×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Bombola gazi, armë e granata dore”/ Policia jep njoftimin zyrtar për operacionin në veri të Kosovës: 8 të arrestuar e 10 në kërkim! Ja sa efektivë u plagosën

Policia e Kosovës ka dhënë versionin zyrtar të aksionit të sotëm në veri të vendit. Sipas bluve të vendit fqinj, qëllimi i saj ishte luftimi i kontrabandës së mallrave në disa zona.

Por situata është tensionuar në veri teksa policia thekson se aty grupe kriminale në mënyrë të organizuar janë grumbulluar dhe kanë krijuar bllokim të rrugëve me mjete të ndryshme.

Ata kanë përdorur bombola gazi, granata dore dhe armë zjarri që të pengonin policinë. Si pasojë kanë mbetur të plagosur 10 efektivë policie me lëndime në trup, 7 prej tyre shqiptarë dhe 3 zyrtarë serb.

Në përfundim të operacionit, policia ka arrestuar 8 persona për kontrabandim mallrash dhe 10 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Po ashtu janë sekuestruar dhe mallra të ndryshme të kontrabanduara me vlerë prej qindra mijëra eurosh.

Njoftimi i policisë:

Referuar situatës së krijuar, rrezikimit të drejtpërdrejt të zyrtarëve, bllokimeve të rrugëve, përdorimit të bombolave të gazit, shok bombave, përdorimit të armëve të zjarrit e granatave të dorës nga persona të dyshuar si dhe dëmtimit/zjarrvënies së automjeteve zyrtare, Policia e Kosovës është detyruar të ndërmarrë veprime policore duke përdorur mjetet e nevojshme ligjore, me qëllim të ofrimit të sigurisë ndaj zyrtarëve të përfshirë në operacion dhe qytetarëve të asaj zone”, thuhet në njoftimin e policisë.

Si pasojë e gjuajtjeve me mjete të ndryshme vdekjeprurëse drejt zyrtarëve policorë,  është raportuar se (10) zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore, prej tyre (7) zyrtarë të nacionalitetit shqiptar dhe (3) zyrtarë te nacionalitetit serb. Bazuar në informacionet fillestare një nga personat e përfshirë në sulm ndaj zyrtarëve policorë, është lënduar.

“Si rezultat i veprimeve profesionale të zyrtarëve policorë deri në këtë fazë janë arrestuar dhe shoqëruar tetë (8) persona të dyshuar për kontrabandim me mallra, dhe (10) persona tjerë të dyshuar janë shpallur në kërkim policor.Po ashtu janë sekuestruar mallra dhe dëshmi të ndryshme të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra euro, të cilat shërbejnë si prova materiale, të cilat kanë qenë të vendosura në lokacione të ndryshme, lokale afariste, magazina/depo etj”, thekson më tej policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fotot nudo në internet kanë lënë një traumë mendore të pashlyeshme, thotë aktorja e njohur Jennifer Lawrence

Fotot nudo në internet kanë lënë një traumë mendore të pashlyeshme, thotë aktorja e njohur Jennifer Lawrence

Publikuar më 28.11.2021
Aktorja amerikane Jennifer Lawrence ka dhënë një intervistë ...

Aktorja amerikane Jennifer Lawrence ka dhënë një intervistë për revistën ‘Vanity Fair’ për numrin e dhjetorit. Deklaratat e saj janë bërë virale. Më e sinqertë se kurrë, pa hezituar të flasë për dobësitë e saj dhe çfarë e shqetëson, ylli i Hollivudit shpjegon pse vendosi të largohej nga aktrimi për dy vjet. Njëkohësisht ajo i […]

Lexo më shumë

Vrasja e trefishtë në Deçan, qeveria e Kosovës ofron 20 mijë euro shpërblim për ata që mundësojnë arrestimin e autorit

Vrasja e trefishtë në Deçan, qeveria e Kosovës ofron 20 mijë euro shpërblim për ata që mundësojnë arrestimin e autorit

Publikuar më 28.11.2021
Qeveria e Kosovës ka ofruar shpërblim prej 20 mijë euro për ...

Qeveria e Kosovës ka ofruar shpërblim prej 20 mijë euro për ata të cilët mundësojnë arrestimin e autorit të vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit, ku u sulmua me armë autobusi i nxënësve. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit. “Lidhur me rastin e vrasjes […]

Lexo më shumë

Grabitën 2 milionë lekë në familjen në Tepelenë, reagon policia

Grabitën 2 milionë lekë në familjen në Tepelenë, reagon policia

Publikuar më 28.11.2021
Policia ka reaguar për grabitjen e ndodhur mbërmjen e djeshm...

Policia ka reaguar për grabitjen e ndodhur mbërmjen e djeshme në një familje në Tepelenë. Sipas njoftimit të uniformave blu, tre shtetas në orën 21:45 në banesën e tij kanë shkuar tre shtetas të paidentifikuar duke i grabitur shumën e 2 milionë lekëve të vjetra. Tre grabitësit ishin prezantuar si Policia e Shtetit. Muho jetonte […]

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Itali, 3 shqiptarë përfundojnë në spital, dy në gjendje kritike për jetën

Aksident i rëndë në Itali, 3 shqiptarë përfundojnë në spital, dy në gjendje kritike për jetën

Publikuar më 28.11.2021
Një aksident i rëndë me 3 shqiptarë ka ndodhur pasditen e dj...

Një aksident i rëndë me 3 shqiptarë ka ndodhur pasditen e djeshme në Manduria të Italisë. Një fugon “Ford” është përplasur dhunshëm me një pemë, duke lënë të plagosur 3 shqiptarët që ndodheshin brenda mjetit. Makina ka dalë nga rruga me shpejtësi dhe është përplasur me ullirin, disa metra brenda një lëndine. Të tre shqiptarët […]

Lexo më shumë

A ka vend për panik nga mutacioni i ri Omicron? Mjeku Alimehmeti: Shumë shpejt do ta marrim vesh

A ka vend për panik nga mutacioni i ri Omicron? Mjeku Alimehmeti: Shumë shpejt do ta marrim vesh

Publikuar më 28.11.2021
Mjeku i njohur epidemiolog Ilir Alimehmeti thotë se deri më ...

Mjeku i njohur epidemiolog Ilir Alimehmeti thotë se deri më tani nuk ka asnjë arsye që qytetarët shqiptarë të përfshihen nga paniku për përhapjen e variantit të ri të koronavirusit, Omicron, që ka mbërritur edhe në Itali. Sipas tij, deri më tani nuk ka asnjë të dhënë të sigurt për këtë mutacion, edhe pse thuhet […]

Lexo më shumë

Rusia dhe Kina theksojnë se diplomacia e bazuar në vlerë provokon ndarje

Rusia dhe Kina theksojnë se diplomacia e bazuar në vlerë provokon ndarje

Publikuar më 28.11.2021
Shtetet e Bashkuara do të presin Samitin online për Demokrac...

Shtetet e Bashkuara do të presin Samitin online për Demokracinë më 9-10 dhjetor 2021, duke e fuqizuar veten të përcaktojë se kush do të marrë pjesë në ngjarje dhe kush jo, kush është një “vend demokratik” dhe kush nuk ka të drejtë për një status të tillë. Një produkt i dukshëm i mentalitetit të saj […]

Lexo më shumë

Aksidentohen në Tropojë tre të rinjtë nga Kosova, BMW-ja e tyre përplaset me trafikndarësen

Aksidentohen në Tropojë tre të rinjtë nga Kosova, BMW-ja e tyre përplaset me trafikndarësen

Publikuar më 28.11.2021
Tre të rinj, banues në Suharek, Kosovë, janë përfshirë në nj...

Tre të rinj, banues në Suharek, Kosovë, janë përfshirë në një aksident këtë të dielë në fshatin Cërrnicë të Tropojës. Të rinjtë udhëtonin me një makinë BMW, ku shoferi pasi ka humbur kontrollin e mjetit është përplasur me trafik ndarësen. “Si pasojë janë dëmtuar lehtë tre pasagjerët, shtetasit L. B., M. L., dhe F. Rr., […]

Lexo më shumë

“Jemi Policia e Shtetit”, maskat terrorizojnë familjen në Tepelenë, i marrin 2 milionë lekë

“Jemi Policia e Shtetit”, maskat terrorizojnë familjen në Tepelenë, i marrin 2 milionë lekë

Publikuar më 28.11.2021
Grabitet banesa e Alim Muhos ne fshatin Luzat bashkia Tepele...

Grabitet banesa e Alim Muhos ne fshatin Luzat bashkia Tepelenë. Në banesë kane hyrë tre persona të prezantuar si Policia e Shtetit dhe i kane vjedhur 2 milionë lekë të vjetëra rreth ores 1 të mesnatës, citon Fax News. Muho jetonte me djalin dhe nusen e djalit por keta te fundit nuk gjendeshin dje ne […]

Lexo më shumë