës u shumëzuan dhe infektojnë qeliza të tjera të shëndosha, në proces zinxhir.

Ky proces zinxhir ndodh te të gjithë pacientët?

Në qoftë se një person ka një sistem imunitar, e thënë ndryshe qeliza të mira imune, atëherë këto qeliza, pra “limfocitet, antitrupat dhe T-Cell, të cilat janë qelizat imunitare, arrijnë të shkatërrojnë virusin Covd-19 dhe këta persona mund të jenë asimptomatikë ose me simptoma të lehta apo deri diku pak problematike. Në rast të kundërt, kur personat kanë një sistem imunitar të dobët, atëherë virusi Covd-19 ka një shkallë masive shumëzimi, duke shkaktuar sëmundje intersticiale pulmonare, pra bllokimin e njësive më të vogla të mushkërive, pikërisht aty ku transferohet oksigjeni në gjak, pra në alveola. Kur alveola bllokohet, atëherë pacienti fillon të ketë vështirësi në frymëmarrje, pra kërkon oksigjen më shumë, sepse gjaku i tij nuk saturohet për shkak të shumëzimit të këtyre viruseve në poret e alveolës. Kur shkalla e shumëzimit është ekstremisht e lartë, pacienti nuk është më i aftë të marrë frymë në mënyrë natyrale, dhe në këtë moment atij duhet t’i presohet oksigjen në mënyrë artificiale, dhe pajisjet që i japin frymë në mënyrë artificiale janë respiratorët , pra mushkëri artificiale.

Ka gjasa që pacientët e intubuar të fitojnë betejën?

Sigurisht nëse gjendja shëndetësore e një pacienti është shumë emergjente, aplikohet respiratori me intubim (pra një tub endo-trakeal i cili vendoset në trakene (fytin e pacientit) dhe dalja tjetër e tubit endo-trakeal lidhet me respiratorin. Ka pacientë të cilët nuk e kalojnë dot, si rezultat i sistemit të tyre imunitar jo të mirë. Ose edhe për arsye se vuajnë nga patologji kronike të tjera adicional (shtesë). Ka dhe raste kur pacientët e intubuar si rezultat i sistemin të mirë imunitar kalojnë në një fazë më të lehtë, siç është ventilimi më maskë oksigjenimi. Ka edhe raste më të mira akoma ku në fazën e rehabilitimit kalon në heqjen e maskës dhe kthimin e tij në gjendje normale.

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mjekët paralajmërojnë protestë para QSUT-së, ndalohen nga policia

Mjekët paralajmërojnë protestë para QSUT-së, ndalohen nga policia

Publikuar më 23.09.2020
Bluzat e bardha kanë vendosur që ditën e nesërme të zhvilloj...

Bluzat e bardha kanë vendosur që ditën e nesërme të zhvillojnë një protestë para oborrit të QSUT-së. Protesta e tyre lidhet me kushtet e vështira të punës dhe po ashtu kërkesa për rritje rroge. Një prej mjekëve i cili është në dijeni të këtij organizimi, Arian Mezini i tha “Shekulli”-t se nuk u është dhënë […]

Lexo më shumë

Sërish humbje jete në 24 orë, ja sa raste të reja u zbuluan me Covid në vendin tonë

Sërish humbje jete në 24 orë, ja sa raste të reja u zbuluan me Covid në vendin tonë

Publikuar më 22.09.2020
Në 24 orët e fundi kanë humbur jetën 3 persona dhe janë shën...

Në 24 orët e fundi kanë humbur jetën 3 persona dhe janë shënuar 131 raste të reja me Covid, raporton Ministria e Shëndetësisë. Një 78 vjeçar nga Peqini, një 80 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana, nuk kanë arritur t’i mbijetojnë sëmundjes. Sa i takon rasteve të reja nga 825 të dyshuar, 131 kanë […]

Lexo më shumë

Kuçovë/ Infektohet me Covid-19 edukatorja dhe fëmija e saj 5 vjeçe

Kuçovë/ Infektohet me Covid-19 edukatorja dhe fëmija e saj 5 vjeçe

Publikuar më 21.09.2020
Një edukatore në një kopsht në Kuçovë dhe fëmija e saj 5 vje...

