Bëri mbi 50 ndërhyrje që të dukej si Angelina Jolie, në pranga vajza (Foto)

Një vajzë ka bërë plot 50 ndërhyrje plastike për t’i ngjarë aktores së famshme Angelina Jolie. E reja nga Irani u bë e famshme në internet për llogarinë e saj në “Instagram”, ku postonte foto dhe thoshte se kishte bërë operacione plastike për t’u dukur si aktorja.

Sahar Tabar ka bërë 50 operime plastike për t’u dukur si Angelina Jolie, por siç shihet edhe në fotot e bëra publike, vajza ka marrë pamjen e një kufome.

Mediat shkruajnë se iraniania u arrestua nga policia dhe se mbi të rëndojnë një sërë akuzash si: blasfemi; thirrje për dhunë; përvetësim prone në mënyrë të paligjshme; fyerje e kodit të veshjes së kombit; dhe nxitje e të rinjve për të kryer korrupsion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet