×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Bilanc tragjik në Kosovë, vdesin 6 pacientë me Covid-19

Autoritetet në Kosovë raportuan të shtunën për vdekjen e 6 pacientëve të tjerë me COVID-19 duke e çuar në 64 bilancin e përgjithshëm të pandemisë.

Kjo është dita me numrin më të lartë të viktimave që prej 13 marsit, kur u konstatua i infektuari i parë në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, në Klinikën Infektive vdiq 1 pacient, në atë të pulmologjisë 2 dhe në mjekësinë sportive 3, të gjithë të infektuar me koronavirus.

Pacientët që kanë humbur jetën janë: F.H 72 vjeç nga Vitia; Sh.I. 71 vjeç nga Prishtina; S.T. gjithashtu 71 vjeç por nga Fushë-Kosova; R.K 70 vjeç nga Mitrovica; B.G 60 vjeç nga Vushtrria dhe F.SH. 38-vjeç nga Peja.

Sipas informacioneve nga klinikat, pacientët që kanë ndërruar jetë sot, përveç infeksionit Covid-19, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Në përditësimin e fundit, mbrëmjen e 3 korrikut, Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës, pati raportuar për një bilanc të përgjithshëm prej 3,178 të infektuarish, prej të cilët 1,824 ishin shëruar dhe 1,296 mbeteshin mbartës të virusit.

Në raport me popullsinë (prej rreth 1.8 milionë banorësh), Kosova po vuan një rritje shqetësuese të rasteve dhe fataliteteve me COVID-19. Nga një raport nën 20 viktima për çdo 1 milionë banorë, kjo statistikë ka shkuar tashmë në 35 viktima për çdo 1 milionë banorë.

Krahasuar me Shqipërinë (me popullsi rreth 2.8 milionë banorësh), ky raport është dhe më i rëndë – Shqipëria ka raport 26 vdekje për çdo 1 milionë banorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pamje nga përmbytjet në ishullin grek, shkon në 6 numri i të vdekurve

Pamje nga përmbytjet në ishullin grek, shkon në 6 numri i të vdekurve

Publikuar më 09.08.2020
Përmbytjet përfshinë ishullin Evia në Greqinë mëngjesin e so...

Përmbytjet përfshinë ishullin Evia në Greqinë mëngjesin e sotëm duke shkaktuar viktima dhe të zhdukur. Deri tani, numri i viktimave nga përmbytjet në Greqinë qendrore ka shkuar në gjashtë ku një 38-vjeçare është gjetur e pajetë pas kërkimeve, ndërsa rezulton i zhdukur bashkëshorti i saj. Gjithashtu bashkë me këtë të fundit rezulton i zhdukur edhe […]

Lexo më shumë

Tjetër ditë e zezë/ 12 të vdekur dhe 190 të infektuar nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Tjetër ditë e zezë/ 12 të vdekur dhe 190 të infektuar nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Publikuar më 08.08.2020
12 persona kanë humbur jetën dhe 190 të tjerë janë infektuar...

12 persona kanë humbur jetën dhe 190 të tjerë janë infektuar nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë, bën të ditur IKSHPK, duke e çuar në 315 numrin e viktimave. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 443 mostra të marra nga […]

Lexo më shumë

155 të infektuar dhe 2 humbje jetë nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vendin fqinj

155 të infektuar dhe 2 humbje jetë nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vendin fqinj

Publikuar më 07.08.2020
Të paktën 155 persona kanë rezultuar të infektuar me koronav...

Të paktën 155 persona kanë rezultuar të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa dy pacientë raportohet të kenë humbur jetën në spital nga virusi vdekjeprurës. Mediat vendase raportojnë se në 24 orët e fundit janë kryer 1 845 teste të personat e dyshuar , ka të cilët vetëm […]

Lexo më shumë

Greqi/ 10 ditë karantinë, mbyllet ishulli i famshëm për shkak të COVID-19

Greqi/ 10 ditë karantinë, mbyllet ishulli i famshëm për shkak të COVID-19

Publikuar më 07.08.2020
Shteti grek ka vendosur për të mbyllur për 10 ditë ishullin ...

Shteti grek ka vendosur për të mbyllur për 10 ditë ishullin e Parosit. Ky vendim është marrë pasi janë zbuluar 13 raste me COVID-19 brenda 24 orëve. Sakaq, banorët aty në ishull duhet të ndjekin masa të rrepta gjatë ditëve në vijim me qëllim ndalimin e përhapjes së koronavirusit më tej. Në lidhje me oraret, […]

Lexo më shumë

Vendim i ri për hyrjet e qytetarëve nga vendet e tjera në Malin e Zi, Shqipëria në listën e verdhë

Vendim i ri për hyrjet e qytetarëve nga vendet e tjera në Malin e Zi, Shqipëria në listën e verdhë

Publikuar më 07.08.2020
Në shtetin e Malit të Zi, qeveria ka dalë me një vendim se S...

Në shtetin e Malit të Zi, qeveria ka dalë me një vendim se Shqipëria, Kosova, Bosnje dhe Hercegovina, Izraeli, Libani dhe Singapori, janë në listën “e verdhë” të rrezikshmërisë nga pandemia e koronavirusit. Për këtë arsye, qytetarëve të këtyre vendeve, për të hyrë në Mal të Zi, do u kërkohet testi për COVID-19 sipas metodës […]

Lexo më shumë

Tjetër deputet shqiptar infektohet me koronavirus, shtrohet edhe në spital

Tjetër deputet shqiptar infektohet me koronavirus, shtrohet edhe në spital

Publikuar më 06.08.2020
Një tjetër deputet shqiptar është infektuar me koronavirus n...

Një tjetër deputet shqiptar është infektuar me koronavirus në Kosovë. Bëhet fjala për deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adrian Shala, i cili është edhe kryetar i degës së LDK-së në Suharekë. Ndërsa mësohet se sot ai është shtruar në Spitalin e Prizrenit pas konfirmimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës se është […]

Lexo më shumë

6 të vdekur dhe 113 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit në vendin fqinj

6 të vdekur dhe 113 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit në vendin fqinj

Publikuar më 06.08.2020
6 persona kanë ndërruar jetë dhe 113 raste të reja me korona...

6 persona kanë ndërruar jetë dhe 113 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Mediat maqedonase kanë raportuar 259 pacientë të shëruar. 113 rastet e reja kanë rezultuar nga gjithsej 1 543 testime të realizuara, është bilanci për Covdi-19 brenda 24 orëve të fundit, njofton Ministria […]

Lexo më shumë

16 persona humbën jetën dhe 196 të tjerë u infektuan nga koronavirusi në 24 orët e fundit

16 persona humbën jetën dhe 196 të tjerë u infektuan nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Publikuar më 06.08.2020
16 persona kanë humbur jetën dhe 196 të tjerë janë infektuar...

16 persona kanë humbur jetën dhe 196 të tjerë janë infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë. Mediat kosovare raportojnë numri total i të vdekurve si pasojë e pandemisë ka arritur në 300, ndërsa numri total i të infektuarve në 9 688. Në 24 orët e fundit janë shëruar 134 persona. Kjo […]

Lexo më shumë