Një edukatore në një kopsht në Kuçovë dhe fëmija e saj 5 vjeçe që është e regjistruar në po të njëjtin kopsht,kanë rezultuar të prekura me Covid-19. Raportohet se edukatorja ka qenë në punë deri në momentin e shfaqjes së simptomave dhe pas këtij momenti ka kryer tamponin ku dhe ka rezultuar e infektuar. Pas […]

Lexo më shumë

Covid hyn në shkollat e Bulqizës, infektohen mësuesit, pritet pezullimi i mësimit

Covid hyn në shkollat e Bulqizës, infektohen mësuesit, pritet pezullimi i mësimit

Publikuar më 18.09.2020
Në shkollën “Shefqet Tançi” në Bulqizë kanë rezultuar me Cov...

Në shkollën “Shefqet Tançi” në Bulqizë kanë rezultuar me Covid-19 katër mësues. Nisur nga rezultati në fjalë i tamponëve pritet që të pezullohet procesi mësimor. Kjo mbyllje do të vijë fare pak ditë pas çeljes së shkollave. Deri më tani numri i personave të prekur me virusin e ri në këtë qark ka shkuar në […]

Lexo më shumë

“Duam paret tona!”, nis protesta e naftëtarëve, përplasen me policinë

“Duam paret tona!”, nis protesta e naftëtarëve, përplasen me policinë

Publikuar më 17.09.2020
Punonjësit e rafinerisë së Ballshit kanë rinisur protestat e...

Punonjësit e rafinerisë së Ballshit kanë rinisur protestat e tyre teksa ndodhen para Ministrisë së Energjitikës. Ata protestojnë me pankarta në duar dhe me thirrjet, ”duam paret tona, mos i prekni punëtorët”. Në protestë ka dhe forca policore të cilët janë përlpasur me naftëtarët. Ajo që bie në sy është fakti që të gjithë punonjësit […]

Lexo më shumë

Hapja e shkollave në kohë pandemie, mjeku tregon dhëna që japin shpresë

Hapja e shkollave në kohë pandemie, mjeku tregon dhëna që japin shpresë

Publikuar më 15.09.2020
Shqetësimit të madh të te prindërve dhe familjarëve për një ...

Shqetësimit të madh të te prindërve dhe familjarëve për një rrezik të shtuar nga hapja e shkollave dhe ankthit që i shoqëron nëse fëmijët infektohen dhe e sjellin virusin në shtëpi u përgjigjet me shifra dhe fakte mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti. Me një postim të gjatë në faqen e tij në Facebook, mjeku Alimehmeti numëron […]

Lexo më shumë

Nesër në shkollë, psikologët: Këto janë disa mënyra si t’u tregojmë fëmijëve që të mbrohen nga Covidi

Nesër në shkollë, psikologët: Këto janë disa mënyra si t’u tregojmë fëmijëve që të mbrohen nga Covidi

Publikuar më 13.09.2020
14 shtatori shënon nisjen e vitit shkollor. Psikologët ndajn...

14 shtatori shënon nisjen e vitit shkollor. Psikologët ndajnë me “Shekulli”-n disa sugjerime se si t’u shpjegohet fëmijëve zbatimi i protokolleve anti-Covid për ruajtjen e shëndetit të tyre dhe familjarëve. “Nëse nuk duam të kemi fëmijë me shqetësime psikologjike ku dëmi do ishte edhe më i madh dhe rehabilitimi më i vështirë, atëherë, psikologët duhet […]

Lexo më shumë

Ishte i infektuar me Covid, ndërron jetë kirurgu i njohur

Ishte i infektuar me Covid, ndërron jetë kirurgu i njohur

Publikuar më 13.09.2020
Është ndarë nga jeta kirurgu i Sanatoriumit Agron Menzelxhiu...

Është ndarë nga jeta kirurgu i Sanatoriumit Agron Menzelxhiu. Lajmin e ka konfirmuar kolegu dhe njëkohësisht kushëriri i tij, mjeku Petrit Vargu. Mësohet se Menzelxhiu prej ditësh ishte në gjendje të rëndë, pasi ishte infektuar me Covid-19. “Agron Menzelxhiu djali tezes sime!Si na le! Doktori i palodhur që s’ia kurseve ndihmën askujt!Si mund të ikësh […]

Lexo më shumë