×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Beteja do të bëhet në të gjitha frontet”, Basha: 25 prilli është një masakër elektorale, viktimë e së cilës nuk është PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha këtë të martë në një prononcim për gazetarët se zgjedhjet e 25 prillit ishin një masakër elektorale dhe se viktimë e saj nuk është PD-ja, por qytetarët të cilët sipas tij kanë votuar për bashkimin.

Basha tha se detyra e Partisë Demokratike do të jetë luftimi për rikthimin e demokracisë në vend. Kur u pyet nëse partia që ai drejton do të hyjë dhe do ta vazhdojë këtë betejë në parlament, Basha tha se “beteja do të bëhet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë”.

25 prilli është një masakër elektorale, viktimë e së cilës nuk është PD dhe deputetët tanë. Rezultati ynë flet qartë që besimi dhe shpresa që zgjuam dhe bashkuam pavarësisht prej rolit të paprecedentë të krimit të organizuar, parave të pista të krimit dhe siç tha raporti paraprak i ODIHR shkrirjes së vijave ndarëse mes partisë dhe shtetit nuk ia doli dot të zvogëlonte apo të ulte përmasat e një bashkimi të shqiptarëve. Detyrimi është para shqiptarëve dhe jo vetëm para kandidatëve për deputetë. Një gjë është e sigurt. Ndërsa ne vazhdojmë mbledhjen dhe faktimin e manipulimit të masakrës zgjedhore gjithë kamerat dhe mikrofonët e medias së lirë duhet të shtrojnë pyetjet legjitime tek autori i kësaj masakre. Tek treshja Rama-Doshi-Rakipi. Si i morën votat 3 deputetët e listës së zezë të DASH? Si i mori votat Vangjush Dako bashkë me përfaqësuesit e krimit. Si i morën votat djali i Aqif Rakipit dhe dhëndri, një nga familjet kriminale të Peqinit. Detyra jonë është të qëndrojmë fort dhe të luftojmë për rikthimin e demokracisë në vend, i cili është një nga kushtet që bëri anëtarësimin në NATO dhe për të avancuar në BE”-tha ndër të tjera Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Paralajmëron Rama: Parazitë e injorantë t’i pastrojmë nga administrata

Paralajmëron Rama: Parazitë e injorantë t’i pastrojmë nga administrata

Publikuar më 12.06.2021
Kryeministri Edi Rama të shtunën deklaroi se në mandatin e t...

Kryeministri Edi Rama të shtunën deklaroi se në mandatin e tretë qeverisës të Partisë Socialiste do të shënohet një hapje e re për qytetarët, ndërsa ka paralajmëruar socialistët se në sektorin publik ka injorant që për interesa personale po i pijnë gjakun PS-së. Në fjalën e tij në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS-së, kryeministri Rama […]

Lexo më shumë

Lajmi i fundit/ Gramoz Ruçi tërhiqet nga politika!

Lajmi i fundit/ Gramoz Ruçi tërhiqet nga politika!

Publikuar më 12.06.2021
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka rrëfyer në Kongresin e Partis...

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka rrëfyer në Kongresin e Partisë Socialiste se do të tërhiqet nga politika. Ai ka thënë se nuk do të jetë më në parlament dhe në politikë duke nisur që nga 9 shtatori. “Do deklaroj fundin e kësaj maratone politike. Nuk ka më mirë se sot që ne kemi fituar […]

Lexo më shumë

Pak orë para zgjedhjeve në PD, Harxhi ankohet për listën: Ende s’e di kush ka të drejtë vote

Pak orë para zgjedhjeve në PD, Harxhi ankohet për listën: Ende s’e di kush ka të drejtë vote

Publikuar më 12.06.2021
Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edit Harxhi ...

Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edit Harxhi akuzon selinë blu se nuk i kanë vendosur në dispozicion listën e anëtarëve të partisë që kanë të drejtë që të shprehin nesër vullnetin e tyre për liderin e partisë për 4 vitet e ardhshme. “Lidhur me organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjes për kryetar të Partisë Demokratike […]

Lexo më shumë

Pas momentit të sikletshëm Jemin Gjana bën ‘fajtor’ gazetarët: Dëshiroj që të mos ktheheni në paparacë çëmçakëzash (Video)

Pas momentit të sikletshëm Jemin Gjana bën ‘fajtor’ gazetarët: Dëshiroj që të mos ktheheni në paparacë çëmçakëzash (Video)

Publikuar më 12.06.2021
Kreu i Komisionit për Zgjedhjet në Partinë Demokratike, Jemi...

Kreu i Komisionit për Zgjedhjet në Partinë Demokratike, Jemin Gjana, mbajti ditën e sotme nga selia blu një konferencë për mediat, ku foli mbi ecurinë e procesit zgjedhor për zgjedhjen e kreut të ri në PD. Jemin Gjana ka dalë në një deklaratë për mediat duke thënë: “Sapo përfunduam një nga mbledhjet e komisionit. Miratuam […]

Lexo më shumë

“Prioritet do kemi Kosovën”/ Ministrja e Jashtme flet pas zgjedhjes së Shqipërisë si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurisë në OKB

“Prioritet do kemi Kosovën”/ Ministrja e Jashtme flet pas zgjedhjes së Shqipërisë si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurisë në OKB

Publikuar më 11.06.2021
Shqipëria si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurisë...

Shqipëria si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurisë në OKB do të ketë si prioritet Kosovën. Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha se Shqipëria do të bëjë çmos që çështja e Kosovës të rivihet në vëmendje të KS të OKB. Sipas saj, kjo çështje avancon paqen e dhe sigurinë. “Çështja e Kosovës dhe […]

Lexo më shumë

Shqipëria zgjidhet anëtare e Këshillit të Sigurimit

Shqipëria zgjidhet anëtare e Këshillit të Sigurimit

Publikuar më 11.06.2021
Shqipëria u zgjodh të premten anëtare jo e përhershme e Kësh...

Shqipëria u zgjodh të premten anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kjo shënon herën e parë të përzgjedhjes në këtë funksion, pas 65 vitesh nga anëtarësimi i saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Këshilli i Sigurimit, një organ i OKB-së me kompetenca të fuqishme, përbëhet nga 15 anëtarë, […]

Lexo më shumë

Shqipëria vend anëtar i Këshillit të Sigurimit për dy vitet e ardhshme, fillon procesi i votimit

Shqipëria vend anëtar i Këshillit të Sigurimit për dy vitet e ardhshme, fillon procesi i votimit

Publikuar më 11.06.2021
Asambleja e Kombeve të Bashkuara në New-York ka filluar proç...

Asambleja e Kombeve të Bashkuara në New-York ka filluar proçedurën e votimit për pranimin e Shqipërisë si vend anëtar jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Votimi sapo ka filluar dhe në të do të votojnë të gjitha shtetet që janë anëtare të Kombeve të Bashkuara. Lidhur me eventin që po […]

Lexo më shumë

Ilir Meta flet për herë të parë pas shkarkimit

Ilir Meta flet për herë të parë pas shkarkimit

Publikuar më 11.06.2021
Ilir Meta ka folur për herë të parë pas vendimit të Kuvendit...

Ilir Meta ka folur për herë të parë pas vendimit të Kuvendit për shkarkuar nga posti i kreut të shtetit. Një një konferencë për mediat,  Meta deklaroi se ky parlament është shkarkuar më 25 prill dhe çdo hap i tij është përpjekje për të larguar vëmendjen nga krimet zgjedhore. Meta iu përgjigj një prej pikave […]

Lexo më shumë