×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Biden bën thirrje për kontroll të armëve pas 21 viktimave në Teksas

Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy të rritur kanë vdekur nga të shtënat në një shkollë fillore në jug të Teksasit, teksa presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë thirrje për kontroll të armëve. Sulmi u krye në shkollën fillore Robb, në qytetin Uvalde, rreth 135 kilometra në perëndim të San Antonios. Qyteti me 16,000 banorë ndodhet rreth 120 kilometra larg kufirit me Meksikën. Autoritetet thanë se i armatosuri 18-vjeçar qëlloi fillimisht gjyshen e tij, më pas përplasi një makinë dhe hyri në shkollë, duke qëlluar përpara se të vritej nga forcat e rendit. Në minutat dhe orët kaotike pas sulmit, përmasat e maskues ishin të paqarta. Një pjesë e viktimave u dërguan në spitalet lokale dhe ishte i vështirë konfirmimi i numrit të të vrarëve dhe të plagosurve. Motivet e sulmit janë ende të panjohura, ndërsa Guvernatori i Teksasit Greg Abbott, e identifikoi sulmuesin si Salvador Ramos.

Presidenti amerikan, Joe Biden, duke iu drejtuar kombit të martën vonë, u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave, duke shtruar pyetjen përse sulmet masive janë kaq të zakonshme në vend dhe duke u bërë thirrje ligjvënësve që të mbështesin ligjet për kontrollin e armëve. “Jam lodhur nga kjo gjë. Duhet të veprojmë “, tha president Biden, i cili mësoi për ngjarjen ndërsa po kthehej nga një udhëtim në Azi.

“Ajo që më godet është se këto lloj sulmesh masive ndodhin rrallë kudo tjetër në botë”, tha presidenti Biden. “Pse? Ata kanë probleme të shëndetit mendor. Ata kanë mosmarrëveshje të brendshme. Ata kanë njerëz të humbur. Por këto lloj të sulmeve masive nuk ndodhin kurrë kaq shpesh sa ndodhin në Amerikë. Pse? Pse vazhdojmë ta lejojmë këtë të ndodhë”?

Sulmi i së martës ishte më vdekjeprurësi në Teksas që nga sulmi i vitit 2012 në shkollën fillore Sandy Hook Elementary në Newtown, Connecticut, që la pas vetes 26 të vrarë, 20 prej tyre nxënës shkolle. Senatori amerikan, Chris Murphy, u bëri thirrje kolegëve të tij që më në fund të miratojnë legjislacionin që trajton problemin e vazhdueshëm të dhunës me armë në vend.

“Jam jam këtu në për të lutur, që fjalë për fjalë të bie në gjunjë dhe t’i lus kolegët e mi. Gjeni një rrugëdalje. Punoni me ne për të gjetur një mënyrë për të miratuar ligjet që e bëjnë këtë më pak të mundshme”, tha ai pas sulmit të së martës.

Sulmuesi 18-vjeçar hapi zjarr në Shkollën Fillore Robb, në qytetin Uvalde, përpara se të vritej nga forcat e sigurisë, thanë zyrtarët. Hetuesit thanë se sulmuesi kishte qenë i armatosur me një pistoletë, me një pushkë gjysmë-automatike të llojit AR-15 dhe kishte pasur karikatorë me kapacitet të lartë. Adoleshenti dyshohet se fillimisht ka qëlluar gjyshen e tij dhe më pas ka vazhduar sulmin. Mediat lokale raportuan se ai mund të ketë qenë nxënës i një shkolle të mesme në atë zonë. Shefi i policisë për qarkun e pavarur të shkollës Uvalde, Pete Arredondo, tha se të shtënat kishin filluar në orën 11:32 sipas kohës lokale gjatë së martës, dhe hetuesit besojnë se sulmuesi ka “vepruar i vetëm gjatë këtij akti të tmerrshëm”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

VIDEO/ Tragjedia në Berat, momenti kur makina me nënën dhe djalin 6 vjeç bie në lumë

VIDEO/ Tragjedia në Berat, momenti kur makina me nënën dhe djalin 6 vjeç bie në lumë

Publikuar më 27.06.2022
Ky është momenti kur nëna dhe djali 6 vjeç bien në lumë me m...

Ky është momenti kur nëna dhe djali 6 vjeç bien në lumë me makinë. Klaudia Xhaferaj është nëna që humbi jetën bashkë me të birin mesditën e sotme në Berat. Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Osum.

