×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Biznesi me vetëm 10 pula fiton tenderin 2.7 miliardë lekë për mish në burgje

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në varësi të Ministrisë së Brendshme për nevoja të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka shpallur procedurën e prokurimit “Blerje mishi dhe nënproduktet e tij” me një fond limit prej 314.572.580 lekësh. Kjo agjenci, pas vlerësimit të ofertave, ka shpallur fitues ofertën më të ulët, atë të  kompanisë “Olta Sharra” me ofertë  rreth 246 milionë Lekë. Deri këtu çdo gjë duket normale, pasi fitues u shpall ofertuesi me vlerë më të ulët. Skandali i këtij tenderi fillon në momentin, që njëra nga kompanitë pjesëmarrëse në tender, Argent Daci, ankimoi vendimin.

Përfaqësuesi i firmës: Jo, nuk e ka rrëzuar akoma, ne nuk dimë gjë. Jo, jo, jo, fals, fals, unë nuk e di, ti e di. Unë s’e kam! Komisioni i Prokurimit Publik anuloi fituesin e parë dhe shpalli fituese firmën ankuese Argent Daci, me një ofertë 310 mijë dollarë më të lartë, se fituesja e parë.

“I përbërë nga komisioni kryetar Jonaid Myzyri, nënkryetar Fiorent Zguro dhe anëtarë Kreshnik Tërnova dhe Anila Malaj. Ky komision ka vendosur të pranojë ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik Argent Daci, 2. Autoriteti kontraktor të anulojë vendimin e KVO mbi skualifikimin e operatorit ekonomik Argent Daci dhe të korrigjojë shkeljet e konstatuara si më sipër duke e kualifikuar këtë operator ekonomik si fitues. 3.Autoriteti nënkontraktor të anulojë vendimin e KVO mbi kualifikimin ekonomik Olta Sharra duke e skualifikuar këtë operator ekonomik”.

Firma Argent Daci, sipas dokumenteve zyrtare, ka vetëm 10 shpendë. Pra, një firmë me vetëm 10 pula në inventar dhe jep ofertën më të lartë shpallet fituese e tenderit, për të furnizuar me mish burgjet e vendit për dy vjet e me një shumë parash 2.7 miliardë lekë të vjetra nga taksat tona.

“Sipas dokumenteve zyrtare kjo firmë ka në inventar rreth 10 shpendë pula. Çka do të thotë se nuk plotëson pikën 6 të këtij tenderi”, raportoi gazetari.

Drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra, paralajmëroi padi për këtë rast.

“Pas këtij momenti, me kënaqësinë më të madhe kemi ideuar një denoncim që do ta çojmë në organet kompetente. Nuk mundet që kjo gjë të vazhdojë kështu. Më dhimbsen 320 mijë Euro se janë të të gjithëve ne, dhe me këto 320 mijë Euro mund të ishte bërë një kopsht i mrekullueshëm në Tiranë ose rikonstruktuar një prej tyre”, tha Kodra.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vritet me thikë përpara shtëpisë në Itali, nëna e dy fëmijëve të mitur

Vritet me thikë përpara shtëpisë në Itali, nëna e dy fëmijëve të mitur

Publikuar më 26.05.2022
Brunilda Halla, 37 vjeçe, shqiptare, e martuar me një bashka...

Brunilda Halla, 37 vjeçe, shqiptare, e martuar me një bashkatdhetar dhe nënë e dy fëmijëve, ishte viktimë e goditjes me thikë të ndodhur dje në Vittoria. Gruaja u qëllua me thikë para shtëpisë së saj dhe me forcat e fundit arriti të futet deri brenda shtëpisë. Kur ndihma mbërriti, ajo pothuajse kishte dhënë shpirt. Në […]

Lexo më shumë

Merr flakë në ecje autobusi në autostradën Fier-Vlorë

Merr flakë në ecje autobusi në autostradën Fier-Vlorë

Publikuar më 26.05.2022
Një autobus ka marrë flakë në ecje autostradën Fier-Vlorë. M...

Një autobus ka marrë flakë në ecje autostradën Fier-Vlorë. Mësohet se autobusi merrte punëtorët nga Cakrani dhe ka marrë flakë në Novoselë. Sipas dëshmive të pasagjerëve, u dëgjuan shperthime. Ata janë detyruar të zbresin, fatmirësisht në kohë, pasi nuk ka të lënduar. Autobusi është mjet privat i një fasonerie.

Lexo më shumë

Roma feston gjithë natën për fitoren, Roterdami përfshihet nga dhuna e holandezëve të zhgënjyer

Roma feston gjithë natën për fitoren, Roterdami përfshihet nga dhuna e holandezëve të zhgënjyer

Publikuar më 26.05.2022
Ndeshja e Conference League në Tiranë la pa gjumë Romën dhe ...

Ndeshja e Conference League në Tiranë la pa gjumë Romën dhe Roterdamin. Pas fitores, në Romë, tifozët pritën deri në 5 të mëngjesit që të mbërrinte ekipi dhe të festonin me ta ndërsa tifozët holandezë ishin të revoltuar dhe shkaktuan trazira në Roterdam. Policia ndërhyri menjëherë dhe janë arrestuar 72 persona.  Ndeshja doli me rezultatin […]

Lexo më shumë

Nga ‘I nderuari Edi Rama”, tek ‘Edi’, analiza e REL: Si u ngroh raporti Rama-Vuçiç

Nga ‘I nderuari Edi Rama”, tek ‘Edi’, analiza e REL: Si u ngroh raporti Rama-Vuçiç

Publikuar më 26.05.2022
Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kësht...

Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kështu janë zhvilluar ndër vite marrëdhëniet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Prej përplasjeve që patën gjatë takimit të parë zyrtar në Beograd, në vitin 2014, për shkak të statusit të Kosovës, është arritur deri aty që Vuçiç, […]

Lexo më shumë

Rrëfimi i Françesko Tottit: Nuk është hera e parë në Tiranë, kam qenë kalimthi, jo si turist

Rrëfimi i Françesko Tottit: Nuk është hera e parë në Tiranë, kam qenë kalimthi, jo si turist

Publikuar më 25.05.2022
Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka dhënë sot një inte...

Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka dhënë sot një intervistë ekskluzive me gazetarin e sportit, Endi Tufa. Francesco si ju duket kjo finale këtu në Tiranë? E shoh shumë të bukur këtë finale, gjithmonë është e bukur kjo ndeshej pasi vjen pas shumë ndeshjeve të luajtura në sezon dhe të mbërrish deri këtu do të […]

Lexo më shumë

Kronologjia e zymtë e sulmeve masive në Shtetet e Bashkuara, pas masakrës në Teksas

Kronologjia e zymtë e sulmeve masive në Shtetet e Bashkuara, pas masakrës në Teksas

Publikuar më 25.05.2022
Sulmi i së martës në një shkollë në Teksas që la pas vetes 1...

Sulmi i së martës në një shkollë në Teksas që la pas vetes 19 nxënës të vrarë, është i fundit në një varg sulmesh masive në Shtetet e Bashkuara. Disa nga viktimat e sulmit në Teksas Më poshtë është një përmbledhje e sulmeve masive në vitet e fundit, kryer nga agjencia Reuters. BUFFALO, 14 maj […]

Lexo më shumë

Dreka zyrtare para finales së Conference League, FSHF mbledh drejtuesit e UEFA-s dhe legjendat e futbollit europian

Dreka zyrtare para finales së Conference League, FSHF mbledh drejtuesit e UEFA-s dhe legjendat e futbollit europian

Publikuar më 25.05.2022
Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar sot një drekë m...

Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar sot një drekë me miqtë e ardhur me rastin e finales së Conference League, duke filluar që nga Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, zyrtarë të lartë të qeverisë së futbollit europian, presidentë federatash, drejtues dhe legjenda të klubeve finaliste, Roma dhe Feynoord. Në këtë drekë ishte i pranishëm edhe […]

Lexo më shumë

Biden bën thirrje për kontroll të armëve pas 21 viktimave në Teksas

Biden bën thirrje për kontroll të armëve pas 21 viktimave në Teksas

Publikuar më 25.05.2022
Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy të rritur kanë vdekur nga të sh...

Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy të rritur kanë vdekur nga të shtënat në një shkollë fillore në jug të Teksasit, teksa presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë thirrje për kontroll të armëve. Sulmi u krye në shkollën fillore Robb, në qytetin Uvalde, rreth 135 kilometra në perëndim të San Antonios. Qyteti me 16,000 banorë ndodhet rreth […]

Lexo më shumë