
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, mbërriti në Kuvend ditën e enjte, për të shprehur fillimisht solidaritetin me protestuesit e ‘5 Majit’.
“Pavarësisht se kanë 15-20 vite në shtëpitë e tyre, iu prishen banesat në kundërshtim me çdo normë, ligj dhe Kushtetutë. U prishen banesat nga qeveritarë, të cilët dëshmojnë se hajnitë, vjedhjet e tyre, i kanë zhveshur nga çdo ndjenjë njerëzore, nga çdo normë njerëzore.
Duke thënë këto fjalë, unë personalisht mbështes zhvillimin e qytetit, mbështes projektet të cilat e bjnë këtë qytet më të bukur, më të jetueshëm. Por nuk mbështes kurrë barbarinë ndaj qytetarëve të tij. Në qoftë se ti vendos për shkak të planeve për të prishur shtëpitë e të tjerëve, dhe mund të bësh këtë, nuk përjashtohet, ka një detyrim moral, fillimisht ulesh me ta, duhet t’ua shpjegosh projektin, të përcaktosh kushtet dhe të dëgjosh kushtet që parashtrojnë ata. Qoftë zhvilluesi shtetëror apo privat, je i detyruar të veprosh këtu.
Përveç kësaj, gjithçka që veprohet, veprohet duke i dhënë ligjit fuqi prapavepruese. Deri në vitin 2012, ligji parashikonte legalizim, pastaj urbanizim. Të gjitha këto shtëpi janë trajtuar para ligjit 2014, dhe trajtohen me këtë ligj. Por kjo nuk ndodh sepse jo kohezioni social, jo njerëzia, jo liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, por urrejtja ndaj tyre që ke vjedhur dhe mbi vjedhjet ke ndërtuar parajsën dhe lumturinë, janë karakteristika të pushtetit kleptokratik,” tha Berisha.
Ai akuzoi se pas projektit fshihen njerëzit e afërt të Lulzim Bashës.
“Të gjitha këto janë efekte prapavepruese të ligjeve kushtetuese dhe qëndrim mizor ndaj njerëzve në skena të papërsëritura. Bëhet edhe më tragjike kjo kur në shembjet e atyre shtëpive, ortak në pallate janë vetë përfaqësuesit e Lul Bravës. Vetëm një shtet bandash mund të veprojë në këtë mënyrë. Ata, të cilët iu shemben shtëpitë për të ndërtuar kulla 30-katëshe, aty kreu i Meduzës i këtij shteti ka parashikuar të ndërtojë kulla 30-katëshe pavarësisht nga plani për kulla 7-katëshe”.
Deputetët e Komisionit të Rithemelimit kanë shkuar në protestën e 5 Majit. Në protestë janë Flamur Noka, Albana vokshi, Klevis Balliu dhe Belind Këlliçi. Në fjalën e tij, Noka tha se projekti i Unazës se Re dhe te ‘5 Maji’ tregon bashkëpunimin e Edi Ramës, Erion Veliajt me Lulzim Bashën.
“Dhimbja e tyre është shumë e madhe, sot, këta qytetarë janë dhunuar, janë shkelur me këmbë, janë poshtuar, janë nxjerrë në rrugë, janë trajtuar jo si njeri, por më keq se kafshë, nga qeveria e pashpirtw e Ramës dhe vemjes së tij, Erion Veliaj, Pas kaq kohësh duke nxjerrë banorë dhunshëm nga shtëpia e tyre, ato kërkojnë që të trajtohen vetëm sipas ligjeve në fuqi. Të paktën gjysmën e trajtimit që iu bëri Rama afganëve të Soros. Kaq kërkojnë qytetarët nga Rama, ajo që është më e rëndë në këtë panoramë që ne po shohim dhe që banorët e 5 Majit dhe të Laprakës po ju bëjnë me dije është fakti se në të gjitha këto projekte tashmë po del hapur se ka një bashkëpunim mes Ramës dhe Erion Veliaj dhe Lul Bravës. Kishte dilema kur u mbyll Unaza, koha vërtetoi që u lëvizën para pafund që të hiqej nga deputeti. Ka pasur akuza që prapa kësaj tradhtie ishte Basha, dhe tashmë me masakrën te 5 Maji dhe në Laprakë është evidente, Rama Veliaj, prishin dhe shkatërrojnë, i nxjerrin në rrugë sepse pazari është që pas kësaj historie është Basha me Kapllanajt apo Alibeajt e tij, bashkëqeverisja nuk ka brirë, por të bëhen bashkë për t’u pirë gjakun. Kauza e tyre nuk do harrohet është PD, deputetët e saj dhe Komisionet e Rithemelimit, Vokshi ka paraqitur kërkesë për interpelancë, ne do ju mbrojmë ju, ne do jemi me çdo shqiptarë, nuk do pranojnë banorët Basha Rama”, tha Noka.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply