×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Berisha akuzon Bashën për përfitime nga lojërat e fatit: Rama i mbylli bastet se ia dha Lul Bravës, nën emrin e gruas

Nga Lezha, Sali Berisha akuzoi Lulzim  Bashën se kishte përfituar nga lojërat e fatit. Ish-Kryeministri tha se Qeveria i mbylli në fillim të vitit 2019 pasi ia kaloi online ato një kompanie në Qipro, pronare e së cilës është me 80% të aksioneve bashkëshortja e kreut të opozitës, Aurela Basha. “Kur ndodhi vrasja në bllok, Edi Rama ndalon bastet. Po te kujt ishin bastet? Bastet ishin të Lul Bravës. Ky i dërgon Dushanin në Prishtinë dhe Rama thotë se në Qipro 80% pronar i kompanisë ishte lul brava nën emrin e të shoqes”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ishte paraditen e sotme në Lezhë, ku kremtoi bashkë me mbështetësit e tij nga ky qark, 31-vjetorin e themelimit të PD-së së Lezhës. Në fjalën e tij Berisha u përqendrua në barazinë që kërkon t’i japë demokratëve mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.  Ai tha se Edi Rama dhe pengu i tij duan të mbajnë peng pluralizmin në vend. “Ne kemi një armik shumë më të rrezikshëm se ai që kishim para vitit 1990. Ai që kishim, ishte një diktator, i cili kishte urdhëruar vrasje politike, por prapë e kuptoi se uragani i lirisë nuk mund të ndalet. Sot jemi përballë një armiku të egër të pluralizmit. Sot jemi i vetmi vend, ku kreu i qeverisë, kreu i Meduzës, mendon se do mbajë peng pluralizmin në Shqipëri. Mendon dhe beson duke marrë peng Lulzim Bravën, do të mund të vazhdojë të shkelmojë mbi të drejtat e shqiptarëve, mbi interesat e shqiptarëve,” tha Berisha.

Duke e konsideruar 8 janar si faqja më e zezë në 30 vite e një qeverie shqiptare, Sali Berisha ripërsëriti deklaratën se urdhri për të ndërhyrë policia erdhi sipas tij nga Beogradi. “Edi Rama rrethoi Lulzim Bravën, pengun e tij, jo vetëm me 8 oficerë garde, me në krye komandantin e rojes së personaliteteve, por Edi Rama i pajisi ata me të gjitha mjetet e dhunës të një policie agresive. Çfarë ndodhi? E shndërroi selinë e PD në një strofull krimi dhe kriminelësh, të cilët vendin e kishin në qeli dhe vetëm në qeli. Çfarë ndodhi? Më 8 janar, në një skenar të parapërgatitur, ai vërsuli me kërkesa direkte nga Beogradi, të faktuara, hordhitë e narkobanditëve me uniformë, kundër demorkatëve paqësorë. E them këtë të Beogradit, sepse Baston Stanishiçi është Mugosha i ri në PS dhe në Shqipëri. Mugosha i ri, e ka marrë 6 herë në telefon Edi Ramën, pas urdhrave që i vinin nga Beogradi. Mbro Lul Bravën. Ai nuk e mohoi këtë kur ia përplasën përfaqësuesit tanë,” tha Berisha. Ai premtoi beteja shumë herë më të fuqishme se ajo e 8 janarit. “Revolucioni ynë nuk ka të ndalur”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Makina përplaset me murin e shtëpisë, plagoset shoferi dhe pasagjeri në Vlorë

Makina përplaset me murin e shtëpisë, plagoset shoferi dhe pasagjeri në Vlorë

Publikuar më 28.01.2022
Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Risil...

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Risili të Vlorës. Bëhet me dije nëpërmjet njoftimit zyrtar se një mjet tip ‘Toyota’ ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese. Nga ana tjetër njoftohet se ka mbetur i lënduar drejtuesi dhe pasagjeri, të cilët ndodhet në spital jashtë rrezikut për […]

Lexo më shumë

Tjetër fitore e Putin/ Shefat e industrisë gjermane do të takohen me liderin rus para muajit mars

Tjetër fitore e Putin/ Shefat e industrisë gjermane do të takohen me liderin rus para muajit mars

Publikuar më 28.01.2022
Shefat e industrisë gjermane po planifikojnë të takojnë pres...

