×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Bregdeti kantier ndërtimi nga Shkodra në Sarandë, KKT 18 leje për resorte, shtëpi të dyta dhe port turistik

Bregdeti nga Shkodra në Sarandë është përfshirë nga një valë ndërtimesh ku një pjesë e mirë e tyre janë struktura akomoduese më funksion turizmin apo vila private por duket se të tjera projekte do të nisin zbatimin. Këshilli Kombëtar i Territorit në mbledhjen e fundit të enjten e kësaj jave miratoi 32 vendime në rend të ditës nga të cilat të paktën 18 prej tyre lidhen me leje ndërtimi, zhvillimi apo ndryshime në vendime të mëparshme për projekte në bregdet. Kështu ndër të tjera në mbledhjen e KKT-së janë miratuar ndërtimi i disa hoteleve dhe resorteve si në Gjilekë të Himarës, në Sarandë ndërkohë që një tjetër projekt është ai për struktura hotelerie, rezidenca banimi dhe parkim, në Jalë. Të tjera lejë janë dhënë në zonën e Vlorës për struktura akomoduese kurse një tjetër subjekt ka marrë lejen për ndërtimin e vilave apo shtëpi të dyta.

Në zonën e Shëngjinit është dhënë një leje për zhvillimin e një objekti me godina banimi dhe shërbimesh ndërkohë që në zonën Pulaj Plazh në Velipojë është dhënë një leje zhvillimi për godina hotelerie, shërbimesh, banimi dhe parkim nëntokë. Në mbledhjen e fundit KKT miratoi edhe një lejë për portin turistik dhe të shërbimeve “Marina Limion”dhe Kompleksi turistik “Marina Bay Saranda” me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me zhvillues shoqëritë “Concord Investment” sh.p.k, “Marina Limion” sh.p.k. dhe “Marina Bay Saranda” sh.p.k. Porti Turistik ishte një procedurë që u zhvillua në vitin 2019 ndërkohë që kontrata me kompanitë fituese u nënshkrua vitin e shkuar për një vlerë investimi 1.3 miliardë lekë.

Vendimet e KKT

Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë me funksion hoteleri, me vendndodhje në rrugën “Hysni Gerbolli”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gjoka Konstruksion” sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt me funksione komplekse, shërbimi, zyra dhe rezidenciale”, me vendndodhje Bashkia Tiranë, me zhvillues “EB Construction” sh.p.k dhe “AgroRoma 2019” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Porti turistik dhe i shërbimeve “Marina Limion”dhe Kompleksi turistik “Marina Bay Saranda” me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me zhvillues shoqëritë “Concord Investment” sh.p.k, “Marina Limion” sh.p.k. dhe “Marina Bay Saranda” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Resort turistik me parkime nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Albstar” sh.p.k

Leje Ndërtimi për objektin: “Delta Falaise Resort & Village”, Zona 1, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues shoqërinë “Delta” sh.a.

Për një ndryshim në Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit Nr. 25, datë 03.10.2018 “Për miratimin Leje Zhvillimi për objektin: “Resorti turistik “Coast to Coast”, Gjilekë, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gjikuria” sh.p.k dhe shoqërinë “Coast to Coast” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Resorti Turistik “Coast to Coast”, Faza 1, Gjilekë, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gjikuria” sh.p.k dhe shoqërinë “Coast to Coast” sh.p.k.

Për një ndryshim në Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit Nr. 24, datë 03.10.2018 “Për miratimin Leje Zhvillimi për objektin: “Shëtitorja në plazhin Drymadhes”, Gjilekë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Coast to Coast” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Shëtitorja në plazhin Drymadhes”, Segmenti 4, Gjilekë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Coast to Coast” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Struktura hotelerie, rezidenca banimi dhe parkim, në Jalë, Bashkia Himarë”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Jala Investment” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë hotelerie dhe parkim nëntokë”, me vendndodhje në Livadh, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Rinia 04” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë hotelerie”, me vendndodhje në Livadh, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Xheluks Construksion” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë shërbimi hotelerie, Dhërmi, Bashkia Himarë”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues shoqërinë “A.R.M-Albania” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë me funksion hoteleri, me vendndodhje në Borsh, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Grand Hotel Borsh” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Resorti Turistik “Lura 5”, Faza 2, Ishëm, Bashkia Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Lura” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimi, Lungomare, Bashkia Vlorë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Europa Building” sh.p.k dhe “Hanxhari Group” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks me vila dhe shtëpi të dyta”, me vendndodhje në Lagjen Uji i Ftohtë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvilllues shoqërinë “HEL-PET” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks banimi, shërbimesh dhe parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën Aulona, Orikum, Bashkia Vlorë, me zhvilllues Z. Shkëlqim Selami.

Leje Zhvillimi për objektin: “Godina banimi dhe shërbimesh”, me vendodhje në Shëngjin, Njësia Administrative Shëngjin, Bashkia Lezhë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klajdi Construction” sh.p.k

Leje Zhvillimi për objektin: “Godina hotelerie, shërbimesh, banimi dhe parkim nëntokë”, me vendndodhje në zonën Pulaj Plazh, Velipojë, Bashkia Shkodër, me subjekt zhvillues shoqërinë “Star Plus” sh.p.k.

Leje për miratimin e ndryshimeve në projekt gjatë ndërtimit për objektin: “Kompleksi turistik “Thymos”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë” dhe ndryshimin e subjektit zhvillues nga Z. Ilir Trebicka në shoqërinë “Drimadhe I & I” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt shërbimesh dhe pikë furnizimi me karburant në Rrugën e Kombit, Bashkia Mirditë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dizi” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Pikë karburanti dhe ambiente shërbimi”, me vendndodhje në Bashkinë Shkodër, me subjekt zhvilllues Z. Valter Fushaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kalimi në kufirin greko-shqiptar, Athina shtyn masat deri më 21 qershor

Kalimi në kufirin greko-shqiptar, Athina shtyn masat deri më 21 qershor

Publikuar më 12.06.2021
Greqia ka shtyrë masat deri më datë 21 qershor për kufirin m...

Greqia ka shtyrë masat deri më datë 21 qershor për kufirin me Shqipërinë. Kuotat në Kakavijë bëhen 1500 kalime në ditë, ndërsa më herët ishin 400. Kriteret për të kaluar kufirin me shtetin grek mbeten po të njëjta. Greqia vijon të lehtësojë masat kufizuese ndërkohë që sezoni turistik ka filluar. Nga e shtuna ora policore […]

Lexo më shumë

Protesta për testin e matematikës/ Mësuesit mbështesin maturantët: Testi mbi nivelin mesatar, ja rekomandimet për Ministrinë

Protesta për testin e matematikës/ Mësuesit mbështesin maturantët: Testi mbi nivelin mesatar, ja rekomandimet për Ministrinë

Publikuar më 12.06.2021
Protestat e orëve të fundit nga ana e maturantëve për proces...

Protestat e orëve të fundit nga ana e maturantëve për procesin e testimit të lëndës së matematikës ka nxjerrë në pah një fenomen. Përveç maturantëve të cilët ankohen për testin e vështirë dhe për pyetje që janë jashtë programit të kurrikulave shkollore, janë edhe mësueset e gjimnazit të cilat e mbështesin këtë fakt. Ky lajm […]

Lexo më shumë

VIDEO-FOTO/ Rrokulliset kamioni me gurë, bllokohet rruga në Berat

VIDEO-FOTO/ Rrokulliset kamioni me gurë, bllokohet rruga në Berat

Publikuar më 12.06.2021
Një tjetër aksident është shënuar gjatë orëve të pasdites, k...

Një tjetër aksident është shënuar gjatë orëve të pasdites, këtë herë në Berat në vendin e njohur si Rotondo e Kombinatit. Një kamion i ngarkuar me gurë raportohet se ka humbur kontrrollin edhe është rrokullisur. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz apo mjete te dëmtuara. Drejtuesi i mjetit me targa AA 039 RU, […]

Lexo më shumë

Myslimanët shqiptar nuk do të mund të kryejnë pelegrinazhin e Haxhit, Arabia Saudite bllokon hyrjen e besimtarëve nga jashtë, ja arsyeja

Myslimanët shqiptar nuk do të mund të kryejnë pelegrinazhin e Haxhit, Arabia Saudite bllokon hyrjen e besimtarëve nga jashtë, ja arsyeja

Publikuar më 12.06.2021
Arabia Saudite ka njoftuar se pelegrinazhi i këtij viti haxh...

Arabia Saudite ka njoftuar se pelegrinazhi i këtij viti haxhi do të jetë i kufizuar në 60 mijë persona të cilët janë të vaksinuar ndaj koronavirusit. Mbretëria bëri një pelegrinazh të reduktuar vitin e kaluar, por prapë lejoi një numër të vogël njerëzish të merrnin pjesë në veprimtarinë vjetore. Haxhi është pelegrinazh fizikisht i kërkuar […]

Lexo më shumë

Nuk i ndalon postbllokut të policisë, aksidentohet gjatë ndjekjes një makinë në Vlorë, plagoset rëndë një person

Nuk i ndalon postbllokut të policisë, aksidentohet gjatë ndjekjes një makinë në Vlorë, plagoset rëndë një person

Publikuar më 12.06.2021
Policia e Vlorës është vënë në ndjekje të një automjeti, i c...

Policia e Vlorës është vënë në ndjekje të një automjeti, i cili nuk iu bind urdhërit të patrullës për të ndaluar. Gjatë ndjekjes nga policia, mësohet se shoferi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një makinë tjetër. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona njëri prej të cilëve në […]

Lexo më shumë

I dënuar në Itali për pastrim parash dhe drogë/ Kompania panameze transferoi gjysmë milionë euro në llogaritë e një biznesmeni shqiptar (Emri)

I dënuar në Itali për pastrim parash dhe drogë/ Kompania panameze transferoi gjysmë milionë euro në llogaritë e një biznesmeni shqiptar (Emri)

Publikuar më 12.06.2021
Një kompani e regjistruar në Panama, pronarët e së cilës rez...

Një kompani e regjistruar në Panama, pronarët e së cilës rezultojnë të përfshirë në një skandal korrupsioni në Spanjë, trasferoi gjysmë milionë euro në llogaritë e Gëzim Sallakut, sipërmarrësit shqiptar të dënuar në Itali për riciklim parash të pista, mashtrim e çështje droge. Prokuroria e Durrësit, thotë se transfertat bankare në favor të ish-presidentit të […]

Lexo më shumë

“Një maturant sot, një ministër nesër”/ maturantët e Sarandës në protestë: Ta dijë Ismail Qemali për kë e ngriti flamurin, vjen e ul prapë

“Një maturant sot, një ministër nesër”/ maturantët e Sarandës në protestë: Ta dijë Ismail Qemali për kë e ngriti flamurin, vjen e ul prapë

Publikuar më 12.06.2021
Një grup nxënësisht maturantë të shkollës “Hasan Tahsini” në...

Një grup nxënësisht maturantë të shkollës “Hasan Tahsini” në Sarandë, të indinjuar nga teza e provimit të matematikës, sipas tyre shumë e rëndë, protestuan sot fillimisht para Bashkisë së qytetit, për të vijuar mandej nëpër rrugët e qytetit e deri tek  tek Zyra Arsimore Vendore Sarandë-Konispol. Me pankarta në duar ata kanë kërkuar drejtësi. “Teza […]

Lexo më shumë

Shifrat e COVID-19 në Shqipëri: Asnjë humbje jete, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Shifrat e COVID-19 në Shqipëri: Asnjë humbje jete, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Publikuar më 12.06.2021
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë k...

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,916 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  6 raste në Tiranë, 2 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Kavajë, Mirditë, Kuçovë. Aktualisht po marrin trajtim spitalor 21 pacientë, nga […]

Lexo më shumë