Lexo më shumë

Nënë e bir vdiqën pasi makina ra në lum nga ura, dëshmitarët: Djali ishte me vigon në krah

Nënë e bir vdiqën pasi makina ra në lum nga ura, dëshmitarët: Djali ishte me vigon në krah

Publikuar më 27.06.2022
Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme në Berat, pasi makina ...

Nënë e bir humbën jetën ditën e sotme në Berat, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe ra në lum. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”. Sipas policisë, K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë. […]

Lexo më shumë

VIDEO-SKANDALI, bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura

VIDEO-SKANDALI, bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura

Publikuar më 27.06.2022
Bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambro...

Bashkia e Pogradecit vazhdon të keqtrajtojë kafshët e pambrojtura, duke i lënë ato të ngrodhin. Pamjet e siguruara nga “Shekulli” tregojnë të ashtuquajturin vendstrehim të qenve të rrugës në periferi të qytetit. Dhjetra prej tyre, të lidhur me zinxhirë, mbahen në diell pa ushqim, derisa të japin shpirt. E njëjta pamje ishte mëse një vit […]

Lexo më shumë

Aksident tragjik në Berat, makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin

Aksident tragjik në Berat, makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin

Publikuar më 27.06.2022
Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Berat, ku nj...

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Berat, ku një makinë ka përfunduar në lumë.  Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Goricës, ndërsa brenda automjetit në momentin e aksidentit ndodhej një grua së bashku me fëmijën e saj të mitur 6 vjeç, të cilët fatkeqësisht kanë humbur jetën. Njoftimi […]

Lexo më shumë

Dy shqiptarët tregojnë motivin absurd të rrahjes për vdekje të 42-vjeçarit grek: Na pa egër!

Dy shqiptarët tregojnë motivin absurd të rrahjes për vdekje të 42-vjeçarit grek: Na pa egër!

Publikuar më 27.06.2022
Policia në Greqi ka arrestuar dy persona, për ngjarjen e buj...

Policia në Greqi ka arrestuar dy persona, për ngjarjen e bujshme, ku pesë të dyshuar kanë masakruar një 42-vjeçar grek në një lokal në Athinë. Arrestimet janë kryer sot në mëngjes, ku në pranga ka rënë një grek dhe një i huaj 24-vjeçar. 42-vjeçari u dhunua për vdekje të dielën nga pesë persona, që sipas raportimeve ishin […]

Lexo më shumë

Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë në Kosovë

Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë në Kosovë

Publikuar më 27.06.2022
Gazetari serb, Rade Radovanoviç ka folur për RTV Dukagjini d...

Gazetari serb, Rade Radovanoviç ka folur për RTV Dukagjini dhe për qëndrimin e tij prokosovar. Ai ka thënë se në librin e tij, kishte shkruar për masakrat që kishin ndodhur në Kosovë nga shteti serb dhe se nuk pret rregullim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, përderisa në krye të shtetit të Serbisë është Presidenti Aleksandar Vuçiqi. “Nga Dritarja […]

Lexo më shumë

Kryeministria dhuron gjak, Rama pyet mjeken: Sa herë ma ke pirë?

Kryeministria dhuron gjak, Rama pyet mjeken: Sa herë ma ke pirë?

Publikuar më 27.06.2022
Tradita e dhurimit vullnetar të gjakut, në Kryeministri, vij...

Tradita e dhurimit vullnetar të gjakut, në Kryeministri, vijoi edhe këtë vit si një akt solidariteti njerëzor, duke ju bashkuar sloganit të Ditës Botërore të Dhurimit të gjakut 2022  “Bashkoni përpjekjet dhe shpëtoni jetë”! Kryeministri Rama një dhurues i rregullt i gjakut prej thuajse dy dekadash ishte i pari që dhuroi sot gjak në ndihmë […]

Lexo më shumë

Zjarri në Sazan, ministri Peleshi ia lë përgjegjësinë bashkisë së Vlorës: Zjarrfikëset nuk i kemi ne

Zjarri në Sazan, ministri Peleshi ia lë përgjegjësinë bashkisë së Vlorës: Zjarrfikëset nuk i kemi ne

Publikuar më 27.06.2022
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e cilësoi një zjarr pothua...

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e cilësoi një zjarr pothuajse serioz flakët që pushtuan për katër ditë me radhë ishullin e Sazanit. Gjatë debatit në Komision me deputetin e PD Ferdinant Xhaferaj, Peleshi u shpreh se çështja e zjarrit në Sazan është bërë sikur të ishte bërë nami. “Ne kemi pasur një zjarr pothuajse serioz në […]

Lexo më shumë