Shefat e industrisë gjermane po planifikojnë të takojnë presidentin rus Vladimir Putin këtë vit, pavarësisht nga vendosjet ushtarake e Moskës në kufirin ukrainas. “Ne organizojmë tradicionalisht një takim vjetor biznesi me Presidentin Putin dhe ministra të rëndësishëm për ekonominë për të adresuar çështjet aktuale në marrëdhëniet ekonomike”, tha Komiteti Gjerman për Marrëdhëniet Ekonomike të Evropës […]

Lexo më shumë

Përfundon mbledhja e kryesisë së PS-së, bëhen publikë 6 kandidatët për zgjedhjet e pjesshme, ‘mungon’ Lushnja

Përfundon mbledhja e kryesisë së PS-së, bëhen publikë 6 kandidatët për zgjedhjet e pjesshme, ‘mungon’ Lushnja

Publikuar më 28.01.2022
Janë bërë të ditur mbrëmjen e sotme 5 nga 6 emrat e kandidat...

Janë bërë të ditur mbrëmjen e sotme 5 nga 6 emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në logon e Partisë Socialiste. Menjëherë pas mbledhjes së kryesisë në Selinë Rozë, drejtuesit politikë të qarqeve ku do zhvillohen zgjedhjet në 6 bashki, kanë dalë dhe kanë bërë publikë […]

Lexo më shumë

Shkatërrohen 2 grupe kriminale shqiptare në Itali, sekuestrohen 2 milionë euro pasuri

Shkatërrohen 2 grupe kriminale shqiptare në Itali, sekuestrohen 2 milionë euro pasuri

Publikuar më 28.01.2022
Shkatërrohen dy grupe kriminale shqiptare në Itali! Mediat i...

Shkatërrohen dy grupe kriminale shqiptare në Itali! Mediat italiane bëjnë me dije se gjatë operacionit janë sekuestruar pasuri me vlerë deri në 2 mln euro që përfshijnë makina, pasuri të paluajtshme dhe para të thata. Pasuritë i përkasin dy grupeve kriminale me origjinë shqiptare që trafikon drogë në territorin e Venetos. Hetimi përfshiu 33 persona […]

Lexo më shumë

‘Çmontohet’ organizata kriminale në Spanjë, drejtohej nga shqiptari: Dëm prej 253 mijë eurosh

‘Çmontohet’ organizata kriminale në Spanjë, drejtohej nga shqiptari: Dëm prej 253 mijë eurosh

Publikuar më 28.01.2022
Garda Civile e Tarragonës, në bashkëpunim me policinë france...

Garda Civile e Tarragonës, në bashkëpunim me policinë franceze dhe policinë lokale, ka çmontuar një organizatë kriminale me bazë në provincën e Tarragona, me degë në Tarragona, Cambrils, Calafell, El Vendrell, Flix dhe La Bisbal del Penedés. Organizata u zbulua nga agjentët e hetimit në mesin e vitit të kaluar 2021, por për shkak të […]

Lexo më shumë

Tërhiqet nga gara për zgjedhjet lokale kandidati i Komisionit të Rithemelimit për bashkinë Shkodër (Mesazhi)

Tërhiqet nga gara për zgjedhjet lokale kandidati i Komisionit të Rithemelimit për bashkinë Shkodër (Mesazhi)

Publikuar më 28.01.2022
Sot me anë të një deklarate është tërhequr nga gara për zgje...

Sot me anë të një deklarate është tërhequr nga gara për zgjedhjet lokale kandidati pë Bashkinë e Shkodrës, Ardit Qylybyli. Reagimi nga Ardit Qylybyli: “Te nderuar demokrate, qytetare te Shkodres! Une jam propozuar nga strukturat si kandidat per kryetar te Bashkise se Shkodres ne zgjedhjet e pjesshme vendore te 6 marsit. Jam shume i nderuar […]

Lexo më shumë

Lezhë/ Motori përplaset me makinën, drejtuesi i motomjetit përfundon në spital

Lezhë/ Motori përplaset me makinën, drejtuesi i motomjetit përfundon në spital

Publikuar më 28.01.2022
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pa...

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë. Mësohet se një motor është përplasur me një fuoristradë dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shtraus” në Lezhë. Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i motorit, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, […]

Lexo më shumë

1615 raste të reja Covid-19 dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit në Shqipëri

1615 raste të reja Covid-19 dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit në Shqipëri

Publikuar më 28.01.2022
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5621 testime, 1615 qyteta...

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5621 testime, 1615 qytetarë të infektuar, 5 humbje jete dhe 2564 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose […]

Lexo më shumë